U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
28:34.
E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që t'i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.
28:34.
Vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë në të folur, andaj dërgoje atë me mua, si ndihmës timin, që të vërtetojë fjalët e mia. Unë vërtet kam frikë se ata do të më quajnë gënjeshtar”.
28:34.
Dhe vëllai im Haruni është më i elokuenti në të folur. Prandaj, dërgoje atë me mua si ndihmës, që të më vërtetojë, sepse kam frikë se do të më përgënjeshtrojnë."
28:34.
WE 'EHI HARUNU HUWE 'EFSEHU MINNI LISANEN FE'ERSILHU MA'IJE RID'AN JUSEDDIKUNI 'INNI 'EHAFU 'EN JUKEDHDHIBUNI
C
28:35.
(All-llahu iu përgjigj) Tha: "Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t'ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t'u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë".
28:35.
Allahu tha: “Ne do të të forcojmë ty me vëllanë tënd dhe që të dyve do t'ju japim fuqi. Kështu, ata nuk do të mund t'ju afrohen juve. Me mrekullitë Tona, ju të dy dhe ata që do t'ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë”.
28:35.
(Allahu) tha: "Ne do të forcojmë krahun tënd me vëllanë tënd dhe do t'ju japim të dyve autoritet, kështu që ata nuk do të mund t'ju arrijnë. Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju ndjekin do të jeni fitimtarë."
28:35.
KALE SENESHUDDU 'ADUDEKE BI'EHIKE WE NEXH'ALU LEKUMA SULTANEN FELA JESILUNE 'ILEJKUMA BI'AJATINA 'ENTUMA WE MENI ETTEBE'AKUMAL-GALIBUNE
C
28:36.
E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!"
28:36.
Dhe kur Musai u solli mrekullitë Tona të qarta, ata thanë: “Kjo është vetëm magji e trilluar; ne nuk e kemi dëgjuar këtë prej stërgjyshërve tanë të lashtë”.
28:36.
Por kur Musai erdhi te ata me shenjat Tona të qarta, ata thanë: "Kjo është vetëm magji e trilluar, dhe ne nuk kemi dëgjuar për këtë midis etërve tanë të lashtë."
28:36.
FELEMMA XHA'EHUM MUSA BI'AJATINA BEJJINATIN KALU MA HADHA 'ILLA SIHRUN MUFTEREN WE MA SEMI'NA BIHEDHA FI 'ABA'INAL-'EWWELINE
C
28:37.
E Musai tha: "Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t'i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim".
28:37.
Musai tha: “Zoti im e di mirë se kush i sjell udhëzimet prej Tij dhe kush do të ketë mbarimin e mirë në jetën tjetër. Sigurisht, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.”
28:37.
Musai tha: "Zoti im e di më së miri atë që ka ardhur me udhëzim prej Tij dhe atë që do të ketë fundin më të mirë në botën tjetër. Me të vërtetë, të padrejtët nuk do të kenë sukses."
28:37.
WE KALE MUSA RABBI 'A'LEMU BIMEN XHA'E BIL-HUDA MIN 'INDIHI WE MEN TEKUNU LEHU 'AKIBETU ED-DARI 'INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE
C
28:38.
E faraoni tha: "O ju pari, unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m'i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë, ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar".
28:38.
Dhe Faraoni tha: “O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje! O Haman, më ndez një zjarr për të pjekur qerpiçë dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem te Zoti i Musait. Jam i bindur se ai (Musai) gënjen!”
28:38.
Dhe Faraoni tha: "O krerë, unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje. Prandaj, ndizmi mua (një zjarr) për të pjekur tullat, o Haman, dhe më ndërto një kullë që të mund të ngjitem te Zoti i Musait. Dhe me të vërtetë, unë e konsideroj atë nga gënjeshtarët."
28:38.
WE KALE FIR'AWNU JA 'EJJUHAL-MELE'U MA 'ALIMTU LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRI FE'EWKID LI JA HAMANU 'ALAT-TINI FAXH'AL LI SERHEN LE'ALLI 'ETTELI'U 'ILA 'ILEHI MUSA WE 'INNI LE'EDHUNNUHU MINEL-KADHIBINE
C
28:39.
Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollën në tokë me kryeneçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.
28:39.
Faraoni dhe ushtria e tij u sollën me arrogancë dhe padrejtësisht në tokë, duke menduar se nuk do të ktheheshin te Ne.
28:39.
Dhe ai dhe ushtritë e tij vepruan me arrogancë në tokë pa ndonjë të drejtë, dhe ata menduan se nuk do të ktheheshin te Ne.
28:39.
WE ESTEKBERE HUWE WE XHUNUDUHU FIL-'ERDI BIGAJRIL-HEKKI WE DHENNU 'ENNEHUM 'ILEJNA LA JURXHA'UNE
C
28:40.
Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det e shiko pra se si përfundojnë mizorët.
28:40.
Por Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe i hodhëm në det. Shiko se cili ishte fundi i keqbërësve!
28:40.
Prandaj, Ne e kapëm atë dhe ushtritë e tij dhe i hodhëm në det. Shiko se si ishte fundi i keqbërësve.
28:40.
FE'EHADHNAHU WE XHUNUDEHU FENEBEDHNAHUM FIL-JEMMI FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETU EDH-DHALIMINE
C
28:41.
Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atyre nuk do t'u ndihmohet.
28:41.
Ne i bëmë ata udhëheqës, që thërrisnin për në zjarr, ndërsa në Ditën e Kiametit askush nuk do t'i ndihmojë.
28:41.
Dhe Ne i bëmë ata udhëheqës që thërrasin te zjarri, dhe në ditën e Ringjalljes ata nuk do të ndihmohen.
28:41.
WE XHE'ALNAHUM 'E'IMMETEN JED'UNE 'ILA EN-NARI WE JEWMEL-KIJAMETI LA JUNSERUNE
C
28:42.
Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditën e kijametit ata janë të përbuzur.
28:42.
Në këtë botë Ne hodhëm mallkim mbi ta, ndërsa në Ditën e Kiametit ata do të jenë të braktisur e të shkatërruar.
28:42.
Dhe Ne e ndjekëm ata në këtë botë me mallkim, dhe në ditën e Ringjalljes ata do të jenë të përbuzur.
28:42.
WE 'ETBA'NAHUM FI HEDHIHI ED-DUNJA LA'NETEN WE JEWMEL-KIJAMETI HUM MINEL-MEKBUHINE
C
28:43.
E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim.
28:43.
Pasi i shkatërruam breznitë e mëparshme, Ne i dhamë Musait Librin, si dritë për njerëzit, udhëzim dhe mëshirë, në mënyrë që ata të mund të merrnin këshilla.
28:43.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin pas shkatërrimit të breznive të hershme, si dritë për njerëzit dhe udhëzim dhe mëshirë që ata të përkujtojnë.
28:43.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE MIN BA'DI MA 'EHLEKNAL-KURUNEL-'ULA BESA'IRE LILNNASI WE HUDEN WE REHMETEN LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C
28:44.
E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljen (e bëmë pejgamber dhe e dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pranë.
28:44.
Ti (o Muhamed) nuk ke qenë i pranishëm në anën perëndimore (të Turit), kur Ne ia besuam Musait Misionin (Profecinë) dhe as nuk ke qenë dëshmitar i kësaj ngjarjeje.
28:44.
Dhe ti nuk ishe në anën perëndimore (të malit) kur Ne i shpallëm Musait urdhrin, dhe ti nuk ishe nga ata që ishin të pranishëm.
28:44.
WE MA KUNTE BIXHANIBIL-GARBIJI 'IDH KADEJNA 'ILA MUSAL-'EMRE WE MA KUNTE MINE ESH-SHAHIDIN