Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 20:123. Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)".
20:123. dhe tha: “Zbritni prej Xhenetit që të dy (Ademi dhe djalli)! Do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Kur t'ju vijë udhëzim nga ana Ime, kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim.
20:123. Zbrisni prej saj të gjithë ju, duke qenë disa prej jush armiq të të tjerëve. Dhe nëse ju vjen nga Unë një udhëzim, atëherë kush ndjek udhëzimin Tim, ai nuk do të humbasë dhe as nuk do të vuajë.
20:123. KALE EHBITA MINHA XHEMI'EN BA'DUKUM LIBA'DIN 'ADUWUN FE'IMMA JE'TIJENNEKUM MINNI HUDEN FEMENI ETTEBE'A HUDAJE FELA JEDILLU WE LA JESHKA
C 20:124. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
20:124. Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.
20:124. Dhe kushdo që ia kthen shpinën përkujtimit Tim, me të vërtetë, për të është një jetë e ngushtë, dhe Ne do ta ringjallim atë Ditën e Ringjalljes i verbër."
20:124. WE MEN 'A'REDE 'AN DHIKRI FE'INNE LEHU MA'ISHETEN DENKEN WE NEHSHURUHU JEWMEL-KIJAMETI 'A'MA
C 20:125. Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?"
20:125. Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?”
20:125. Ai do të thotë: "O Zoti im, përse më ke ngritur të verbër, ndërkohë që unë shihja?"
20:125. KALE RABBI LIME HESHERTENI 'A'MA WE KAD KUNTU BESIREN
C 20:126. Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot".
20:126. (Allahu) do t'i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar.
20:126. (Allahu) do të thotë: "Kështu është. Shenjat Tona të erdhën ty, por ti i harrove ato, dhe kështu sot ti do të harrohesh."
20:126. KALE KEDHALIKE 'ETETKE 'AJATUNA FENESITEHA WE KEDHELIKEL-JEWME TUNSA
C 20:127. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nuk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.
20:127. Kështu e ndëshkojmë Ne atë që e tepron (me gjynahe) dhe nuk beson shenjat e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i ashpër dhe më i qëndrueshëm.
20:127. Dhe kështu Ne ndëshkojmë atë që është i tepruar dhe nuk beson në shenjat e Zotit të tij. Dhe me të vërtetë, ndëshkimi i jetës së përtejme është më i ashpër dhe më i qëndrueshëm.
20:127. WE KEDHELIKE NEXHZI MEN 'ESREFE WE LEM JU'UMIN BI'AJATI RABBIHI WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'ESHEDDU WE 'EBKA
C 20:128. A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.
20:128. A nuk e kanë marrë vesh ata se sa e sa brezni Ne i kemi zhdukur para atyre, aty ku ecin nëpër vendet e tyre sot? Me të vërtetë, në këtë ka tregues për njerëzit e mençur.
20:128. A nuk është kjo një udhëzim për ta, se sa shumë breza Ne kemi shkatërruar para tyre, në vendbanimet e të cilëve ata ecin? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për ata që kanë intelekt.
20:128. 'EFELEM JEHDI LEHUM KEM 'EHLEKNA KABLEHUM MINEL-KURUNI JEMSHUNE FI MESAKINIHIM 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LI'WLI EN-NUHA
C 20:129. E sikur të mos ishte vendimi dhe afati i caktuar më herët nga Zoti yt, dënimi do t'i kapte ata.
20:129. Sikur të mos ishte një fjalë e mëparshme nga Zoti yt dhe një afat tashmë i caktuar, dënimi i tyre do të ishte shpejtuar.
20:129. Dhe sikur të mos ishte për një fjalë të mëparshme nga Zoti yt dhe për një afat të caktuar, ndëshkimi do të ishte i detyrueshëm për ta.
20:129. WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKANE LIZAMEN WE 'EXHELUN MUSEMMEN
C 20:130. Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim).
20:130. Prandaj duroje (o Muhamed) atë që thonë ata dhe lavdëroje me falënderim Zotin tënd para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij! Lavdëroje Atë edhe në orët e natës, edhe në skajet e ditës, që të mund të kënaqesh.
20:130. Prandaj, duro atë që ata thonë dhe lavdëro me lavdinë e Zotit tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, dhe gjatë orëve të natës dhe në pjesët e ditës, që të mund të jesh i kënaqur.
20:130. FASBIR 'ALA MA JEKULUNE WE SEBBIH BIHEMDI RABBIKE KABLE TULU'I ESH-SHEMSI WE KABLE GURUBIHA WE MIN 'ANA'IL-LEJLI FESEBBIH WE 'ETRAFE EN-NEHARI LE'ALLEKE TERDA
C 20:131. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t'i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.
20:131. Mos e hidh shikimin në të mirat kalimtare, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre, si stoli të jetës së kësaj bote, për t'i vënë ata në provë! Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më e qëndrueshëm.
20:131. Dhe mos i drejto sytë e tu drejt asaj që Ne u kemi dhënë disa grupeve prej tyre për zbukurimin e jetës së kësaj bote, që t'i sprovojmë ata në të. Dhe furnizimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më i qëndrueshëm.
20:131. WE LA TEMUDDENNE 'AJNEJKE 'ILA MA METTA'NA BIHI 'EZWAXHEN MINHUM ZEHRETEL-HEJATI ED-DUNJA LINEFTINEHUM FIHI WE RIZKU RABBIKE HAJRUN WE 'EBKA
C 20:132. Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.
20:132. Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.
20:132. Dhe urdhëro familjen tënde për namaz dhe qëndro i durueshëm në të. Ne nuk të kërkojmë furnizim. Ne të furnizojmë ty. Dhe fundi është për devotshmërinë.
20:132. WE 'MUR 'EHLEKE BIS-SELETI WE ESTEBIR 'ALEJHA LA NES'ELUKE RIZKAN NEHNU NERZUKUKE WEL-'AKIBETU LILTTEKWA
C 20:133. Ata thanë: "Përse nuk na solli ai ndonjë argument nga Zoti i vet? A nuk u erdhi atyre sqarim (në Kur'an) për atë që ishte në broshurat e mëparshme".
20:133. Ata thonë: “Përse të mos na sjellë ai ndonjë shenjë nga Zoti i tij”? A nuk u erdhi atyre sqarimi për atë që gjendej në shkrimet e lashta?
20:133. Dhe ata thonë: "Pse nuk na sjell ai një shenjë nga Zoti i tij?" A nuk u erdhi atyre një provë e qartë nga ajo që ishte në Fletët e mëparshme?
20:133. WE KALU LEWLA JE'TINA BI'AJETIN MIN RABBIHI 'EWELEM TE'TIHIM BEJJINETU MA FI ES-SUHUFIL-'ULA