Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 13:5. E nëse ti (Muhammed) çuditesh (përse të përgënjeshtrojnë), është edhe më e çuditshme thënia e tyre: "A do të kemi krijim të ri pasi të jemi bërë dhé?" Këta janë ata që mohuan Zotin e tyre, ata do të ndëshkohen me pranga në qafë. Pra, këta janë banues të zjarrit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
13:5. Nëse ti (Muhamed) çuditesh nga idhujtarët, janë vërtet të çuditshme fjalët e tyre: “Vallë, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi vërtet përsëri?!” Këta janë ata që nuk besojnë në Zotin e tyre dhe në qafat e të cilëve do të ketë vargonj; këta janë banorët e Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë.
13:5. Dhe nëse habitesh, atëherë habi është thënia e tyre: "A do të ringjallemi pasi të bëhemi dhe?" Ata janë ata që mohojnë Zotin e tyre dhe ata do të kenë pranga në qafat e tyre, dhe ata janë banorët e Zjarrit. Ata do të jenë aty përgjithmonë.
13:5. WE 'IN TA'XHEB FE'AXHEBUN KAWLUHUM 'E'IDHA KUNNA TURABEN 'E'INNA LEFI HALKIN XHEDIDIN 'ULA'IKEL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM WE 'ULA'IKEL-'EGLALU FI 'A'NAKIHIM WE 'ULA'IKE 'ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C 13:6. E ata prej teje kërkojnë ngutjen e zbatimit të së keqes para të mirës, edhe pse para tyre pati aso dënimesh (por nuk kanë marrë mësim). S'ka dyshim se Zoti yt u falë njerëzve mëkatet e tyre, por s'ka dyshim se Zoti yt është edhe ndëshkues i rreptë.
13:6. Ata të kërkojnë ty me ngut t'u sjellësh të keqen para së mirës, ndonëse para tyre ka pasur shumë dënime shembullore. Zoti yt është Falës për njerëzit pavarësisht gjynaheve të tyre, por, në të vërtetë, Zoti yt është edhe i ashpër në dënim.
13:6. Dhe ata kërkojnë prej teje të përshpejtohet e keqja përpara së mirës, ndërkohë që shumë ndëshkime të ngjashme kanë kaluar para tyre. Me të vërtetë, Zoti yt është Falës ndaj njerëzve për shkak të padrejtësisë së tyre. Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i ashpër në ndëshkim.
13:6. WE JESTA'XHILUNEKE BIS-SEJJI'ETI KABLEL-HESENETI WE KAD HALET MIN KABLIHIMUL-METHULATU WE 'INNE REBBEKE LEDHU MEGFIRETIN LILNNASI 'ALA DHULMIHIM WE 'INNE REBBEKE LESHEDIDUL-'IKABI
C 13:7. Ata, të cilët nuk besuan thonë: "Pse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) ndonjë argument (mrekulli praktike) nga Zoti i tij?" Ti je vetëm qortues. Çdo popull pati udhëzues (pejgamber).
13:7. Jobesimtarët thonë: “Sikur t'i ishte dërguar atij një mrekulli nga Zoti i tij?” Në të vërtetë, ti je vetëm paralajmërues. E, për çdo popull ka udhërrëfyes.
13:7. Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Përse nuk i është zbritur një shenjë nga Zoti i tij?" Ti je vetëm një paralajmërues, dhe për çdo popull ka një udhëzues.
13:7. WE JEKULUL-LEDHINE KEFERU LEWLA 'UNZILE 'ALEJHI 'AJETUN MIN RABBIHI 'INNEMA 'ENTE MUNDHIRUN WE LIKULLI KAWMIN HADIN
C 13:8. All-llahu e di se ç'bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.
13:8. Allahu e di se ç'mbart çdo femër dhe e di sa shkurtohet e sa zgjatet (koha e lindjes). Çdo gjë tek Ai është me masë.
13:8. Allahu e di atë që bart çdo femër dhe atë që zvogëlohet apo shtohet në mitër. Dhe çdo gjë ka një masë te Ai.
13:8. ELLAHU JA'LEMU MA TEHMILU KULLU 'UNTHA WE MA TEGIDUL-'ERHAMU WE MA TEZDADU WE KULLU SHEJ'IN 'INDEHU BIMIKDARIN
C 13:9. Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është i madhëruari e i lartësuari.
13:9. Ai i di gjërat e dukshme dhe të padukshme. Ai është i Madhi, i Larti.
13:9. Ai është i Dituri i të padukshmes dhe të dukshmes, i Madhi dhe i Larti.
13:9. 'ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETIL-KEBIRUL-MUTA'ALI
C 13:10. Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.
13:10. (Për Atë) njëlloj është: si ai prej jush që flet me vete edhe ai që flet me zë të lartë, si ai që fshihet natën edhe ai që ecën ditën.
13:10. Është e njëjtë për Atë, qoftë ai që flet fshehtazi apo ai që flet hapur, dhe ai që fshihet natën apo ecën ditën.
13:10. SEWA'UN MINKUM MEN 'ESERREL-KAWLE WE MEN XHEHERE BIHI WE MEN HUWE MUSTEHFIN BIL-LEJLI WE SARIBUN BIN-NEHARI
C 13:11. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij.
13:11. Njeriu ka përcjellës (engjëj), para tij dhe pas tij, që e mbikëqyrin atë me urdhrin e Allahut. Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç'kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s'kanë asnjë ndihmës.
13:11. Për çdo njeri ka mbikëqyrës përpara tij dhe pas tij që e ruajnë me urdhrin e Allahut. Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetveten. Dhe kur Allahu dëshiron një të keqe për një popull, nuk ka asgjë që mund ta zmbrapsë atë. Dhe ata nuk kanë ndihmës përveç Tij.
13:11. LEHU MU'AKKIBATUN MIN BEJNI JEDEJHI WE MIN HALFIHI JEHFEDHUNEHU MIN 'EMRI ELLAHI 'INNALL-LLAHE LA JUGAJJIRU MA BIKAWMIN HETTA JUGAJJIRU MA BI'ENFUSIHIM WE 'IDHA 'ERADEL-LAHU BIKAWMIN SU'EN FELA MEREDDE LEHU WE MA LEHUM MIN DUNIHI MIN WE E-
C 13:12. Ai është që u shfaq vetëtimën trishtuese (nga ndonjë fatkeqësi), por edhe shpresëdhënëse (për shi), dhe formulon re të dendura.
13:12. Ai jua tregon juve vetëtimën, duke ju bërë të frikësoheni e të shpresoni; është Ai që krijon re të rënda (me shi).
13:12. Ai është që ju tregon vetëtimën për frikë dhe shpresë dhe krijon retë e rënda.
13:12. HUWEL-LEDHI JURIKUMUL-BERKA HAWFEN WE TEMA'AN WE JUNSHI'U ES-SEHABE ETH-THIKALE
C 13:13. Ndërkaq, murmurima e madhëron (Zotin një) me falënderimin (që i takon) e Tij, (e madhërojnë) edhe engjëjt nga droja ndaj Tij. E Ai dërgon rrufetë dhe me ato godet kë të dojë. Ndërsa idhujtarët polemizojnë rreth All-llahut, e Ai është ndëshkues i rreptë.
13:13. Bubullima e madhëron Atë me falënderim, por edhe engjëjt, nga frika ndaj Tij; Ai i dërgon rrufetë dhe godet me to kë të dojë; - dhe ata përsëri diskutojnë për Allahun, ndërkohë që Ai është i ashpër në ndëshkime.
13:13. Dhe bubullima e lavdëron Atë, si dhe engjëjt nga frika e Tij. Dhe Ai dërgon rrufe dhe me të godet kë të dojë. Por ata debatojnë për Allahun, ndërkohë që Ai është i Fortë në forcë.
13:13. WE JUSEBBIHU ER-RA'DU BIHEMDIHI WEL-MELA'IKETU MIN HIFETIHI WE JURSILU ES-SEWA'IKA FEJUSIBU BIHA MEN JESHA'U WE HUM JUXHADILUNE FI ELLAHI WE HUWE SHEDIDUL-MIHALI
C 13:14. Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk u përgjigjen atyre asgjë tjetër, (gjendja e tyre është) vetëm si e atij që shtrin duart (prej së largu) kah uji, që ai (uji) t'i arrijë deri në gojën e tij, por (uji) nuk do t'i arrijë (sepse uji është send i vdekur e nuk kupton për etjen e tij). E lutja e jobesimtarëve (drejtuar pos Zotit) nuk është tjetër vetëm se dështim (kotësi).
13:14. Vetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak. Rasti i tyre është si rasti i atij që i zgjat duart tek uji, për t'i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është e kotë.
13:14. Vetëm për Atë është thirrja e vërtetë. Dhe ata që i thërrasin të tjerë përveç Tij, nuk u përgjigjen atyre me asgjë, përveç si ai që shtrin duart drejt ujit për t'ia sjellë gojës, por ai nuk arrin tek ai. Dhe thirrja e jobesimtarëve është vetëm në humbje.
13:14. LEHU DA'WETUL-HEKKI WEL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNIHI LA JESTEXHIBUNE LEHUM BISHEJ'IN 'ILLA KEBASITI KEFFEJHI 'ILAL-MA'I LIJEBLUGA FAHU WE MA HUWE BIBALIGIHI WE MA DU'A'UL-KAFIRINE 'ILLA FI DELALIN
C 13:15. Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde) edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.
13:15. Allahut i përulet në sexhde gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, me hir a me pahir, si dhe hijet e tyre i përulen në mëngjes dhe në mbrëmje.
13:15. Dhe Allahut i bie në sexhde çdo gjë që është në qiej dhe në tokë, vullnetarisht ose pavullnetarisht, si dhe hijet e tyre, mëngjes dhe mbrëmje.
13:15. WE LILLEHI JESXHUDU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI TEW'EN WE KERHAN WE DHILALUHUM BIL-GUDUWI WEL-'ASALI