Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 20:40. Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: "A doni t'ju tregoj atë që do të kujdeset për të?" E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti e pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar".
20:40. Kur shkoi motra jote e tha: “A doni t'ju tregoj dikë që do të kujdeset për atë?”, Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej më. Pastaj ti vrave një njeri, por Ne të shpëtuam nga brenga dhe të vumë në sprova të shumta. Ti qëndrove me vite të tëra midis banorëve të Medjenit, pastaj erdhe sipas porosisë së caktuar, o Musa!
20:40. Kur motra jote shkoi dhe tha: 'A t'ju tregoj për dikë që mund ta marrë përsipër atë?' Kështu Ne të kthyem te nëna jote, që ajo të gëzohej dhe të mos pikëllohej. Dhe ti vrave një shpirt, por Ne të shpëtuam nga dhembja dhe të sprovuam me shumë sprova. Dhe ti qëndrove për disa vite me njerëzit e Medjenit. Pastaj ti erdhe këtu sipas caktimit, o Musa.
20:40. 'IDH TEMSHI 'UHTUKE FETEKULU HEL 'EDULLUKUM 'ALA MEN JEKFULUHU FEREXHA'NAKE 'ILA 'UMMIKE KEJ TEKARRE 'AJNUHA WE LA TEHZENE WE KATELTE NEFSEN FENEXHXHEJNAKE MINEL-GAMMI WE FETENNAKE FUTUNAN FELEBITHTE SININE FI 'EHLI MEDJENE THUMME XHI'TE 'ALA KADERIN JA MUSA
C 20:41. Dhe Unë të zgjodha ty për shpalljen Time.
20:41. Unë të kam zgjedhur ty për Vete.
20:41. Dhe Unë të kam përgatitur për Veten Time.
20:41. WE ESTENA'TUKE LINEFSI
C 20:42. Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje.
20:42. Shkoni ti dhe vëllai yt me mrekullitë e Mia dhe mos reshtni së përmenduri Mua!
20:42. Shko ti dhe vëllai yt me shenjat e Mia dhe mos u dobësoni në përmendjen Time.
20:42. EDH/HEB 'ENTE WE 'EHUKE BI'AJATI WE LA TENIJA FI DHIKRI
C 20:43. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.
20:43. Shkoni te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i ka shkelur të gjithë kufijtë!
20:43. Shkoni te Faraoni. Me të vërtetë, ai ka kaluar çdo kufi.
20:43. EDH/HEBA 'ILA FIR'AWNE 'INNEHU TEGA
C 20:44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet.
20:44. Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet a frikësohet!”
20:44. Dhe i thoni atij një fjalë të butë, që ai të mund të përkujtojë ose të frikësohet."
20:44. FEKULA LEHU KAWLEN LEJJINAN LE'ALLEHU JETEDHEKKERU 'EW JEHSHA
C 20:45. Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t'i kalojë kufijtë kundër nesh".
20:45. Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne kemi frikë se ai do të na dënojë menjëherë ose do të ndërkrehet më tepër”.
20:45. Ata thanë: "O Zoti ynë, me të vërtetë, ne kemi frikë se ai do të na godasë ose do të kalojë çdo kufi kundër nesh."
20:45. KALA REBBENA 'INNENA NEHAFU 'EN JEFRUTE 'ALEJNA 'EW 'EN JETGA
C 20:46. Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç'do t'ju thotë) dhe shoh (ç'do të bëjë me ju)".
20:46. (Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Në të vërtetë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.
20:46. Mos kini frikë. Me të vërtetë, Unë jam me ju të dy, duke dëgjuar dhe duke parë.
20:46. KALE LA TEHAFA 'INNENI ME'AKUMA 'ESMA'U WE 'ERA
C 20:47. I shkoni e i thuani atij: "Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë me ne, e mos i mundo! Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.
20:47. Shkoni tek ai dhe i thoni: “Ne të dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, lëshoji të bijtë e Izraelit që të vijnë me ne dhe mos i mundo! Ne të kemi sjellë ty një shenjë nga Zoti yt. Paqe mbi atë që ndjek rrugën e drejtë!
20:47. Prandaj, shkoni te ai dhe thuajini: 'Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, prandaj lëshoje popullin e Israilit me ne dhe mos i torturo ata. Me të vërtetë, ne kemi ardhur te ti me një shenjë nga Zoti yt. Dhe paqja qoftë mbi atë që ndjek udhëzimin.
20:47. FE'TIJAHU FEKULA 'INNA RESULA RABBIKE FE'ERSIL ME'ANA BENI 'ISRA'ILE WE LA TU'ADHDHIBHUM KAD XHI'NAKE BI'AJETIN MIN RABBIKE WE ES-SELAMU 'ALA MENI ETTEBE'AL-HUDA
C 20:48. Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit".
20:48. Vërtet, neve na është shpallur se dënimi do të godasë këdo, që (i) mohon (shenjat e Allahut) dhe (i) kthen shpinën (të dërguarve të Tij)”.
20:48. Me të vërtetë, na është shpallur neve se ndëshkimi do të jetë mbi atë që përgënjeshtron dhe kthen shpinën.'"
20:48. 'INNA KAD 'UHIJE 'ILEJNA 'ENNEL-'ADHABE 'ALA MEN KEDHDHEBE WE TEWELLA
C 20:49. Ai (faraoni) tha: "E kush është Zoti i juve dyve, o Musa?"
20:49. (Faraoni) tha: “E, kush është Zoti juaj, o Musa?”
20:49. Ai tha: "E kush është Zoti juaj, o Musa?"
20:49. KALE FEMEN REBBUKUMA JA MUSA
C 20:50. (Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?"
20:50. (Musai) tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”.
20:50. (Musa) tha: "Zoti ynë është Ai që i ka dhënë çdo gjëje krijimin e saj dhe pastaj e ka udhëzuar atë."
20:50. KALE REBBUNAL-LEDHI 'A'TA KULLE SHEJ'IN HALKAHU THUMME HEDA