Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 13:11. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
13:11. Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut. Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç'kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s'kanë asnjë ndihmës.
13:11. Për çdo njeri ka mbikëqyrës përpara tij dhe pas tij që e ruajnë me urdhrin e Allahut. Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetveten. Dhe kur Allahu dëshiron një të keqe për një popull, nuk ka asgjë që mund ta zmbrapsë atë. Dhe ata nuk kanë ndihmës përveç Tij.
13:11. LEHU MU'AKKIBATUN MIN BEJNI JEDEJHI WE MIN HALFIHI JEHFEDHUNEHU MIN 'EMRI ELLAHI 'INNALL-LLAHE LA JUGAJJIRU MA BIKAWMIN HETTA JUGAJJIRU MA BI'ENFUSIHIM WE 'IDHA 'ERADEL-LAHU BIKAWMIN SU'EN FELA MEREDDE LEHU WE MA LEHUM MIN DUNIHI MIN WE E-
C 13:12. Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13:12. Ai jua tregon juve vetëtimën, duke ju bërë të frikësoheni e të shpresoni; është Ai që krijon re të rënda (me shi).
13:12. Ai është që ju tregon vetëtimën për frikë dhe shpresë dhe krijon retë e rënda.
13:12. HUWEL-LEDHI JURIKUMUL-BERKA HAWFEN WE TEMA'AN WE JUNSHI'U ES-SEHABE ETH-THIKALE
C 13:13. Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
13:13. Bubullima e madhëron Atë me falënderim, por edhe engjëjt, nga frika ndaj Tij; Ai i dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë; - dhe ata përsëri diskutojnë për Allahun, ndërkohë që Ai është i ashpër në ndëshkime.
13:13. Dhe bubullima e lavdëron Atë, si dhe engjëjt nga frika e Tij. Dhe Ai dërgon rrufe dhe me të godet kë të dojë. Por ata debatojnë për Allahun, ndërkohë që Ai është i Fortë në forcë.
13:13. WE JUSEBBIHU ER-RA'DU BIHEMDIHI WEL-MELA'IKETU MIN HIFETIHI WE JURSILU ES-SEWA'IKA FEJUSIBU BIHA MEN JESHA'U WE HUM JUXHADILUNE FI ELLAHI WE HUWE SHEDIDUL-MIHALI
C 13:14. Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t'i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t'i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
13:14. Vetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak. Rasti i tyre është si rasti i atij që i zgjat duart tek uji, për t'i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është e kotë.
13:14. Vetëm për Atë është thirrja e vërtetë. Dhe ata që i thërrasin të tjerë përveç Tij, nuk u përgjigjen atyre me asgjë, përveç si ai që shtrin duart drejt ujit për t'ia sjellë gojës, por ai nuk arrin tek ai. Dhe thirrja e jobesimtarëve është vetëm në humbje.
13:14. LEHU DA'WETUL-HEKKI WEL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNIHI LA JESTEXHIBUNE LEHUM BISHEJ'IN 'ILLA KEBASITI KEFFEJHI 'ILAL-MA'I LIJEBLUGA FAHU WE MA HUWE BIBALIGIHI WE MA DU'A'UL-KAFIRINE 'ILLA FI DELALIN
C 13:15. Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
13:15. Allahut i përulet në sexhde gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir, si dhe hijet e tyre i përulen në mëngjes dhe në mbrëmje.
13:15. Dhe Allahut i bie në sexhde çdo gjë që është në qiej dhe në tokë, vullnetarisht ose pavullnetarisht, si dhe hijet e tyre, mëngjes dhe mbrëmje.
13:15. WE LILLEHI JESXHUDU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI TEW'EN WE KERHAN WE DHILALUHUM BIL-GUDUWI WEL-'ASALI
C 13:16. Thuaj: "Kush është Zoti (Krijuesi) i qiejve e i tokës!" Thuaj: "All-llahu!" Thuaj: "A keni pranuar pos Tij zota që nuk kanë mundësi t'i sjellin as dobi e as dëm vetvetes?" Thuaj: "A është i barabartë i verbëri me atë që sheh, ose, a janë të njëjta errësirat me dritën?" A mos i bënë All-llahut shokë (idhuj) e edhe ata zota krijuan si krijoi Ai dhe atyre u është bërë i ngjashëm (i paqartë) krijimi (e nuk po dinë se cili është krijim i Zotit, e cili i idhujve)? Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, Ai është i vetmi ngadhënjyes!"
13:16. Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?” dhe përgjigju: “Allahu!” Thuaj: “A mos vallë, ju zgjidhni për mbrojtës në vend të Tij, ata që nuk mund t'i sjellin vetes as dobi, as dëm?” Thuaj: “A janë të njëjtë i verbëri dhe ai që sheh? Ose a janë njësoj terri dhe drita? Apo ata (idhujtarët) i veshin Allahut ortakë, të cilët krijojnë siç krijon Ai, kështu që krijimi u ngjan i njëjtë atyre (idhujtarëve)?!” Thuaj: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari”.
13:16. Thuaj: "Kush është Zoti i qiejve dhe tokës?" Thuaj: "Allahu." Thuaj: "A keni zgjedhur përveç Tij mbrojtës që nuk mund të sjellin dobi as dëm për veten e tyre?" Thuaj: "A janë të verbërit dhe ata që shohin të barabartë? Apo a janë errësirat dhe drita të barabarta?" Apo ata i kanë bërë Allahut shokë që krijuan si krijimi i Tij, kështu që krijimi i tyre iu duk i ngjashëm atyre? Thuaj: "Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, dhe Ai është i Vetmi, i Plotfuqishmi."
13:16. KUL MEN REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULI ELLAHU KUL 'EFATTEHADHTUM MIN DUNIHI 'EWLIJA'E LA JEMLIKUNE LI'NFUSIHIM NEF'EN WE LA DERRAN KUL HEL JESTEWIL-'A'MA WEL-BESIRU 'EM HEL TESTEWI EDH-DHULUMATU WE EN-NUR 'EM XHE'ALU LILLAHI SHUREKA'E HALEKU KEHALKIHI FETESHABEHEL-HALKU 'ALEJHIM KULI ELLAHU HALIKU KULLI SHEJ'IN WE HUWEL-WAHIDUL-KAHHARU
C 13:17. Ai e lëshon ujin (shiun) nga qielli e sipas madhësisë së tyre rrjedhin përrocka, kurse vala bart mbi vete shkumë të fryer lart. Shkuma e ngjashme është edhe ajo kur shkrihet (metali) në zjarr për të përfituar ndonjë stoli ose ndonjë mjet. Kështu, All-llahu sqaron shembullin e të së vërtetës dhe të pavërtetës. Për sa i përket shkumës (së ujit apo të metaleve), ajo hidhet si mbeturinë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, ajo mbetet në tokë. Kësisoj All-llahu i sjell shembujt.
13:17. Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha bart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo. Kështu, Allahu jep shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës: Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.
13:17. Ai lëshon nga qielli ujë, dhe lumenjtë rrjedhin sipas masës së tyre, dhe uji bart shkumë të fryrë mbi sipërfaqe. Dhe nga ato që ata shkrijë në zjarr për të bërë stoli ose mjete ka gjithashtu një shkumë të ngjashme. Kështu, Allahu krahason të vërtetën dhe të pavërtetën. Sa për shkumën, ajo largohet si mbeturinë; por ajo që i bën dobi njerëzve mbetet në tokë. Kështu Allahu i shpjegon shembujt.
13:17. 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FESALET 'EWDIJETUN BIKADERIHA FAHTEMELE ES-SEJLU ZEBEDEN RABIAN WE MIMMA JUKIDUNE 'ALEJHI FI EN-NARI EBTIGA'E HILJETIN 'EW META'IN ZEBEDUN MITHLUHU KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHUL-HEKKA WEL-BATILE FE'EMMA EZ-ZEBEDU FEJEDH/HEBU XHUFA'EN WE 'EMMA MA JENFA'U EN-NASE FEJEMKUTHU FIL-'ERDI KEDHALIKE JEDRIBU ELLAHUL-'EMTHALE
C 13:18. Atyre që i janë përgjigjur Zotit të tyre u takon shpërblimi më i mirë, ndërsa ata që nuk iu përgjigjën Atij, ata do të japin si kompensim, sikur të ishte e tyre aq shumë sa e gjithë pasuria tokësore edhe një herë aq. Ata kanë llogarinë më të rëndë, vendstrehimi i tyre është xhehennemi që është shtrat i keq.
13:18. Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre, është përgatitur e mira e madhe. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen Atij - sikur të ishte e tyre gjithçka që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, ata do ta sakrifikonin atë (për të shpëtuar). Njerëzve të tillë u është përgatitur llogari e rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i shëmtuar që është ai!
13:18. Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre është e mira. Por ata që nuk i përgjigjen Atij, edhe sikur të kishin gjithçka që është në tokë dhe më shumë me të, ata do ta ofronin atë si shpërblim. Për ta ka një llogari të rëndë, dhe vendbanimi i tyre është Xhehenemi. Sa strehë e keqe është ajo!
13:18. LILLEDHINE ESTEXHABU LIREBBIHIMUL-HUSNA WEL-LEDHINE LEM JESTEXHIBU LEHU LEW 'ENNE LEHUM MA FIL-'ERDI XHEMI'EN WE MITHLEHU ME'AHU LAFTEDEW BIHI 'ULA'IKE LEHUM SU'UL-HISABI WE ME'WAHUM XHEHENNEMU WE BI'SEL-MIHADU
C 13:19. A është i njëjtë ai që e di se ajo që t'u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, si ai që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.
13:19. Vallë, ai që di se ajo që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti yt është e vërteta, a është njësoj me atë që është i verbër (ndaj këtij fakti)? Vetëm njerëzit që kuptojnë ia vënë veshin kësaj.
13:19. A është ai që e di se ajo që të është shpallur nga Zoti yt është e vërtetë si ai që është i verbër? Vetëm ata që kanë mend janë të përkujtuar.
13:19. 'EFEMEN JA'LEMU 'ENNEMA 'UNZILE 'ILEJKE MIN RABBIKEL-HEKKU KEMEN HUWE 'A'MA 'INNEMA JETEDHEKKERU 'ULUL-'ELBABI
C 13:20. Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin.
13:20. Këta janë ata që i përmbahen besëlidhjes me Allahun dhe nuk e prishin premtimin;
13:20. Ata që e përmbushin besëlidhjen e Allahut dhe nuk e thyejnë marrëveshjen,
13:20. EL-LEDHINE JUFUNE BI'AHDI ELLAHI WE LA JENKUDUNEL-MITHAKA
C 13:21. Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.
13:21. dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë;
13:21. Dhe ata që lidhin atë që Allahu ka urdhëruar të lidhet dhe kanë frikë nga Zoti i tyre dhe frikësohen nga një llogari e keqe,
13:21. WEL-LEDHINE JESILUNE MA 'EMEREL-LAHU BIHI 'EN JUSELE WE JEHSHEWNE REBBEHUM WE JEHAFUNE SU'EL-HISABI