U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
13:17.
Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
13:17.
Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha bart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo. Kështu, Allahu jep shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës: Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.
13:17.
Ai lëshon nga qielli ujë, dhe lumenjtë rrjedhin sipas masës së tyre, dhe uji bart shkumë të fryrë mbi sipërfaqe. Dhe nga ato që ata shkrijë në zjarr për të bërë stoli ose mjete ka gjithashtu një shkumë të ngjashme. Kështu, Allahu krahason të vërtetën dhe të pavërtetën. Sa për shkumën, ajo largohet si mbeturinë; por ajo që i bën dobi njerëzve mbetet në tokë. Kështu Allahu i shpjegon shembujt.
13:17.
'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FESALET 'EWDIJETUN BIKADERIHA FAHTEMELE ES-SEJLU ZEBEDEN RABIAN WE MIMMA JUKIDUNE 'ALEJHI FI EN-NARI EBTIGA'E HILJETIN 'EW META'IN ZEBEDUN MITHLUHU KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHUL-HEKKA WEL-BATILE FE'EMMA EZ-ZEBEDU FEJEDH/HEBU XHUFA'EN WE 'EMMA MA JENFA'U EN-NASE FEJEMKUTHU FIL-'ERDI KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHUL-'EMTHALE
C
13:18.
Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është xhehennemi që është shtrat i keq.
13:18.
Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre, është përgatitur e mira e madhe. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen Atij - sikur të ishte e tyre gjithçka që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, ata do ta sakrifikonin atë (për të shpëtuar). Njerëzve të tillë u është përgatitur llogari e rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i shëmtuar që është ai!
13:18.
Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre është e mira. Por ata që nuk i përgjigjen Atij, edhe sikur të kishin gjithçka që është në tokë dhe më shumë me të, ata do ta ofronin atë si shpërblim. Për ta ka një llogari të rëndë, dhe vendbanimi i tyre është Xhehenemi. Sa strehë e keqe është ajo!
13:18.
LILLEDHINE ESTEXHABU LIREBBIHIMUL-HUSNA WEL-LEDHINE LEM JESTEXHIBU LEHU LEW 'ENNE LEHUM MA FIL-'ERDI XHEMI'EN WE MITHLEHU ME'AHU LAFTEDEW BIHI 'ULA'IKE LEHUM SU'UL-HISABI WE ME'WAHUM XHEHENNEMU WE BI'SEL-MIHADU
C
13:19.
A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
13:19.
Vallë, ai që di se ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt është e vërteta, a është njësoj me atë që është i verbër (ndaj këtij fakti)? Vetëm njerëzit që kuptojnë ia vënë veshin kësaj.
13:19.
A është ai që e di se ajo që të është shpallur nga Zoti yt është e vërtetë si ai që është i verbër? Vetëm ata që kanë mend janë të përkujtuar.
13:19.
'EFEMEN JA'LEMU 'ENNEMA 'UNZILE 'ILEJKE MIN RABBIKEL-HEKKU KEMEN HUWE 'A'MA 'INNEMA JETEDHEKKERU 'ULUL-'ELBABI
C
13:20.
Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
13:20.
Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin;
13:20.
Ata që e përmbushin besëlidhjen e Allahut dhe nuk e thyejnë marrëveshjen,
13:20.
EL-LEDHINE JUFUNE BI'AHDI ELLAHI WE LA JENKUDUNEL-MITHAKA
C
13:21.
Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
13:21.
dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë;
13:21.
Dhe ata që lidhin atë që Allahu ka urdhëruar të lidhet dhe kanë frikë nga Zoti i tyre dhe frikësohen nga një llogari e keqe,
13:21.
WEL-LEDHINE JESILUNE MA 'EMEREL-LAHU BIHI 'EN JUSELE WE JEHSHEWNE REBBEHUM WE JEHAFUNE SU'EL-HISABI
C
13:22.
Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.
13:22.
dhe ata që durojnë për të fituar dashurinë e Zotit të tyre, që falin namazin, që ndajnë fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne dhe, që të keqen, e kthejnë me të mirë. Këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e fundit:
13:22.
Dhe ata që janë të durueshëm, duke kërkuar Fytyrën e Zotit të tyre, dhe falin namazin dhe japin fshehtazi dhe hapur nga ajo që Ne i kemi furnizuar ata, dhe i kthejnë të këqijat me të mira, për ta është fundi i mirë:
13:22.
WEL-LEDHINE SEBERU EBTIGA'E WEXHHI RABBIHIM WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'ENFEKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRAN WE 'ALANIJETEN WE JEDRE'UNE BIL-HESENETI ES-SEJJI'ETE 'ULA'IKE LEHUM 'UKBA ED-DARI
C
13:23.
(përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
13:23.
Xheneti i Adnit, në të cilin do të hyjnë ata dhe besimtarët e ndershëm prej prindërve të tyre, grave dhe pasardhësve të tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo derë (e Xhenetit)
13:23.
Kopshte të begata, ku ata do të hyjnë, dhe ata që ishin të drejtë nga etërit e tyre, bashkëshortët e tyre dhe pasardhësit e tyre. Dhe engjëjt do të hyjnë tek ata nga çdo portë,
13:23.
XHENNATU 'ADNIN JEDHULUNEHA WE MEN SELEHE MIN 'ABA'IHIM WE 'EZWAXHIHIM WE DHURRIJATIHIM WEL-MELA'IKETU JEDHULUNE 'ALEJHIM MIN KULLI BABIN
C
13:24.
(u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.
13:24.
(e do t'u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”
13:24.
Duke thënë: "Paqja qoftë mbi ju për shkak të durimit tuaj. Sa fund i mrekullueshëm është ky vend!"
13:24.
SELAMUN 'ALEJKUM BIMA SEBERTUM FENI'ME 'UKBA ED-DARI
C
13:25.
E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.
13:25.
Sa për ata që shkelin besëlidhjen me Allahun, pasi janë zotuar për atë e, që këpusin lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të ruhen dhe bëjnë çrregullime në Tokë - mbi ta rëndon mallkimi dhe përfundimi i keq!
13:25.
Por ata që e thyejnë besëlidhjen e Allahut pas konfirmimit të saj, dhe e shkëpusin atë që Allahu ka urdhëruar të lidhet, dhe bëjnë shkatërrime në tokë, për ta është mallkimi dhe për ta është një strehë e keqe.
13:25.
WEL-LEDHINE JENKUDUNE 'AHDEL-LAHI MIN BA'DI MITHAKIHI WE JEKTA'UNE MA 'EMEREL-LAHU BIHI 'EN JUSELE WE JUFSIDUNE FIL-'ERDI 'ULA'IKE LEHUMUL-LA'NETU WE LEHUM SU'U ED-DARI
C
13:26.
All-llahu i ofron furnizim me bollëk atij që do dhe ia kufizon (atij që do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).
13:26.
Allahu ia shton furnizimin kujt të dojë dhe ia pakëson kujt të dojë. Jobesimtarët i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi kalimtare.
13:26.
Allahu furnizon me begati kë të dojë dhe e kufizon atë. Dhe ata gëzohen për jetën e kësaj bote, ndërkohë që jeta e kësaj bote, në krahasim me jetën e përtejme, nuk është gjë tjetër veçse kënaqësi e përkohshme.
13:26.
ELLAHU JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U WE JEKDIRU WE FERIHU BIL-HEJETI ED-DUNJA WE MAL-HEJATU ED-DUNJA FIL-'AHIRETI 'ILLA META'UN
C
13:27.
E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: "Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "(Iu shpall Kur'ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqijat e shpie në rrugë të drejtë".
13:27.
Jobesimtarët thonë: “Pse nuk i dërgohet atij (Muhamedit a.s.) një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje ata që Ai do, ndërsa udhëzon në rrugë të drejtë ata që kthehen tek Ai,
13:27.
Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Përse nuk i është zbritur atij një shenjë nga Zoti i tij?" Thuaj: "Me të vërtetë, Allahu lë të humbasë kë të dojë dhe Ai udhëzon drejt Vetvetes ata që kthehen."
13:27.
WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LEWLA 'UNZILE 'ALEJHI 'AJETUN MIN RABBIHI KUL 'INNALL-LLAHE JUDILLU MEN JESHA'U WE JEHDI 'ILEJHI MEN 'ENABE