U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
20:89.
A nuk e kuptonin ata se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as nuk kishte mundësi t'ju sillte ndonjë dobi a dëm.
20:89.
Vallë, a nuk e shihnin ata, se (viçi) nuk u drejtonte atyre asnjë fjalë dhe nuk ishte në gjendje t'u sillte kurrfarë dëmi apo dobie?
20:89.
A nuk panë ata se ai nuk u përgjigjej atyre dhe nuk kishte as fuqi për t'u bërë dëm dhe as për t'u sjellë dobi?
20:89.
'EFELA JEREWNE 'ELLA JERXHI'U 'ILEJHIM KAWLEN WE LA JEMLIKU LEHUM DERRAN WE LA NEF'ÆN
C
20:90.
E Haruni atyre u pat thënë më parë: "O populli im, ju vetëm u sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm".
20:90.
Ndërkohë, Haruni u kishte thënë atyre qysh më parë: “O populli im! Kjo është vetëm një provë për ju! Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ndiqmëni mua dhe dëgjoni urdhrin tim!”
20:90.
Dhe Haruni më parë u kishte thënë atyre: "O populli im, me të vërtetë, ju jeni sprovuar me këtë. Dhe me të vërtetë, Zoti juaj është Mëshirëploti. Prandaj, më ndiqni mua dhe binduni urdhrit tim."
20:90.
WE LEKAD KALE LEHUM HARUNU MIN KABLU JA KAWMI 'INNEMA FUTINTUM BIHI WE 'INNE REBBEKUMU ER-REHMANU FE ETTEBI'UNI WE 'ETI'U 'EMRI
C
20:91.
Ata i thanë: "Ne nuk do t'i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet te ne Musai!"
20:91.
Ata u përgjigjën: “Ne do t'i lutemi atij, derisa të na kthehet Musai”.
20:91.
Ata thanë: "Ne nuk do ta braktisim atë (viçin), duke e adhuruar atë, derisa Musa të kthehet te ne."
20:91.
KALU LEN NEBREHE 'ALEJHI 'AKIFINE HETTA JERXHI'A 'ILEJNA MUSA
C
20:92.
Ai (Musai u kthye e) tha: "O Harun ç'të pengoi ty kur i pe se morën rrugën e gabuar,
20:92.
(Musai) tha: “O Harun, ç'të pengoi ty, kur i pe ata se kishin humbur,
20:92.
(Musa) tha: "O Harun, çfarë të ndaloi ty, kur ti i pe ata që devijuan,
20:92.
KALE JA HARUNU MA MENE'AKE 'IDH RE'EJTEHUM DELLU
C
20:93.
E ti të mos u vazhdosh rrugën time? A mos e kundërshtove edhe ti porosinë time?"
20:93.
që të vije tek unë?! A mos e kundërshtove urdhrin tim?”
20:93.
Që të mos më ndiqje? A atëherë ti kundërshtove urdhrin tim?"
20:93.
'ELLA TETTEBI'ANI 'EFE'ASEJTE 'EMRI
C
20:94.
Ai (Haruni) tha: "O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: I përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?"
20:94.
(Haruni) tha: “O biri i nënës sime, mos më kap për mjekre e as për koke! Unë kisha frikë se do të thoje: Ke mbjellë përçarje midis bijve të Izraelit e nuk i ke mbajtur porositë e mia”.
20:94.
(Haruni) tha: "O biri i nënës sime, mos më kap për mjekrën dhe as për kokën time. Me të vërtetë, unë kisha frikë se ti do të thoshe: 'Ti ke shkaktuar përçarje mes bijve të Israilit dhe nuk e ke respektuar fjalën time.'"
20:94.
KALE JEBNE'UUMME LA TE'HUDH BILIHJETI WE LA BIRE'SI 'INNI HASHITU 'EN TEKULE FERREKTE BEJNE BENI 'ISRA'ILE WE LEM TERKUB KAWLI
C
20:95.
Ai (Musai) tha: "E çka ishte puna jote, o Samirij?"
20:95.
(Musai) tha: “Si është puna jote, o Samiri?”
20:95.
(Musa) tha: "Çfarë është puna jote, o Samiri?"
20:95.
KALE FEMA HATBUKE JA SAMIRIJU
C
20:96.
Tha (Samirija): "Unë pashë atë që ata nuk e panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja".
20:96.
(Samiriu) u përgjigj: “Unë pashë atë, që ata nuk e panë. Mora një grusht nga gjurmët e të Dërguarit dhe atë e hodha mbi viçin dhe kështu më nxiti vetja (e keqja) ime”.
20:96.
Ai tha: "Unë pashë atë që ata nuk panë, prandaj unë mora një grusht nga gjurma e të dërguarit dhe e hodha atë. Dhe kështu më joshi mua shpirti im."
20:96.
KALE BESURTU BIMA LEM JEBSURU BIHI FEKABEDTU KABDETEN MIN 'ETHERI ER-RESULI FENEBEDHTUHA WE KEDHELIKE SEWWELET LI NEFSI
C
20:97.
Ai (Musai) tha: "Prandaj largohu, sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) "Mos m'u afro!" E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det".
20:97.
(Musai) tha: “Atëherë ik! Tërë jetën do të të duhet të thuash: 'Mos më prekni'. Por të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shikoje zotin tënd që ti e ke adhuruar vazhdimisht: Ne do ta djegim e pastaj do ta hedhim në det hirin e tij.
20:97.
(Musa) tha: "Shko, dhe me të vërtetë, për ty do të jetë që gjatë gjithë jetës të thuash: 'Mos më prekni.' Dhe me të vërtetë, për ty është një takim që nuk do të thyhet. Dhe shiko zotin tënd, të cilin ti vazhdimisht e adhurove. Ne me siguri do ta djegim atë dhe pastaj do ta shpërndajmë atë në det në grimca."
20:97.
KALE FADH/HEB FE'INNE LEKE FIL-HEJETI 'EN TEKULE LA MISASE WE 'INNE LEKE MEW'IDAN LEN TUHLEFEHU WE ENDHUR 'ILA 'ILEHIKEL-LEDHI DHELTE 'ALEJHI 'AKIFÆN LENUHERRIKANNEHU THUMME LENENSIFENNEHU FIL-JEMMI NESFÆN
C
20:98.
I adhuruari juaj është vetëm All-llahu, që përveç Tij nuk ka zot tjetër, e dituria e Tij ka përfshirë çdo send.
20:98.
Në të vërtetë, Zoti juaj është vetëm Allahu; s'ka zot tjetër përveç Tij; dituria e Tij përfshin çdo gjë”.
20:98.
Zoti juaj është vetëm Allahu, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër. Ai përfshin çdo gjë me dijen e Tij.
20:98.
'INNEMA 'ILEHUKUMU ELLAHUL-LEDHI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE WESI'A KULLE SHEJ'IN 'ILMEN
C
20:99.
Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa nga ndodhitë që kanë kaluar më herët dhe nga ana jonë ta dhamë ty shpalljen plot përkujtime.
20:99.
Kështu pra, Ne po të të tregojmë ty (o Muhamed) disa histori të së kaluarës. Ky (Kuran) që të kemi dhënë, është një Këshillë nga ana Jonë.
20:99.
Kështu, Ne të tregojmë ty disa nga rrëfimet e mëparshme. Dhe Ne të kemi dhënë nga Ne një Përkujtim.
20:99.
KEDHALIKE NEKUSSU 'ALEJKE MIN 'ENBA'I MA KAD SEBEKA WE KAD 'ATEJNAKE MIN LEDUNNA DHIKREN