U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
12:58.
Dhe (pas një kohe) vijnë vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai, e ai i njohtu, ndërsa ata nuk e njihnin.
12:58.
Dhe erdhën vëllezërit e Jusufit e hynë tek ai. Ai i njohu, por ata nuk e njohën.
12:58.
Dhe vëllezërit e Jusufit erdhën dhe hynë tek ai. Ai i njohu ata, por ata nuk e njohën atë.
12:58.
WE XHA'E 'IHWETU JUSUFE FEDEHALU 'ALEJHI FE'AREFEHUM WE HUM LEHU MUNKIRUNE
C
12:59.
E pasi i furnizoi me të gjithë artikujt e nevojshëm (me barë drithi për të cilin kishin ardhur, etj), u tha: "Më sillni një vëlla tuajin që e keni nga baba, a nuk e vëreni se unë vërtet u plotësoj barrën (peshojën) dhe se unë jam mikpritësi më i mirë!"
12:59.
Kur i furnizoi ata me ushqim të nevojshëm, u tha: “Më sillni vëllain tuaj prej babait! A nuk e shihni se unë jua jap masën të plotë dhe jam më i miri mikpritës?
12:59.
Dhe kur i furnizoi me mallrat e tyre, tha: "Më sillni vëllain tuaj nga babai. A nuk e shihni se unë e plotësoj masën dhe jam më i miri nga ata që presin?
12:59.
WE LEMMA XHEHHEZEHUM BIXHEHAZIHIM KALE E'TUNI BI'EHIN LEKUM MIN 'EBIKUM 'ELA TEREWNE 'ENNI 'UFIL-KEJLE WE 'ENA HAJRUL-MUNZILINE
C
12:60.
E nëse nuk ma sillni atë (vëllain), Ju nuk do të merrni tek unë barë drithi (për ushqim), e as mos iu afroni (vendit tim).
12:60.
Nëse nuk ma sillni atë, nuk do të ketë më ushqim për ju dhe mos ejani tek unë”!
12:60.
Por nëse nuk ma sillni atë, atëherë nuk do të ketë më masë për ju nga unë, dhe mos iu afroni më."
12:60.
FE'IN LEM TE'TUNI BIHI FELA KEJLE LEKUM 'INDI WE LA TEKREBUNI
C
12:61.
Ata thanë: "Ne do të përpiqemi për të (për ta marrë) te babai i tij dhe gjithsesi ne do ta bëjmë atë!"
12:61.
Ata thanë: “Ne do të përpiqemi disi, që ta sjellim nga baba i tij dhe do ta bëjmë këtë”.
12:61.
Thanë: "Ne do të përpiqemi të bindim babanë e tij, dhe me të vërtetë, ne do ta bëjmë këtë."
12:61.
KALU SENURAWIDU 'ANHU 'EBAHU WE 'INNA LEFA'ILUNE
C
12:62.
Ai (Jusufi) djelmoshave të tij shërbëtorë u tha: "Vëndojeni mallin e tyre (barrën që e kishin sjellë për të blerë drith) në barrët e tyre, ashtu që kur të kthehen te familja e tyre (t'i hapin barrët) ta njohin, e ndoshta do të kthehen sërish te ne".
12:62.
Jusufi u tha shërbëtorëve të vet: “Ngarkoni barrët në kafshët e tyre e ua fusni brenda paratë! Ata do t'i gjejnë ato, kur të shkojnë te familja e vet, kështu që do të kthehen përsëri te ne”.
12:62.
Dhe ai u tha shërbëtorëve të tij: "Vendosni mallin e tyre në barrat e tyre, që ata ta njohin atë kur të kthehen te familjet e tyre, që ndoshta ata të kthehen."
12:62.
WE KALE LIFITJANIHI EXH'ALU BIDA'ATEHUM FI RIHALIHIM LE'ALLEHUM JA'RIFUNEHA 'IDHA ENKALEBU 'ILA 'EHLIHIM LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C
12:63.
E kur u kthyen te babai i tyre thanë "O baba ynë, po na ndalohet barra (drithi), lejoni të vijë me ne vëllai ynë (Binjamini) që të marrim ushqim, e ne do ta ruajmë atë (nga çdo e keqe)".
12:63.
Kur u kthyen te babai i tyre, ata thanë: “O ati ynë! Nuk do të na japin më ushqim. Prandaj dërgoje me ne vëllain tonë, që të mund të marrim ushqim; të sigurojmë se ne do ta ruajmë atë!”
12:63.
Kur u kthyen te babai i tyre, thanë: "O babai ynë, masa na është ndaluar. Prandaj, dërgoje vëllain tonë me ne, që të marrim masën, dhe me të vërtetë, ne do ta ruajmë atë."
12:63.
FELEMMA REXHA'U 'ILA 'EBIHIM KALU JA 'EBANA MUNI'A MINNAL-KEJLU FE'ERSIL ME'ANA 'EHANA NEKTEL WE 'INNA LEHU LEHAFIDHUNE
C
12:64.
Ai (Jakubi) tha: "A t'ju besoj për këtë, vetëm sikurse u besova më parë për vëllain e tij (Jusufin), po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve".
12:64.
Ai u tha: “A mos vallë t'jua besoj juve, ashtu siç jua pata besuar më parë vëllanë e tij? Allahu është Ruajtësi më i mirë dhe Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve”!
12:64.
Ai tha: "A duhet t'ju besoj për të, siç ju besova për vëllain e tij më parë? Por Allahu është më i miri për të ruajtur, dhe Ai është më i mëshirshmi nga mëshiruesit."
12:64.
KALE HEL 'AMENUKUM 'ALEJHI 'ILLA KEMA 'EMINTUKUM 'ALA 'EHIHI MIN KABLU FE-ELLAHU HAJRUN HAFIDHEN WE HUWE 'ERHEMU ER-RAHIMINE
C
12:65.
E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: "O ati ynë, çka duam më tepër, qe, ky është malli ynë që na u kthye, do ta furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)".
12:65.
Kur i çelën barrët e tyre dhe gjetën të hollat e tyre, që ua kishin kthyer, ata thanë: “O ati ynë! Ç'duam më tepër? Këto janë gjërat tona; na janë kthyer. Ne do ta furnizojmë familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje (ushqim), e kjo është barrë e lehtë.”
12:65.
Dhe kur hapën barrat e tyre, gjetën mallin e tyre që u ishte kthyer atyre. Thanë: "O babai ynë, çfarë mund të dëshirojmë tjetër? Ja, malli ynë na është kthyer. Prandaj, ne do të furnizojmë familjen tonë dhe do të ruajmë vëllain tonë, dhe do të marrim një masë shtesë. Kjo është një masë e lehtë."
12:65.
WE LEMMA FETEHU META'AHUM WE XHEDU BIDA'ATEHUM RUDDET 'ILEJHIM KALU JA 'EBANA MA NEBGI HEDHIHI BIDA'ATUNA RUDDET 'ILEJNA WE NEMIRU 'EHLENA WE NEHFEDHU 'EHANA WE NEZDADU KEJLE BA'IRIN DHALIKE KEJLUN JESIRUN
C
12:66.
Ai (Jakubi) tha: "Unë kurrsesi nuk e dërgoj atë me ju, derisa të ma jepni besën (e fortë) në All-llahun, se gjithsesi do të ma ktheni atë mua, përveç nëse u diktojnë rrethanat e nuk mundeni". E kur ata ia dhanë besën (u betuan), ai tha: "All-llahu është garantues për këtë që e thamë".
12:66.
Ai tha: “Unë kurrsesi nuk do ta dërgoj me ju, derisa të betoheni në Allahun, se do të ma ktheni, me përjashtim të rastit kur ju rrezikon ndonjë e keqe e madhe (të gjithëve).” Kur ata u betuan, ai u tha: “Allahu është dorëzënës për atë që flasim ne.
12:66.
Ai tha: "Unë nuk do ta dërgoj atë me ju, derisa të më jepni një zotim solemn për Allahun se do ta ktheni atë tek unë, përveç nëse rrethohet nga ndonjë fatkeqësi." Dhe kur ata i dhanë atij zotimin e tyre, ai tha: "Allahu është Dëshmitar për atë që themi."
12:66.
KALE LEN 'URSILEHU ME'AKUM HETTA TU'UTUNI MEWTHIKEN MINEL-LAHI LETE'TUNENI BIHI 'ILLA 'EN JUHATE BIKUM FELEMMA 'ATEWHU MEWTHIKAHUM KALEL-LAHU 'ALA MA NEKULU WE KILUN
C
12:67.
Po ai (Jakubi) tha: "O bijt e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i All-llahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëm i All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t'i mbështeten ata që besuan.
12:67.
O djemtë e mi, mos hyni nga e njëjta portë (e qytetit), por nga porta të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asgjë nga (ajo që ju ka caktuar) Allahu! Se pushteti i përket vetëm Allahut. Tek Ai mbështetem unë dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (tek Allahu)”!
12:67.
Dhe tha: "O bijtë e mi, mos hyni nga një portë e vetme, por hyni nga porta të ndryshme. Unë nuk mund t'ju mbroj nga Allahu. Vendimi i takon vetëm Allahut. Tek Ai mbështetem, dhe tek Ai le të mbështeten ata që mbështeten."
12:67.
WE KALE JA BENIJE LA TEDHULU MIN BABIN WAHIDIN WE EDHULU MIN 'EBWABIN MUTEFERRIKATIN WE MA 'UGNI 'ANKUM MINEL-LAHI MIN SHEJ'IN 'INIL-HUKMU 'ILLA LILLAHI 'ALEJHI TEWEKKELTU WE 'ALEJHI FELJETEWEKKELIL-MUTEWEKKILUNE
C
12:68.
Dhe ata hynë ashtu si i porositi babai i tyre, po ajo nuk ishte gjë që do t'u ndihmonte asgjë nga caktimi i All-llahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për të, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:68.
Kur ata hynë (në qytet), ashtu siç i urdhëroi babai i tyre, dëshira e Jakubit u përmbush, por kjo nuk i ndihmoi aspak para caktimit të Allahut. Ai (Jakubi), në të vërtetë, ka qenë dijetar i madh, sepse Ne e kemi mësuar, por shumica e njerëzve nuk e di.
12:68.
Kur hynë ashtu siç u urdhëroi babai i tyre, ajo nuk u ndihmoi aspak kundër Allahut, përveç një nevoje në shpirtin e Jakubit që ai e plotësoi. Dhe me të vërtetë, ai ishte me dije për atë që Ne e mësuam, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:68.
WE LEMMA DEHALU MIN HEJTHU 'EMEREHUM 'EBUHUM MMA KANE JUGNI 'ANHUM MMINEL-LAHI MIN SHEJ'IN 'ILLA HAXHETEN FI NEFSI JA'KUBE KADAHA WE 'INNEHU LEDHU 'ILMIN LIMA 'ALLEMNAHU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE