U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
12:47.
Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lereni në kallinj, përveç një pakice nga e cila do të hani.
12:47.
(Jusufi) tha: “Do të mbillni shtatë vjet rresht. Prodhimin që do të korrni lëreni në kallinj, përveç një pakice që do t'ju shërbejë për të ngrënë,
12:47.
Ai tha: "Do të mbillni për shtatë vite me radhë, si zakonisht. Dhe atë që korrni, lëreni në kallinjtë e tij, përveç një pakice që do të hani.
12:47.
KALE TEZRA'UNE SEB'A SININE DE'EBEN FEMA HESEDTUM FEDHERUHU FI SUNBULIHI 'ILLA KALILAN MIMMA TE'KULUNE
C
12:48.
Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do ta hanë atë që e keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për farë).
12:48.
sepse pastaj do të vijnë shtatë vite të thata, të cilat do t'i harxhojnë ato që i keni ruajtur ju, përveç një pakice që mund të kurseni.
12:48.
Pastaj do të vijnë pas kësaj shtatë vite të vështira që do të konsumojnë atë që keni ruajtur për to, përveç një pakice që do të ruani.
12:48.
THUMME JE'TI MIN BA'DI DHALIKE SEB'UN SHIDADUN JE'KULNE MA KADDEMTUM LEHUNNE 'ILLA KALILEN MIMMA TUHSINUNE
C
12:49.
Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjithësi)".
12:49.
Pastaj, pas këtyre do të vijë një vit plot shi për njerëzit, vit në të cilin ata do të shtrydhin (rrush, etj.).”
12:49.
Pastaj, pas kësaj, do të vijë një vit në të cilin njerëzit do të kenë shi të bollshëm dhe në të cilin do të shtypin lëngje."
12:49.
THUMME JE'TI MIN BA'DI DHALIKE 'AMUN FIHI JUGATHU EN-NASU WE FIHI JA'SIRUNE
C
12:50.
E mbreti tha: "Ma sillni mua atë (Jusufin)!" Dhe kur i shkoi atij (Jusufi) i dërguari (i mbretit), ai itha: "Kthehu te zotëriu yt dhe pyete atë: Ç'është puna e grave që i prenë duart e tyre? Vërtet, Zoti im e di shumë mirë dredhinë e tyre".
12:50.
Mbreti tha: “Sillmani atë!” Kur (Jusufit) i erdhi i dërguari, ai i tha: “Kthehu te mbreti yt e pyete: ç'patën ato gra që prenë duart e veta?” Me të vërtetë, Zoti im i di dredhitë e tyre”!
12:50.
Dhe mbreti tha: "Sillni atë tek unë." Por kur i dërguari erdhi te ai, ai tha: "Kthehu te zotëria yt dhe pyete atë për çështjen e grave që i prenë duart e tyre. Me të vërtetë, Zoti im e di kurthin e tyre."
12:50.
WE KALEL-MELIKU E'TUNI BIHI FELEMMA XHA'EHU ER-RESULU KALE ERXHI' 'ILA RABBIKE FAS'ELHU MA BALU EN-NISWETIL-LATI KATTA'NE 'EJDIJEHUNNE 'INNE RABBI BIKEJDIHINNE 'ALIMUN
C
12:51.
Ai (mbreti) tha: "Çka ishte puna juaj kur ju vetë e dëshiruat (iu vërsulët) Jusufin?" Ato thanë: "Zoti na ruajt, ne nuk dimë ndaj tij asnjë të keqe!" Gruaja e ministrit tha: "Tash doli në shesh e vërteta, e unë iu vërsula atij me dashuri, e ai është nga të drejtit!"
12:51.
Mbreti u tha (grave): “Si qe puna juaj kur deshët ta joshnit Jusufin?”. Ato thanë: “Allahu na ruajt! Ne nuk dimë asgjë të keqe për atë”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Unë u përpoqa që ta joshja atë; ai është vërtet njeri i drejtë”.
12:51.
Ai tha: "Çfarë ishte çështja juaj kur tentuat ta joshni Jusufin?" Thanë: "Allahu na ruajt! Ne nuk dimë asnjë të keqe për të." Gruaja e zotërisë tha: "Tani e vërteta është e qartë! Unë tentova ta josh atë, dhe me të vërtetë, ai është nga të sinqertët."
12:51.
KALE MA HATBUKUNNE 'IDH RAWEDTTUNNE JUSUFE 'AN NEFSIHI KULNE HASHE LILLAHI MA 'ALIMNA 'ALEJHI MIN SU'IN KALETI EMRE'ETUL-'AZIZIL-'ANE HESHESEL-HEKKU 'ENA RAWEDTTUHU 'AN NEFSIHI WE 'INNEHU LEMINE ES-SADIKINE
C
12:52.
"Këtë (e bëra thotë Jusufi) për ta ditur ai (ministri) se unë nuk e tradhtova tinëzisht dhe së vërtet All-llahu nuk realizon dredhinë e tradhtarëve.
12:52.
(Jusufi) tha: “(E kërkova këtë hetim) që ta dijë ai, se unë nuk e kam tradhtuar gjatë kohës së mungesës së tij. Vërtet, Allahu nuk u jep fund të mirë dredhive të tradhtarëve.
12:52.
(Jusufi tha:) "Kjo, që ai të dijë se unë nuk e tradhtova atë në fshehtësi dhe se Allahu nuk udhëzon kurthin e tradhtarëve.
12:52.
DHALIKE LIJA'LEME 'ENNI LEM 'EHUNHU BIL-GAJBI WE 'ENNEL-LAHE LA JEHDI KEJDEL-HA'ININE
C
12:53.
Unë nuk e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zoti im është që falë e mëshiron shumë.
12:53.
Unë nuk e shfajësoj veten, sepse shpirti (i njeriut) është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirë-plotë”.
12:53.
Dhe unë nuk e çliroj veten time nga faji, sepse me të vërtetë, shpirti nxit fuqimisht drejt së keqes, përveç atij mbi të cilin Zoti im ka mëshirë. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirues."
12:53.
WE MA 'UBERRI'U NEFSI 'INNE EN-NEFSE LE'EMMARETUN BIS-SU'I 'ILLA MA REHIME RABBI 'INNE RABBI GAFURUN REHIMUN
C
12:54.
Mbreti tha: "Ma sillni mua atë, thjeshtë ta veçoj për veten time!" (Ia sollën Jusufin) E pasi që bisedoi me të tha: "Tash ti ke te na pozitë dhe je i besueshëm".
12:54.
Mbreti tha: “Ma sillni atë, do ta marr pranë vetes.” Pasi bisedoi me të, i tha: “Qysh sot, ti ke pozitë të lartë dhe je i besuar.”
12:54.
Dhe mbreti tha: "Silleni atë tek unë, që ta marr për vete." Dhe kur bisedoi me të, tha: "Me të vërtetë, sot ti je i vendosur tek ne në një pozitë të lartë dhe të besueshme."
12:54.
WE KALEL-MELIKU E'TUNI BIHI 'ESTEHLISHU LINEFSI FELEMMA KELLEMEHU KALE 'INNEKEL-JEWME LEDEJNA MEKINUN 'EMINUN
C
12:55.
Ai (Jusufi) tha: "Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm".
12:55.
(Jusufi) i tha: “Më cakto përgjegjës të depove të vendit, sepse unë jam ruajtës dhe njohës (i mirë i këtyre punëve)”.
12:55.
Ai tha: "Më cakto mbi depot e tokës. Me të vërtetë, unë jam mbikëqyrës i mirë dhe i ditur."
12:55.
KALE EXH'ALNI 'ALA HAZA'INIL-'ERDI 'INNI HEFIDHUN 'ALIMUN
C
12:56.
Dhe kështu Ne Jusufit i dhamë pozitë në vend (në Egjipt) zinte vend aty ku dëshironte. Ne e pajisim me të mirat tona atë që duam, e Ne nuk ua humbim shpërblimin punëmirëve.
12:56.
Dhe kështu, Ne i dhamë Jusufit pozitë në atë vend dhe ai kishte çfarë të dëshironte. Ne e shpërblejmë me mëshirën Tonë, kë të duam dhe, punëmirëve nuk ua humbim shpërblimin.
12:56.
Dhe kështu Ne e vendosëm Jusufin në tokë, për të jetuar aty ku ai dëshironte. Ne i japim mëshirën Tonë kujt të duam, dhe Ne nuk e humbim shpërblimin e atyre që bëjnë mirë.
12:56.
WE KEDHELIKE MEKKENNA LIJUSUFE FIL-'ERDI JETEBEWWE'U MINHA HEJTHU JESHA'U NUSIBU BIREHMETINA MEN NESHA'U WE LA NUDI'U 'EXHREL-MUHSININE
C
12:57.
Po shpërblimi i botës tjetër, gjithsesi është shumë më i mirë për ata që besuan dhe ata që u frikësuan dhe u ruajtën.
12:57.
Ndërsa shpërblimi i jetës tjetër është më i mirë për ata që besojnë dhe e kanë frikë Allahun.
12:57.
Dhe shpërblimi i jetës së përtejme është më i mirë për ata që besojnë dhe janë të devotshëm.
12:57.
WE LE'EXHRUL-'AHIRETI HAJRUN LILLEDHINE 'AMENU WE KANU JETTEKUNE