Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:71. E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithate që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur'an) famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.
23:71. Sikur e Vërteta të ishte sipas dëshirave të tyre, atëherë do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Ne u kemi dërguar atyre Këshillën (Kuranin), por ata shmangen nga ajo.
23:71. Dhe sikur e vërteta t'i ndiqte dëshirat e tyre, qiejt dhe toka dhe gjithçka që është në to do të shkatërroheshin. Jo, Ne u kemi sjellë atyre përkujtimin e tyre, por ata janë larg nga përkujtimi i tyre.
23:71. WE LEWI ETTEBE'AL-HEKKU 'EHWA'EHUM LEFESEDETI ES-SEMAWATU WEL-'ERDU WE MEN FIHINNE BEL 'ETEJNAHUM BIDHIKRIHIM FEHUM 'AN DHIKRIHIM MU'RIDUNE
C 23:72. A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd është më i miri, pse Ai është furnizuesi më i mirë.
23:72. A po kërkon shpërblim prej tyre? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë. Ai është më i miri i furnizuesve.
23:72. Apo ti po kërkon një shpërblim nga ata? Por shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë, dhe Ai është më i Miri i furnizuesve.
23:72. 'EM TES'ELUHUM HARXHEN FEHARAXHU RABBIKE HAJRUN WE HUWE HAJRU ER-RAZIKINE
C 23:73. Ç'është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
23:73. Ti i fton ata në rrugën e drejtë,
23:73. Dhe me të vërtetë, ti po i thërret ata në një rrugë të drejtë.
23:73. WE 'INNEKE LETED'UHUM 'ILA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 23:74. Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
23:74. por ata që nuk besojnë jetën tjetër, shmangen nga rruga e drejtë.
23:74. Dhe me të vërtetë, ata që nuk besojnë në botën tjetër janë larg nga rruga.
23:74. WE 'INNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI 'ANI ES-SIRATI LENAKIBUNE
C 23:75. Edhe sikur t'i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t'ua kishim larguar fatkeqësitë, ata do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
23:75. Sikur Ne t'i mëshironim ata dhe t'ua largonim fatkeqësitë, sërish ata do të endeshin të hutuar në humbjen dhe mosbesimin e tyre.
23:75. Dhe sikur Ne të ishim mëshiruar ndaj tyre dhe t'ua kishim larguar dëmin e tyre, ata do të kishin vazhduar të përziheshin në humbjen e tyre, duke u endur nëpër të.
23:75. WE LEW REHIMNAHUM WE KESHEFNA MA BIHIM MIN DURRIN LELEXHXHU FI TUGJANIHIM JA'MEHUNE
C 23:76. Ne i sprovuam ata me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.
23:76. Ne i dënuam ata njëherë, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk i drejtuan lutje.
23:76. Dhe Ne i kapëm ata me ndëshkimin, por ata nuk i nënshtroheshin Zotit të tyre dhe nuk u përulën.
23:76. WE LEKAD 'EHADHNAHUM BIL-'ADHABI FEMA ESTEKANU LIREBBIHIM WE MA JETEDERRA'UNE
C 23:77. Derisa t'ua hapim një derë dënimin e ashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.
23:77. Dhe, kur u hapim atyre derën e një dënimi të madh, atëherë zhyten në dëshpërim.
23:77. Derisa, kur Ne hapim mbi ta një derë me ndëshkim të rëndë, ja, ata janë aty të dëshpëruar.
23:77. HETTA 'IDHA FETEHNA 'ALEJHIM BABEN DHA 'ADHABIN SHEDIDIN 'IDHA HUM FIHI MUBLISUNE
C 23:78. Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të pamurit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.
23:78. Është Ai që jua ka krijuar dëgjimin, shikimin dhe zemrën. Eh, sa pak që e falënderoni ju!
23:78. Dhe Ai është që ju ka krijuar veshët dhe sytë dhe zemrat. Pak jeni ju që falënderoni.
23:78. WE HUWEL-LEDHI 'ENSHE'E LEKUMU ES-SEM'A WEL-'EBSARE WEL-'EF'IDETE KALILEN MA TESHKURUNE
C 23:79. Dhe Ai është që ju krijoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni.
23:79. Është Ai që ju ka sjellë në Tokë dhe para Tij do të mblidheni të gjithë.
23:79. Dhe Ai është që ju ka krijuar në tokë, dhe te Ai ju do të grumbulloheni.
23:79. WE HUWEL-LEDHI DHERE'EKUM FIL-'ERDI WE 'ILEJHI TUHSHERUNE
C 23:80. Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimin e natës e të ditës; si nuk e kuptoni?
23:80. Është Ai që jep jetë dhe vdekje dhe Atij i përket ndërrimi i ditës dhe i natës. Vallë, a nuk kuptoni?
23:80. Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje, dhe e Tij është ndërrimi i natës dhe i ditës. A nuk do të kuptoni?
23:80. WE HUWEL-LEDHI JUHJI WE JUMITU WE LEHU EHTILAFUL-LEJLI WE EN-NEHARI 'EFELA TA'KILUNE
C 23:81. Por ja, ata flasin, ashtu si flisnin ata para tyre.
23:81. Por ata thonë, ashtu siç kanë thënë të mëparshmit.
23:81. Jo, ata thonë siç thanë të parët e tyre.
23:81. BEL KALU MITHLE MA KALEL-'EWWELUNE