Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 12:66. Ai (Jakubi) tha: "Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni". E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: "All-llahu është garantues për këtë që e thamë".
12:66. Ai tha: “Unë kurrsesi nuk do ta dërgoj me ju, derisa të betoheni në Allahun, se do të ma ktheni, me përjashtim të rastit kur ju rrezikon ndonjë e keqe e madhe (të gjithëve).” Kur ata u betuan, ai u tha: “Allahu është dorëzënës për atë që flasim ne.
12:66. Ai tha: "Unë nuk do ta dërgoj atë me ju, derisa të më jepni një zotim solemn për Allahun se do ta ktheni atë tek unë, përveç nëse rrethohet nga ndonjë fatkeqësi." Dhe kur ata i dhanë atij zotimin e tyre, ai tha: "Allahu është Dëshmitar për atë që themi."
12:66. KALE LEN 'URSILEHU ME'AKUM HETTA TU'UTUNI MEWTHIKEN MINEL-LAHI LETE'TUNENI BIHI 'ILLA 'EN JUHATE BIKUM FELEMMA 'ATEWHU MEWTHIKAHUM KALEL-LAHU 'ALA MA NEKULU WE KILUN
C 12:67. Po ai (Jakubi) tha: "O bijt e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i mbështeten ata që besuan.
12:67. O djemtë e mi, mos hyni nga e njëjta portë (e qytetit), por nga porta të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asgjë nga (ajo që ju ka caktuar) Allahu! Se pushteti i përket vetëm Allahut. Tek Ai mbështetem unë dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (tek Allahu)”!
12:67. Dhe tha: "O bijtë e mi, mos hyni nga një portë e vetme, por hyni nga porta të ndryshme. Unë nuk mund t'ju mbroj nga Allahu. Vendimi i takon vetëm Allahut. Tek Ai mbështetem, dhe tek Ai le të mbështeten ata që mbështeten."
12:67. WE KALE JA BENIJE LA TEDHULU MIN BABIN WAHIDIN WE EDHULU MIN 'EBWABIN MUTEFERRIKATIN WE MA 'UGNI 'ANKUM MINEL-LAHI MIN SHEJ'IN 'INIL-HUKMU 'ILLA LILLAHI 'ALEJHI TEWEKKELTU WE 'ALEJHI FELJETEWEKKELIL-MUTEWEKKILUNE
C 12:68. Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t'u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:68. Kur ata hynë (në qytet), ashtu siç i urdhëroi babai i tyre, dëshira e Jakubit u përmbush, por kjo nuk i ndihmoi aspak para caktimit të Allahut. Ai (Jakubi), në të vërtetë, ka qenë dijetar i madh, sepse Ne e kemi mësuar, por shumica e njerëzve nuk e di.
12:68. Kur hynë ashtu siç u urdhëroi babai i tyre, ajo nuk u ndihmoi aspak kundër Allahut, përveç një nevoje në shpirtin e Jakubit që ai e plotësoi. Dhe me të vërtetë, ai ishte me dije për atë që Ne e mësuam, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:68. WE LEMMA DEHALU MIN HEJTHU 'EMEREHUM 'EBUHUM MMA KANE JUGNI 'ANHUM MMINEL-LAHI MIN SHEJ'IN 'ILLA HAXHETEN FI NEFSI JA'KUBE KADAHA WE 'INNEHU LEDHU 'ILMIN LIMA 'ALLEMNAHU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 12:69. E kur hynë te Jusufi, ai (Jusufi) e afroi pranë vete vëllain e vet (Binjaminin) dhe i tha: "Unë jam vëllai yt, e ti mos u pikëllo për atë që ata vepruan!"
12:69. Kur dolën para Jusufit, ky e afroi vëllanë e vet (Beniaminin) dhe i tha: “Unë në fakt jam vëllai yt dhe mos u hidhëro për atë që më bënë vëllezërit tanë!”
12:69. Dhe kur hynë tek Jusufi, ai e strehoi vëllain e tij dhe tha: "Unë jam vëllai yt, prandaj mos u trishto për atë që kanë bërë."
12:69. WE LEMMA DEHALU 'ALA JUSUFE 'AWA 'ILEJHI 'EHAHU KALE 'INNI 'ENA 'EHUKE FELA TEBTE'IS BIMA KANU JA'MELUNE
C 12:70. E kur i pajisi ata me pajimet e tyre, e vuri tasin (gotën) në barrën e vëllait të vet, e pastaj një thirrës thirri: "O ju devexhinj, ju jeni vjedhës!"
12:70. Pasi i furnizoi me ushqimin e nevojshëm, (Jusufi) shtiu një gotë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet e pastaj një lajmëtar thirri: “O karvan, ju jeni vjedhës të vërtetë!”
12:70. Dhe kur i furnizoi me mallrat e tyre, vendosi gotën në barrën e vëllait të tij. Pastaj një lajmëtar thirri: "O karvan, ju jeni hajdutë!"
12:70. FELEMMA XHEHHEZEHUM BIXHEHAZIHIM XHE'ALE ES-SIKAJETE FI REHLI 'EHIHI THUMME 'EDHDHENE MU'UEDHDHINUN 'EJJETUHAL-'IRU 'INNEKUM LESARIKUNE
C 12:71. U kthyen (devexhinjtë) dhe thanë: "Çka keni humbur?"
12:71. Ata u kthyen drejt tyre (e thanë): “Ç'ju ka humbur”?
12:71. Thanë, duke u kthyer nga ata: "Çfarë po humbisni?"
12:71. KALU WE 'EKBELU 'ALEJHIM MADHA TEFKIDUNE
C 12:72. (shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: "Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!"
12:72. Thanë: “Po kërkojmë gotën e mbretit. Kush e sjell atë, ka shpërblim një barrë deveje ushqim. Unë për këtë jam dorëzënës”.
12:72. Ata thanë: "Ne po kërkojmë kupën e mbretit, dhe për atë që e kthen, ka një barrë deveje. Dhe unë jam garantues për këtë."
12:72. KALU NEFKIDU SUWA'AL-MELIKI WE LIMEN XHA'E BIHI HIMLU BA'IRIN WE 'ENA BIHI ZA'IMUN
C 12:73. Ata (vëllezërit e Jusufit) thanë: "Pasha All-llahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur për të bërë shkatërrime në tokë dhe nuk jemi vjedhës!"
12:73. (Vëllezërit e Jusufit) thanë: “Betohemi për Allahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur të bëjmë turbullira në këtë vend dhe nuk jemi vjedhës”.
12:73. Thanë: "Për Allahun, ju e dini se ne nuk kemi ardhur të bëjmë prishje në tokë, dhe ne nuk jemi hajdutë."
12:73. KALU TE-ELLAHI LEKAD 'ALIMTUM MA XHI'NA LINUFSIDE FIL-'ERDI WE MA KUNNA SARIKINE
C 12:74. (shërbëtorët) Thanë: "Nëse jeni gënjeshtarë, çfarë duhet të jetë ndëshkimi i atij (që ka vjedhur)?"
12:74. Ata pyetën: “E cili do të jetë dënimi, nëse ju gënjeni”?
12:74. Ata thanë: "Çfarë do të jetë ndëshkimi i tij nëse gënjeni?"
12:74. KALU FEMA XHEZA'UUHU 'IN KUNTUM KADHIBINE
C 12:75. (vëllezërit) Thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!"
12:75. (Vëllezërit) thanë: “Dënimi për atë, në barrën e të cilit gjendet gota, është që të mbahet peng ai vetë. Kështu i dënojmë ne keqbërësit.”
12:75. Thanë: "Ndëshkimi i tij është që ai, në barrën e të cilit gjendet, të mbahet. Kështu i ndëshkojmë ne keqbërësit."
12:75. KALU XHEZA'UUHU MEN WUXHIDE FI REHLIHI FEHUWE XHEZA'UUHU KEDHALIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE
C 12:76. Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e All-llahut! Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.
12:76. Dhe nisi të kontrollojë barrët e tyre para barrës së vëllait të Jusufit. Pastaj nxori gotën nga barra e vëllait të tij. Kështu, Ne e mësuam Jusufin, që ta bënte këtë dredhi. Ai, sipas ligjit të mbretit nuk mund ta merrte (për skllav) vëllanë e vet, përveç se me vullnetin e Allahut. Ne e ngremë lart atë që duam, e mbi çdo të ditur është një i Gjithëdijshëm.
12:76. Atëherë ai filloi kërkimin me barrët e tyre para barrës së vëllait të tij. Pastaj e nxori atë nga barra e vëllait të tij. Kështu, Ne i bëmë një kurth për të Jusufit. Ai nuk mund ta mbante atë sipas ligjit të mbretit, përveç nëse Allahu do të dëshironte. Ne e lartësojmë kë të duam, dhe mbi çdo të ditur është një i Ditur më i Lartë.
12:76. FEBEDE'E BI'EW'IJETIHIM KABLE WI'A'I 'EHIHI THUMME ESTEHREXHEHA MIN WI'A'I 'EHIHI KEDHALIKE KIDNA LIJUSUFE MA KANE LIJE'HUDHE 'EHAHU FI DINIL-MELIKI 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU NERFA'U DEREXHATIN MEN NESHA'U WE FEWKA KULLI DHI 'ILMIN 'ALIMUN