Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:120. Mandej i mbytëm në ujë ata që betën pas tyre.
26:120. kurse të tjerët që mbetën pas, i fundosëm.
26:120. Pastaj Ne i përmbytëm të tjerët.
26:120. THUMME 'EGREKNA BA'DUL-BAKINE
C 26:121. Edhe në këtë (ngjarje) ka argumente, po shumica e tyre nuk ishin besimtarë.
26:121. Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
26:121. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:121. 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C 26:122. S'ka dyshim se Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:122. Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:122. Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:122. WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 26:123. Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit.
26:123. Fisi Ad i quante gënjeshtarë të dërguarit.
26:123. Populli i Adit përgënjeshtroi të dërguarit.
26:123. KEDHDHEBET 'ADUNL-MURSELINE
C 26:124. Kur vëllai i tyre, Hudi u tha: "A nuk frikësoheni?"
26:124. Kujto kur vëllai i tyre - Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
26:124. Kur vëllai i tyre Hudi u tha atyre: "A nuk do të keni frikë?
26:124. 'IDH KALE LEHUM 'EHUHUM HUDUN 'ELA TETTEKUNE
C 26:125. Unë për ju jam i dërguar besnik.
26:125. Pa dyshim, unë jam i dërguar i besuar për ju,
26:125. Unë jam për ju një i dërguar i besueshëm.
26:125. 'INNI LEKUM RESULUN 'EMINUN
C 26:126. Andaj, keni frikë (dënimit të) All-llahut dhe më dëgjoni mua.
26:126. andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
26:126. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:126. FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C 26:127. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve.
26:127. Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
26:127. Dhe unë nuk kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Zoti i botëve.
26:127. WE MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN 'IN 'EXHRI 'ILLA 'ALA RABBIL-'ALEMINE
C 26:128. A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë?
26:128. A mos vallë në çdo kodrinë po ngrini përmendore, për t'u tallur,
26:128. A do të ndërtoni mbi çdo vend të lartë një monument për t'u argëtuar?
26:128. 'ETEBNUNE BIKULLI RI'IN 'AJETEN TA'BETHUNE
C 26:129. Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?
26:129. dhe ngrini pallate, sikur do të jetoni gjithmonë?
26:129. Dhe a do të merrni kështjella që mund të jetoni përgjithmonë?
26:129. WE TETTEHIDHUNE MESANI'A LE'ALLEKUM TEHLUDUNE
C 26:130. E kur rrëmbeni, rrëmbeni mizorisht.
26:130. Edhe kur përdorni forcën, e shfrytëzoni atë si tiranë.
26:130. Dhe kur godisni, a godisni si tiranë të ashpër?
26:130. WE 'IDHA BETESHTUM BETESHTUM XHEBBARINE