U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
41:3.
Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur'an arabisht për një popull që di ta kuptojë.
41:3.
Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë shtjelluar qartë, një Kuran në gjuhën arabe, për njerëzit me dije.
41:3.
Një Libër, ajetet e të cilit janë të detajuara – një Kuran në gjuhën arabe për një popull që ka dije,
41:3.
KITABUN FUSSILET 'AJATUHU KUR'ANEN 'AREBIJAN LIKAWMIN JA'LEMUNE
C
41:4.
Është përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë.
41:4.
Ai sjell lajme të mira dhe paralajmërime, por shumica e njerëzve ia kthejnë shpinën dhe largohen pa e dëgjuar.
41:4.
Lajmëtar të gëzimeve dhe paralajmërues. Por shumica e tyre shmangen, kështu që ata nuk dëgjojnë.
41:4.
BESHIREN WE NEDHIRAN FE'A'REDE 'EKTHERUHUM FEHUM LA JESMA'UNE
C
41:5.
Ata thanë: "Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që ndërmjet nesh dhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!"
41:5.
Ata thonë: “Ajo për të cilën ti na thërret, nuk i arrin zemrat tona, sepse ato janë të mbrojtura mirë. Veshët tanë janë të shurdhër e midis nesh e teje ka perde. Prandaj ti vepro si të duash, se edhe ne kështu do të veprojmë”.
41:5.
Dhe ata thonë: "Zemrat tona janë të mbuluara ndaj asaj për të cilën na thërret ti, dhe në veshët tanë ka një rëndesë, dhe mes nesh dhe teje ka një perde. Prandaj, vepro ti; me të vërtetë, ne jemi duke vepruar."
41:5.
WE KALU KULUBUNA FI 'EKINNETIN MIMMA TED'UNA 'ILEJHI WE FI 'ADHANINA WEKRUN WE MIN BEJNINA WE BEJNIKE HIXHABUN FA'MEL 'INNENA 'AMILUNE
C
41:6.
Thuaj: "Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti Një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh,
41:6.
Thuaj (o Muhamed!): “Në të vërtetë, unë jam vetëm një njeri si ju. Mua më është shpallur që Zoti juaj është një Zot i Vetëm, andaj ecni në rrugën e drejtë që të çon tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij! Mjerë ata të cilët i shoqërojnë Atij zota të tjerë,
41:6.
Thuaj: "Me të vërtetë, unë jam vetëm një njeri si ju. Mua më shpallet se Zoti juaj është Një. Prandaj, drejtohuni drejt Tij dhe kërkoni falje prej Tij. Dhe mjerë për ata që i bëjnë shokë Atij,
41:6.
KUL 'INNEMA 'ENA BESHERUN MITHLUKUM JUHA 'ILEJJE 'ENNEMA 'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN FASTEKIMU 'ILEJHI WE ESTEGFIRUHU WE WEJLUN LILMUSHRIKINE
C
41:7.
të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.
41:7.
e të cilët nuk japin zeqatin dhe nuk besojnë në jetën tjetër!
41:7.
Ata që nuk japin zekatin dhe ata që mohojnë botën tjetër.
41:7.
EL-LEDHINE LA JU'UTUNE EZ-ZEKETE WE HUM BIL-'AHIRETI HUM KAFIRUNE
C
41:8.
Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm.
41:8.
Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që do të kenë shpërblim të pandërprerë.”
41:8.
Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – për ta do të jetë një shpërblim i pandërprerë."
41:8.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM 'EXHRUN GAJRU MEMNUNIN
C
41:9.
Thuaj: "A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!
41:9.
Thuaj: “Vallë, a me të vërtetë ju e mohoni Atë, i cili e ka krijuar Tokën në dy ditë dhe sajoni zota të barabartë me Atë?!” Ai është Zoti i botëve!
41:9.
Thuaj: "A me të vërtetë ju e mohoni Atë që krijoi tokën në dy ditë dhe i bëni Atij shokë? Ky është Zoti i botëve."
41:9.
KUL 'E'INNEKUM LETEKFURUNE BIEL-LEDHI HALEKAL-'ERDE FI JEWMEJNI WE TEXH'ALUNE LEHU 'ENDADEN DHALIKE REBBUL-'ALEMINE
C
41:10.
Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)"
41:10.
Ai krijoi në Tokë male të palëvizshme që ngrihen lart, e bekoi atë dhe përcaktoi në të furnizimin (për banorët) e saj me masë për katër ditë; ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin.
41:10.
Dhe Ai vendosi mbi të male, dhe Ai e bekoi atë, dhe vendosi në të furnizimet e saj në katër ditë – në barazi për ata që pyesin.
41:10.
WE XHE'ALE FIHA REWASIJE MIN FEWKIHA WE BAREKE FIHA WE KADDERE FIHA 'EKWATEHA FI 'ERBE'ATI 'EJJAMIN SEWA'EN LILSSA'ILINE
C
41:11.
Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasemi me dëshirë!"
41:11.
Pastaj Ai iu kthye qiellit, që ishte në gjendje mjegullire e i tha atij dhe Tokës: “Ejani të dy me hir a me pahir!”. Ata u përgjigjën: “Erdhëm me gjithë dëshirë e të bindur!”
41:11.
Pastaj Ai u kthye drejt qiellit, ndërsa ai ishte tym, dhe Ai i tha atij dhe tokës: 'Ejani vullnetarisht ose me forcë.' Ata të dy thanë: 'Ne vijmë të bindur.'
41:11.
THUMME ESTEWA 'ILA ES-SEMA'I WE HIJE DUHANUN FEKALE LEHA WE LIL'ERDI EI'TIJA TEW'EN 'EW KERHAN KALETA 'ETEJNA TA'I'INE
C
41:12.
Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt (të Dunjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i plotfuqishmit, të dijshmit.
41:12.
Ai krijoi shtatë qiej në dy ditë dhe çdo qielli i caktoi detyrat e tij. Qiellin më të afërm Ne e zbukuruam me yje të shkëlqyer dhe i vumë roja. Ky është urdhri i të Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.
41:12.
Pastaj Ai i krijoi ato si shtatë qiej në dy ditë dhe frymëzoi në çdo qiell urdhrin e tij. Dhe Ne zbukuruam qiellin më të afërt me drita dhe për mbrojtje. Kjo është urdhra e të Gjithëfuqishmit, të Gjithëdijshmit.
41:12.
FEKADAHUNNE SEB'A SEMAWATIN FI JEWMEJNI WE 'EWHA FI KULLI SEMA'IN 'EMREHA WE ZEJJENNA ES-SEMA'E ED-DUNJA BIMESABIHE WE HIFDHEN DHALIKE TEKDIRUL-'AZIZIL-'ALIMI
C
41:13.
Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: "Unë tërhoqa vërejtjen e një rrufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!"
41:13.
Nëse ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj me rrufenë që goditi fiset Ad dhe Themud.
41:13.
Por nëse ata shmangen, atëherë thuaj: 'Unë ju paralajmëroj për një rrufe si rrufeja e Adit dhe Themudit.'
41:13.
FE'IN 'A'REDU FEKUL 'ENDHERTUKUM SA'IKATEN MITHLE SA'IKATI 'ADIN WE THEMUDE