Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:60. Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehennem".
40:60. Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t'ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”!
40:60. Dhe Zoti juaj tha: "Më thërrisni, unë do t'ju përgjigjem juve. Me të vërtetë, ata që janë mendjemëdhenj për të më adhuruar do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar."
40:60. WE KALE REBBUKUM ED'UNI 'ESTEXHIB LEKUM 'INNEL-LEDHINE JESTEKBIRUNE 'AN 'IBADETI SEJEDHULUNE XHEHENNEME DAHIRINE
C 40:61. All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. All-llahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë.
40:61. Allahu e ka bërë natën që ju të pushoni, ndërsa ditën e ka bërë të ndritshme për të parë. Vërtet, Allahu është Dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës.
40:61. Allahu është Ai që bëri natën për ju që të pushoni dhe ditën që të shihni. Me të vërtetë, Allahu është Zotërues i mirësisë për njerëzit, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë.
40:61. ELLAHUL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-LEJLE LITESKUNU FIHI WE EN-NEHARE MUBSIREN 'INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JESHKURUNE
C 40:62. Ky është All-llahu, Zoti juaj, Krijues i çdo sendi, nuk ka zot pos Tij, e si prapësoheni?
40:62. Ja, ky është Allahu, Zoti juaj, Krijues i gjithçkaje. S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si largoheni prej Tij?!
40:62. Kjo është Allahu, Zoti juaj, Krijuesi i gjithçkaje. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Si jeni kthyer ju larg?
40:62. DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM HALIKU KULLI SHEJ'IN LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FE'ENNA TU'UFEKUNE
C 40:63. Kështu prapësohen ata që argumentet e All-llahut i mohojnë.
40:63. Kështu largohen ata që i mohojnë shenjat e Allahut.
40:63. Kështu ata që mohuan ajetet e Allahut ishin duke u kthyer larg.
40:63. KEDHALIKE JU'UFEKUL-LEDHINE KANU BI'AJATI ELLAHI JEXHHEDUNE
C 40:64. All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formësoi, e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i lartë pra është All-llahu, Zoti i botëve!
40:64. Allahu është Ai që jua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin kulm, ju ka dhënë formë e jua ka përsosur atë dhe ju ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Allahu, Zoti juaj. Qoftë i lartësuar Allahu, Zoti i botëve!
40:64. Allahu është Ai që ju ka bërë tokën si një vendbanim dhe qiellin një strukturë, dhe ju ka dhënë formë dhe ka përmirësuar formën tuaj dhe ju ka furnizuar me të mira. Ky është Allahu, Zoti juaj. I bekuar është Allahu, Zoti i botëve.
40:64. ELLAHUL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE KARAREN WE ES-SEMA'E BINA'EN WE SEWWEREKUM FE'EHSENE SUWEREKUM WE REZEKAKUM MINET-TEJJIBATI DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM FETEBAREKEL-LAHU REBBUL-'ALEMINE
C 40:65. Ai është i përjetshmi, s'ka zot, vetëm Ai, pra adhurojeni Atë me adhurim të sinqertë ndaj Tij, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të Gjithësisë.
40:65. Ai është i Përjetshmi, s'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Prandaj lutjuni vetëm Atij, duke iu drejtuar me adhurim të sinqertë. Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!
40:65. Ai është i Gjalli. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Prandaj, lutuni Atij duke qenë të sinqertë në fenë tuaj për Të. Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.
40:65. HUWEL-HEJJU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FAD'UHU MUHLISINE LEHU ED-DINEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-'ALEMINE
C 40:66. Thuaj: "Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni pos All-llahut, pasi mua më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im, dhe jam urdhëruar t'i dorëzohem Zotit të çdo krijese".
40:66. Thuaj (o Muhamed!): “Mua më është ndaluar të adhuroj atë që adhuroni ju, përpos Allahut, pasi më kanë ardhur prova të qarta prej Zotit tim e më është urdhëruar që t'i nështrohem Zotit të botëve”.
40:66. Thuaj: "Me të vërtetë, mua më është ndaluar që të adhuroj ata që ju i thërrisni përveç Allahut, kur më kanë ardhur prova të qarta nga Zoti im. Dhe më është urdhëruar që të dorëzohem te Zoti i botëve."
40:66. KUL 'INNI NUHITU 'EN 'A'BUDEL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI LEMMA XHA'ENIJEL-BEJJINATU MIN RABBI WE 'UMIRTU 'EN 'USLIME LIREBBIL-'ALEMINE
C 40:67. Ai (All-llahu) është që ju krijoi juve (të parin tuaj) prej dheu, pastaj prej një pike uji, pastaj prej gjakut të ngjizur, mandej ju bën të lindeni si foshnje e më vonë të arrini pjekurinë, e pastaj të plakeni, e ka prej jush që vdes më herët, e që të gjithë të arrini afatin e caktuar dhe ashtu të kuptoni realitetin.
40:67. Është Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës e pastaj prej droçkës së gjakut. Ai ju bën që të lindni si foshnje, pastaj të arrini moshën e pjekurisë e pastaj të bëheni pleq (ndonëse disa prej jush vdesin më herët), me qëllim që të plotësoni afatin që ju është caktuar të jetoni dhe që të arrini të kuptoni.
40:67. Ai është Ai që ju krijoi ju nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj nga një copë gjaku, pastaj ju nxori si foshnjë, pastaj ju la që të arrini pjekurinë tuaj, pastaj që të bëheni të moshuar – edhe pse disa nga ju vdesin më herët – që ju të arrini një afat të caktuar dhe që të mund të kuptoni.
40:67. HUWEL-LEDHI HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME MIN 'ALEKATIN THUMME JUHRIXHUKUM TIFLEN THUMME LITEBLUGU 'ESHUDDEKUM THUMME LITEKUNU SHUJUHAN WE MINKUM MEN JUTEWEFFA MIN KABLU WE LITEBLUGU 'EXHELÆN MUSEMMEN WE LE'ALLEKUM TA'KILUNE
C 40:68. Ai është që jep jetë dhe sjell vdekje, e kur dëshiron një gjë, Ai vetëm thotë: "Bëhu", e ajo menjëherë bëhet.
40:68. Është Ai që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Kur Ai vendos diçka, vetëm thotë për të: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet.
40:68. Ai është Ai që jep jetë dhe sjell vdekje. Dhe kur Ai vendos një çështje, Ai thotë për të vetëm: "Bëhu," dhe ajo bëhet.
40:68. HUWEL-LEDHI JUHJI WE JUMITU FE'IDHA KADA 'EMREN FE'INNEMA JEKULU LEHU KUN FEJEKUNU
C 40:69. A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e All-llahut se si largohen nga e vërteta?
40:69. A i sheh ata që polemizojnë për shpalljet e Allahut, se si largohen nga rruga e drejtë?
40:69. A nuk ke parë ata që argumentojnë për ajetet e Allahut si largohen?
40:69. 'ELEM TERA 'ILAL-LEDHINE JUXHADILUNE FI 'AJATI ELLAHI 'ENNA JUSREFUNE
C 40:70. Ata janë që përgënjeshtruan librin (Kur'anin) dhe atë me çka Ne i dërguam të dërguarit tanë, e më vonë ata do të kuptojnë.
40:70. Ata që kanë mohuar Librin dhe mesazhet që i kemi sjellë me të dërguarit Tanë, do ta marrin vesh të vërtetën,
40:70. Ata që mohojnë Librin dhe atë me të cilin Ne dërguam të Dërguarit Tanë. Por ata do ta dinë,
40:70. EL-LEDHINE KEDHDHEBU BIL-KITABI WE BIMA 'ERSELNA BIHI RUSULENA FESEWFE JA'LEMUNE