Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:19. Dhe me anën e tij Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë dhe hani prej tyre.
23:19. Nëpërmjet tij (ujit), Ne bëjmë për ju kopshte hurmash dhe rrushi, ku ka shumë fruta për të ngrënë,
23:19. Pastaj Ne kemi bërë me të për ju kopshte hurmash dhe hardhish; për ju aty janë shumë fruta, dhe nga ato ju hani.
23:19. FE'ENSHE'NA LEKUM BIHI XHENNATIN MIN NEHILIN WE 'A'NABIN LEKUM FIHA FEWAKIHU KETHIRETUN WE MINHA TE'KULUNE
C 23:20. Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.
23:20. si dhe pemën që rritet në malin e Sinait e që u jep vaj dhe mëlmesë, atyre që e hanë.
23:20. Dhe një pemë që del nga mali Sinai, që prodhon vaj dhe erëz për ata që hanë.
23:20. WE SHEXHERETEN TEHRUXHU MIN TURI SEJNA'E TENBUTU BID-DUHNI WE SIBGIN LIL'AKILINE
C 23:21. Ju edhe nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shumë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.
23:21. Vërtet, edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): ju pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre, nxirrni shumë dobi të tjera
23:21. Dhe me të vërtetë, për ju në bagëtinë është një mësim. Ne ju japim të pini nga ajo që është në brendësinë e tyre. Dhe për ju ka shumë dobi në to, dhe prej tyre ju hani.
23:21. WE 'INNE LEKUM FIL-'EN'AMI LA'IBRETEN NUSKIKUM MIMMA FI BUTUNIHA WE LEKUM FIHA MENAFI'U KETHIRETUN WE MINHA TE'KULUNE
C 23:22. Dhe mbi to e mbi anije bartni (hipni).
23:22. dhe udhëtoni me ato, ashtu siç udhëtoni me anije.
23:22. Dhe mbi to dhe mbi anijet ju barteni.
23:22. WE 'ALEJHA WE 'ALEL-FULKI TUHMELUNE
C 23:23. Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos Tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?"
23:23. Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër të vërtetë përveç Tij, vallë, a nuk keni frikë (prej Tij)?”
23:23. Dhe me të vërtetë, Ne dërguam Nuhun te populli i tij, dhe ai tha: "O populli im, adhuroni Allahun. Ju nuk keni asnjë të adhuruar tjetër përveç Tij. A nuk do të keni frikë prej Tij?"
23:23. WE LEKAD 'ERSELNA NUHEN 'ILA KAWMIHI FEKALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU 'EFELA TETTEKUNE
C 23:24. E paria e atij populli që nuk besuan thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i lartë se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dëgjuar as nga të parët tanë!"
23:24. Por paria e popullit të tij, që nuk besonte, tha: “Ky është veçse njeri si ju e do vetëm të madhërohet mbi ju. Sikur të kishte dashur Allahu, do të dërgonte engjëj; nuk kemi dëgjuar diçka të tillë nga të parët tanë të lashtë;
23:24. Por krerët e atyre që nuk besuan nga populli i tij thanë: "Ky është vetëm një njeri si ju, që dëshiron të marrë epërsi mbi ju. Dhe sikur Allahu të kishte dashur, Ai do të kishte zbritur engjëj. Ne nuk kemi dëgjuar për këtë midis të parëve tanë.
23:24. FEKALEL-MELE'UL-LEDHINE KEFERU MIN KAWMIHI MA HADHA 'ILLA BESHERUN MITHLUKUM JURIDU 'EN JETEFEDDELE 'ALEJKUM WE LEW SHA'EL-LAHU LE'ENZELE MELA'IKETEN MA SEMI'NA BIHEDHA FI 'ABA'INAL-'EWWELINE
C 23:25. Ai nuk është tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni (kini durim) edhe për një kohë.
23:25. ai është njeri i marrë, andaj lëreni atë njëfarë kohe!”
23:25. Ai është vetëm një njeri i çmendur. Prandaj, pritni për të derisa të ndalet."
23:25. 'IN HUWE 'ILLA REXHULUN BIHI XHINNETUN FETEREBBESU BIHI HETTA HININ
C 23:26. Ai (Nuhu) tha: "Zoti im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë".
23:26. (Nuhu) tha: “O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më quajnë për gënjeshtar!”
23:26. (Nuhu) tha: "O Zoti im, ndihmomë sepse ata më përgënjeshtrojnë."
23:26. KALE RABBI ENSURNI BIMA KEDHDHEBUNI
C 23:27. E Ne i shpallëm: "Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë, e kur të vijë urdhri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja, atëherë ti ngarko në të prej secilit lloj nga një çift (palë), e edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, për të pra mos kërko (falje) prej Meje për ata që janë mëkatarë, pse ata janë të përmbytur.
23:27. Dhe Ne i shpallëm atij: “Ndërto anijen nën Sytë (mbikëqyrjen) dhe frymëzimin Tonë e, kur të vijë urdhri Ynë e të vërshojë uji nga furra, ngarko në anije prej çdo lloj gjallese nga një çift dhe familjen tënde, përveç atyre që janë dënuar të humbasin, dhe mos M'u drejto për ata që kanë bërë të këqija se ata, me të vërtetë, do të fundosen.
23:27. Prandaj, Ne i frymëzuam atij: "Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas shpalljes Sonë. Dhe kur urdhri ynë të vijë dhe furra të vlojë, atëherë fut në të nga çdo (lloj) dy, një çift, dhe familjen tënde, përveç atyre ndaj të cilëve ka paraprirë fjala (e ndëshkimit). Dhe mos më fol për ata që kanë bërë padrejtësi. Me të vërtetë, ata do të mbyten.
23:27. FE'EWHEJNA 'ILEJHI 'ENI ESNA'IL-FULKE BI'A'JUNINA WE WEHJINA FE'IDHA XHA'E 'EMRUNA WE FARET-TENNURU FASLUK FIHA MIN KULLIN ZEWXHEJNI ETHNEJNI WE 'EHLEKE 'ILLA MEN SEBEKA 'ALEJHIL-KAWLU MINHUM WE LA TUHATIBNI FIL-LEDHINE DHELEMU 'INNEHUM MUGREKUNE
C 23:28. E kur të vendosesh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!"
23:28. Kur të hipësh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Qoftë lavdëruar Allahu, i cili na shpëtoi prej popullit keqbërës”
23:28. Dhe kur të jesh vendosur në anije, ti dhe ata që janë me ty, atëherë thuaj: 'Lavdi Allahut, i Cili na shpëtoi nga populli i padrejtë.'
23:28. FE'IDHA ESTEWEJTE 'ENTE WE MEN ME'AKE 'ALEL-FULKI FEKULIL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI NEXHXHANA MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C 23:29. Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!"
23:29. Dhe thuaj: “Zoti im, më zbarko në vend të bekuar, se Ti je më i miri për të na zbarkuar.”
23:29. Dhe thuaj: 'O Zoti im, më vendos në një vend të bekuar. Dhe Ti je më i miri për të vendosur.'"
23:29. WE KUL RABBI 'ENZILNI MUNZELEN MUBAREKAN WE 'ENTE HAJRUL-MUNZILINE