U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
24:38.
(ata i luten) që All-llahu t'i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t'ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do.
24:38.
(Këta shpresojnë) që Allahu t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë e t'ua shtojë dhuntinë e Tij. Allahu i jep kujt të dojë, pa llogari.
24:38.
Që Allahu t'i shpërblejë ata me atë që kanë bërë më të mirën dhe t'u shtojë atyre nga mirësia e Tij. Dhe Allahu jep furnizim pa masë atij që dëshiron.
24:38.
LIJEXHZIJEHUMU ELLAHU 'EHSENE MA 'AMILU WE JEZIDEHUM MIN FEDLIHI WEL-LAHU JERZUKU MEN JESHA'U BIGAJRI HISABIN
C
24:39.
E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t'i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t'ia japë llogarinë e tij. All-llahu është i shpejtë në llogaritje.
24:39.
Sa për ata që nuk besojnë, veprat e tyre janë si mirazhi në shkretëtirë e të cilin i etshmi e kujton për ujë, por, kur arrin tek ai vend, nuk gjen asgjë. Aty do të hasë në dënimin e Allahut, i Cili ia paguan llogarinë e tij të plotë, se Allahu është i shpejtë në llogari.
24:39.
Dhe ata që nuk besojnë, veprat e tyre janë si një mirazh në një rrafshinë të gjerë, që një i etur e mendon ujë, derisa kur ai shkon tek ai, ai nuk gjen asgjë, por gjen Allahun atje. Dhe Ai i jep atij llogarinë e tij të plotë. Dhe Allahu është i shpejtë në llogaritje.
24:39.
WEL-LEDHINE KEFERU 'A'MALUHUM KESERABIN BIKI'ATIN JEHSEBUHU EDH-DHEM'ANU MA'EN HETTA 'IDHA XHA'EHU LEM JEXHID/HU SHEJ'EN WE WEXHEDEL-LAHE 'INDEHU FEWEFFAHU HISABEHU WEL-LAHU SERI'UL-HISABI
C
24:40.
Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.
24:40.
Ose janë si errësirat në detin e thellë, të cilat mbulohen nga dallgët që ngrihen njëra mbi tjetrën, duke pasur sipër tyre retë: shtresa errësire njëra mbi tjetrën, aq sa kur e nxjerr dorën e vet, njeriu pothuajse nuk e sheh fare atë. Ai, të cilit Allahu nuk i jep dritë, nuk do të gjejë më dritë.
24:40.
Ose (veprat e tyre janë) si errësira në një det të thellë, të mbuluar nga një valë mbi të cilën ka një valë tjetër, mbi të cilën ka re. Errësira mbi errësira. Nëse ai shtrin dorën e tij, ai pothuajse nuk mund ta shohë atë. Dhe ai që Allahu nuk i ka dhënë dritë, për atë nuk ka asnjë dritë.
24:40.
'EW KEDHULUMATIN FI BEHRIN LUXHXHIJIN JEGSHAHU MEWXHUN MIN FEWKIHI MEWXHUN MIN FEWKIHI SEHABUN DHULUMATUN BA'DUHA FEWKA BA'DIN 'IDHA 'EHREXHE JEDEHU LEM JEKED JERAHA WE MEN LEM JEXH'ALI ELLAHU LEHU NUREN FEMA LEHU MIN NURIN
C
24:41.
A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç'punojnë ata.
24:41.
A nuk e vëren ti, se Allahun e lavdëron çdo krijesë që ndodhet në qiej dhe në Tokë, madje edhe shpezët krahëhapur?! Çdokush e di se si t'i falet e ta lavdërojë. Allahu e di mirë çfarë bëjnë ata.
24:41.
A nuk e sheh ti se Allahun e lavdëron gjithkush që është në qiej dhe në tokë, dhe zogjtë me krahët e tyre të shtrirë? Secili e di lutjen dhe lavdërimin e tij. Dhe Allahu është i Dijshëm për atë që ata bëjnë.
24:41.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE JUSEBBIHU LEHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WET-TEJRU SAFFATIN KULLUN KAD 'ALIME SELATEHU WE TESBIHEHU WEL-LAHU 'ALIMUN BIMA JEF'ALUNE
C
24:42.
Vetëm i All-llahut është i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
24:42.
Vetëm Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe tek Ai kthehet çdo gjë.
24:42.
Dhe te Allahu i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Dhe te Allahu është kthimi.
24:42.
WE LILLEHI MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE 'ILA ELLAHIL-MESIRU
C
24:43.
A nuk e ke parë se si All-llahu i drejton retë, pastaj i bashkon, i bën grumbull ato edhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te godit këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati se s'ta merr të të pamurit.
24:43.
A nuk e vëren ti se Allahu i shtyn retë ngadalë e pastaj i bashkon e i grumbullon njërën mbi tjetrën, derisa të shohësh shiun se si del prej tyre dhe bie nga qielli?! Ai, prej reve të mëdha si mali, lëshon breshërin e me të godet kë të dojë, kurse e shmang prej kujt të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tij gati t'i merr sytë.
24:43.
A nuk e sheh ti se Allahu lëviz retë, pastaj i bashkon ato, pastaj i grumbullon ato në grumbuj, dhe ti sheh shiun që del prej tyre? Dhe Ai lëshon nga qielli breshër prej reve si malet, dhe Ai godet me të kë të dojë dhe e shmang atë nga kë të dojë. Shkëlqimi i vetëtimës së tij pothuajse e merr shikimin.
24:43.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE JUZXHI SEHABEN THUMME JU'UELLIFU BEJNEHU THUMME JEXH'ALUHU RUKAMAN FETERAL-WEDKA JEHRUXHU MIN HILALIHI WE JUNEZZILU MINE ES-SEMA'I MIN XHIBALIN FIHA MIN BEREDIN FEJUSIBU BIHI MEN JESHA'U WE JESRIFUHU 'AN MEN JESHA'U JEKADU SENA BERKIHI JEDH/HEBU BIL-'EBSARI
C
24:44.
All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të pamurit e shëndoshë.
24:44.
Allahu ndërron ditën dhe natën. Me të vërtetë, në këto (dukuri natyrore) ka mësime për ata që kanë mend.
24:44.
Allahu e ndërron natën dhe ditën. Me të vërtetë, në këtë ka një mësim për ata që kanë shikim.
24:44.
JUKALLIBU ELLAHUL-LEJLE WE EN-NEHARE 'INNE FI DHALIKE LA'IBRETEN LI'WLIL-'EBSARI
C
24:45.
All-llahu krijoi secilën gjallesë prej një uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqanas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë.
24:45.
Allahu ka krijuar çdo lloj kafshe prej ujit; disa nga ato ecin me barkun e tyre, një pjesë ecin me dy këmbë e disa prej tyre me katër këmbë. Allahu krijon çfarë të dojë. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
24:45.
Dhe Allahu krijoi çdo krijesë nga uji. Disa prej tyre ecin mbi barkun e tyre, dhe disa ecin mbi dy këmbë, dhe disa ecin mbi katër. Allahu krijon atë që dëshiron. Me të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm mbi çdo gjë.
24:45.
WEL-LAHU HALEKA KULLE DABBETIN MIN MA'IN FEMINHUM MEN JEMSHI 'ALA BETNIHI WE MINHUM MEN JEMSHI 'ALA RIXHLEJNI WE MINHUM MEN JEMSHI 'ALA 'ERBA'IN JEHLUKU ELLAHU MA JESHA'U 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
24:46.
Ne kemi shpallur argumente të qarta, e All-llahu vë në rrugën e drejtë atë që do.
24:46.
Tashmë Ne kemi zbritur shpallje të qarta; Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
24:46.
Me të vërtetë, Ne kemi shpallur ajete të qarta. Dhe Allahu udhëzon kë të dojë në një rrugë të drejtë.
24:46.
LEKAD 'ENZELNA 'AJATIN MUBEJJINATIN WEL-LAHU JEHDI MEN JESHA'U 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C
24:47.
Ata (hipokritët) thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj, një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë.
24:47.
Ata (hipokritët) thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në të Dërguarin dhe (u) bindemi (atyre).” Pastaj disa prej tyre shmangen, sepse nuk janë besimtarë aspak.
24:47.
Dhe ata thonë: "Ne kemi besuar Allahun dhe të Dërguarin dhe jemi bindur," pastaj një grup prej tyre kthehet pas kësaj. Dhe ata nuk janë besimtarë.
24:47.
WE JEKULUNE 'AMENNA BILLAHI WE BIR-RESULI WE 'ETA'NA THUMME JETEWELLA FERIKUN MINHUM MIN BA'DI DHALIKE WE MA 'ULA'IKE BIL-MU'UMININE
C
24:48.
E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.
24:48.
Dhe, kur thirren tek Allahu (Libri i Tij) dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, një grup nga ata kthejnë kurrizin.
24:48.
Dhe kur ata thirren te Allahu dhe i Dërguari i Tij që të gjykojë mes tyre, ja, një grup prej tyre kthehet mbrapa.
24:48.
WE 'IDHA DU'U 'ILA ELLAHI WE RESULIHI LIJEHKUME BEJNEHUM 'IDHA FERIKUN MINHUM MU'RIDUNE