Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:40. E Ai (Zoti) tha: "Së shpejti do të dëshpërohen ata".
23:40. (Allahu) tha: “Së shpejti do të pendohen!”
23:40. (Allahu) tha: "Pas një kohe të shkurtër, me të vërtetë, ata do të pendohen."
23:40. KALE 'AMMA KALILIN LEJUSBIHUNNE NADIMINE
C 23:41. Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur të ishin hedhurina (mbeturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë.
23:41. E, me të drejtë i kaploi ata një zë i tmerrshëm dhe Ne i bëmë si gjethe të fishkura. Larg qoftë (nga mëshira e Allahut) populli keqbërës!
23:41. Prandaj, zhurma e tmerrshme i kapi ata me të drejtë, dhe Ne i bëmë ata si mbeturina. Larg qoftë populli i padrejtë!
23:41. FE'EHADHET/HUMU ES-SEJHETU BIL-HEKKI FEXHE'ALNAHUM GUTHA'EN FEBU'DEN LILKAWMI EDH-DHALIMINE
C 23:42. Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja.
23:42. Pas tyre, Ne krijuam brezni të reja.
23:42. Pastaj, pas tyre, Ne krijuam breza të tjerë.
23:42. THUMME 'ENSHE'NA MIN BA'DIHIM KURUNEN 'AHARINE
C 23:43. Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e vet të caktuar.
23:43. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë apo ta ngadalësojë kohën e caktuar për të.
23:43. Asnjë komb nuk mund të shpejtojë përfundimin e tij dhe as nuk mund ta vonojë atë.
23:43. MA TESBIKU MIN 'UMMETIN 'EXHELEHA WE MA JESTE'HIRUNE
C 23:44. Ne më pas i dërguam pejgamberët tanë një pas një, mirëpo çdoherë që një populli i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njërin pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson!
23:44. Ne i kemi nisur të dërguarit Tanë njëri pas tjetrit. Sa herë që një i dërguar i shkonte ndonjë populli, atë e quanin gënjeshtar! Prandaj Ne i kemi bërë ata (popuj) të ndjekin njëri-tjetrin (në shkatërrim) dhe i kemi bërë histori që rrëfehen. Qoftë larg (nga mëshira e Allahut) populli që nuk beson!
23:44. Pastaj Ne dërguam të dërguarit Tanë, një pas një. Sa herë që një i dërguar i vinte një kombi të tij, ata e përgënjeshtronin atë. Prandaj, Ne i bëmë ata të ndjekin njëri-tjetrin dhe i bëmë ata tregime. Larg qoftë populli që nuk beson!
23:44. THUMME 'ERSELNA RUSULENA TETRA KULLE MA XHA'E 'UMMETEN RESULUHA KEDHDHEBUHU FE'ETBA'NA BA'DEHUM BA'DEN WE XHE'ALNAHUM 'EHADITHE FEBU'DAN LIKAWMIN LA JU'UMINUNE
C 23:45. Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tij Harunin me mrekulli dhe argumentet tona të qarta,
23:45. Pastaj dërguam Musain dhe vëllanë e tij, Harunin, me mrekullitë Tona dhe autoritet të qartë
23:45. Pastaj Ne dërguam Musan dhe vëllanë e tij Harunin me shenjat Tona dhe një autoritet të qartë,
23:45. THUMME 'ERSELNA MUSA WE 'EHAHU HARUNE BI'AJATINA WE SULTANIN MUBININ
C 23:46. te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh.
23:46. te Faraoni dhe paria e tij, por ata ishin njerëz arrogantë dhe nuk i pranuan.
23:46. Te Faraoni dhe krerët e tij, por ata u sollën me mendjemadhësi dhe ishin një popull arrogant.
23:46. 'ILA FIR'AWNE WE MELE'IHI FASTEKBERU WE KANU KAWMEN 'ALINE
C 23:47. Dhe thanë: "Si t'u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbimin tonë?"
23:47. Ata thanë: “Vallë a t'u besojmë dy njerëzve që janë si ne, ndërkohë që populli i tyre na shërben neve?!”
23:47. Prandaj, ata thanë: "A të besojmë ne dy njerëzve si ne, ndërkohë që populli i tyre na shërben?"
23:47. FEKALU 'ENU'UMINU LIBESHEREJNI MITHLINA WE KAWMUHUMA LENA 'ABIDUNE
C 23:48. Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam.
23:48. Kështu, ata të dy i shpallën për gënjeshtarë, andaj ishin nga të shkatërruarit.
23:48. Prandaj, ata i përgënjeshtruan të dy, dhe kështu ata ishin nga të shkatërruarit.
23:48. FEKEDHDHEBUHUMA FEKANU MINEL-MUHLEKINE
C 23:49. Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.
23:49. Në të vërtetë, Ne i dhamë Librin (Teuratin) Musait, që ata të udhëzohen në rrugë të drejtë.
23:49. Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin, që ata të mund të udhëzoheshin.
23:49. WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE LE'ALLEHUM JEHTEDUNE
C 23:50. Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraqitëm si argumente (mrekulli) dhe i vendosëm që të dy në një rrafshnaltë dhe me ujë rrjedhës.
23:50. Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij mrekulli për njerëzimin dhe i strehuam rrëzë një kodre të qetë me burime uji.
23:50. Dhe Ne e bëmë birin e Merjemes dhe nënën e tij një shenjë, dhe Ne i vendosëm ata në një vend të lartë, me një vendbanim dhe një burim.
23:50. WE XHE'ALNA EBNE MERJEME WE 'UMMEHU 'AJETEN WE 'AWEJNAHUMA 'ILA REBWETIN DHATI KARARIN WE MA'ININ