Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 20:114. I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri!"
20:114. I Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i Vërtetë! Mos nxito për ta lexuar Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë!”
20:114. Prandaj, i Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i Vërtetë. Dhe mos u nxito me Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij, dhe thuaj: "O Zoti im, më shto mua në dije."
20:114. FETA'ALALLAHUL-MELIKUL-HEKKU WE LA TA'XHEL BIL-KUR'ANI MIN KABLI 'EN JUKDA 'ILEJKE WEHJUHU WE KUL RABBI ZIDNI 'ILMEN
C 20:115. Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri.
20:115. Ne bëmë besëlidhje edhe me Ademin më parë, por ai harroi, sepse nuk ishte i vendosur.
20:115. Dhe me të vërtetë, Ne e patëm dhënë një urdhër Ademit më parë, por ai harroi, dhe Ne nuk e gjetëm tek ai vendosmëri.
20:115. WE LEKAD 'AHIDNA 'ILA 'ADEME MIN KABLU FENESIJE WE LEM NEXHID LEHU 'AZMEN
C 20:116. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi".
20:116. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, të gjithë u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk pranoi.
20:116. Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde për Ademin," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi.
20:116. WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE 'EBA
C 20:117. E Ne i thamë: "O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t'ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t'ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)".
20:117. Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t'ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim!
20:117. Prandaj, Ne thamë: "O Adem, me të vërtetë, ky është një armik për ty dhe për bashkëshorten tënde. Prandaj, mos lejoni që ai t'ju nxjerrë nga Xheneti, që të mos bëheni të mjerë.
20:117. FEKULNA JA 'ADEMU 'INNE HADHA 'ADUWUN LEKE WE LIZEWXHIKE FELA JUHRIXHENNEKUMA MINEL-XHENNETI FETESHKA
C 20:118. Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.
20:118. Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur,
20:118. Me të vërtetë, në të ti nuk do të kesh as uri dhe as nuk do të jesh i zhveshur.
20:118. 'INNE LEKE 'ELLA TEXHU'A FIHA WE LA TA'RA
C 20:119. Aty nuk ke për të pasur etje e as nuk do të keshë vapë.
20:119. dhe nuk do të kesh as etje, as vapë.”
20:119. Dhe në të ti nuk do të kesh etje dhe as nuk do të përjetosh ndonjë të nxehtë."
20:119. WE 'ENNEKE LA TEDHME'U FIHA WE LA TEDHA
C 20:120. Por, atë e ngacmoi djalli duke i thënë: "O Adem, a do të të tregoj për pemën e pavdekshmërisë dhe të sundimit të pazhdukshëm!"
20:120. Por djalli e cyti: “O Adem, a do të të tregoj pemën e përjetësisë dhe të një mbretërimi që nuk zhduket?”
20:120. Por Shejtani e joshi atë. Ai tha: "O Adem, a të tregoj për pemën e përjetësisë dhe për një mbretëri që nuk zhduket?"
20:120. FEWESWESE 'ILEJHI ESH-SHEJTANU KALE JA 'ADEMU HEL 'EDULLUKE 'ALA SHEXHERETIL-HULDI WE MULKIN LA JEBLA
C 20:121. Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që i mblidhnin nëpër xhennet, dhe kështu Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi.
20:121. Kështu, ata të dy, (Ademi dhe Havaja), hëngrën nga ajo pemë e u ndërgjegjësuan për lakuriqësinë e tyre, prandaj nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e drejtë).
20:121. Prandaj, ata të dy hëngrën prej saj, dhe trupat e tyre u zbuluan për ta, dhe ata filluan të qepin mbi ta gjethet e Xhenetit. Dhe Ademi nuk iu bind Zotit të tij, prandaj ai devijoi.
20:121. FE'EKELA MINHA FEBEDET LEHUMA SEW'ATUHUMA WE TEFIKA JEHSIFANI 'ALEJHIMA MIN WEREKIL-XHENNETI WE 'ASA 'ADEMU REBBEHU FEGAWA
C 20:122. Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë (të vendosur).
20:122. Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin, e udhëzoi
20:122. Pastaj Zoti i tij e zgjodhi atë, prandaj Ai ia pranoi pendimin dhe e udhëzoi.
20:122. THUMME EXHTEBAHU REBBUHU FETABE 'ALEJHI WE HEDA
C 20:123. Ai (All-llahu) u tha: "Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)".
20:123. dhe tha: “Zbritni prej Xhenetit që të dy (Ademi dhe djalli)! Do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Kur t'ju vijë udhëzim nga ana Ime, kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim.
20:123. Zbrisni prej saj të gjithë ju, duke qenë disa prej jush armiq të të tjerëve. Dhe nëse ju vjen nga Unë një udhëzim, atëherë kush ndjek udhëzimin Tim, ai nuk do të humbasë dhe as nuk do të vuajë.
20:123. KALE EHBITA MINHA XHEMI'EN BA'DUKUM LIBA'DIN 'ADUWUN FE'IMMA JE'TIJENNEKUM MINNI HUDEN FEMENI ETTEBE'A HUDAJE FELA JEDILLU WE LA JESHKA
C 20:124. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.
20:124. Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.
20:124. Dhe kushdo që ia kthen shpinën përkujtimit Tim, me të vërtetë, për të është një jetë e ngushtë, dhe Ne do ta ringjallim atë Ditën e Ringjalljes i verbër."
20:124. WE MEN 'A'REDE 'AN DHIKRI FE'INNE LEHU MA'ISHETEN DENKEN WE NEHSHURUHU JEWMEL-KIJAMETI 'A'MA