Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 12:12. Dërgoje nesër atë me ne, le të hajë pemë dhe le të luajë me siguri do ta ruajmë atë".
12:12. Dërgoje nesër me ne që të argëtohet dhe të luajë. Të sigurojmë se do ta ruajmë.”
12:12. Dërgoje atë nesër me ne që të kënaqet dhe të luajë, dhe me të vërtetë, ne do ta ruajmë atë."
12:12. 'ERSILHU ME'ANA GADEN JERTA' WE JEL'AB WE 'INNA LEHU LEHAFIDHUNE
C 12:13. Ai tha: "Unë mallëngjehem po të vijë me ju, e edhe kam frikë se do ta hajë ujku, kur mungon kujdesi juaj për të".
12:13. (Babai) tha: “Unë brengosem po ta merrni dhe kam frikë se mos do ta hajë ujku, ndërkohë që ju s'do ta keni mendjen tek ai.”
12:13. Ai tha: "Me të vërtetë, më trishton që ta merrni atë dhe unë frikësohem se ndonjë ujk do ta hajë atë ndërkohë që ju jeni të pavëmendshëm ndaj tij."
12:13. KALE 'INNI LEJEHZUNUNI 'EN TEDH/HEBU BIHI WE 'EHAFU 'EN JE'KULEHU EDH-DHI'BU WE 'ENTUM 'ANHU GAFILUNE
C 12:14. Ata thanë: "Për Zotin, nëse e ha ujku, e duke qenë ne grup kaq i fortë, atëherë ne mos qofshim fare!"
12:14. Ata thanë: “Si do ta hajë ujku, kur ne jemi një grup i fortë! Atëherë, me të vërtetë që ne do të ishim të humbur”.
12:14. Thanë: "Nëse një ujk e ha atë, ndërkohë që ne jemi një grup i fortë, atëherë me të vërtetë, ne do të ishim humbës."
12:14. KALU LE'IN 'EKELEHU EDH-DHI'BU WE NEHNU 'USBETUN 'INNA 'IDHEN LEHASIRUNE
C 12:15. Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpallëm: "Ti do t'i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha t'ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)".
12:15. Pasi e morën, vendosën që ta hidhnin në fund të një pusi dhe Ne i shpallëm Jusufit: “Ti do t'i lajmërosh ata për këtë vepër, pa e vënë re ata (që ti je Jusufi).”
12:15. Kështu, kur e çuan atë dhe ranë dakord ta hedhin në fund të pusit, Ne i shpallëm atij: "Me të vërtetë, ti do t'i tregosh atyre për këtë çështje të tyre kur ata nuk do të jenë të vetëdijshëm."
12:15. FELEMMA DHEHEBU BIHI WE 'EXHMA'U 'EN JEXH'ALUHU FI GAJABETIL-XHUBBI WE 'EWHEJNA 'ILEJHI LETUNEBBI'ENNEHUM BI'EMRIHIM HADHA WE HUM LA JESH'URUNE
C 12:16. E në mbrëmje erdhën duke qarë te babai i tyre.
12:16. Dhe në mbrëmje ata shkuan te babai i tyre, duke qarë.
12:16. Dhe ata erdhën te babai i tyre në mbrëmje, duke qarë.
12:16. WE XHA'U 'EBAHUM 'ISHA'EN JEBKUNE
C 12:17. Thanë: "O babai ynë, ne shkuam të bëjmë gara, e Jusufin e lamë te teshat tona dhe atë e kishte ngrënë ujku. Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë!"
12:17. Thanë: “O babai ynë, ne shkuam të vrapojmë e Jusufin e lamë te rrobat tona, andaj e hëngri ujku. Por ti nuk na beson, edhe pse themi të vërtetën”.
12:17. Thanë: "O babai ynë, ne shkuam të garojmë dhe e lamë Jusufin pranë sendeve tona, dhe ujku e hëngri atë. Por ti nuk do të na besosh, edhe nëse jemi të sinqertë."
12:17. KALU JA 'EBANA 'INNA DHEHEBNA NESTEBIKU WE TEREKNA JUSUFE 'INDE META'INA FE'EKELEHU EDH-DHI'BU WE MA 'ENTE BIMU'UMININ LENA WE LEW KUNNA SADIKINE
C 12:18. E erdhën (i sollën) e në këmishën e tij me gjak të rrejshëm. Ai tha: "Jo, (nuk e ka ngrënë ujku), por epshet tuaja ua hijeshuan punën. Halli im është: durim i mirë. All-llahu është nga i cili kërkohet ndihmë për këtë që përshkruani ju".
12:18. Dhe sollën këmishën e tij të përgjakur, me gjak të rremë. Ai tha: “Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka (tjetër nga sa thoni). Por, durim! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju”.
12:18. Dhe ata i sollën këmishën e tij të njollosur me gjak të rremë. Ai tha: "Jo, shpirtrat tuaj ju kanë mashtruar për një çështje. Prandaj, durimi është i bukur. Dhe Allahu është Ai që ndihmohet për atë që përshkruani."
12:18. WE XHA'U 'ALA KAMISIHI BIDEMIN KEDHIBIN KALE BEL SEWWELET LEKUM 'ENFUSUKUM 'EMREN FESEBRUN XHEMILUN WEL-LAHUL-MUSTA'ANU 'ALA MA TESIFUNE
C 12:19. Dhe atypari kaloi një grup udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe një djalosh!" Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë se ç'vepronin ata.
12:19. (Ndërkohë në pus) erdhi një karvan. Ata dërguan ujëmbartësin e vet dhe ai lëshoi kovën e tij dhe thirri: “O sa gëzim! Qenka një djalë!” Ata e fshehën atë si plaçkë tregtie, por Allahu e dinte mirë çfarë bënin ata.
12:19. Dhe erdhi një karvan dhe ata dërguan furnizuesin e tyre të ujit, dhe ai e uli kovën e tij. Ai tha: "O sa lajm i mirë! Këtu është një djalë!" Dhe ata e fshehën atë si një mall. Dhe Allahu e di mirë atë që bëjnë.
12:19. WE XHA'ET SEJJARETUN FE'ERSELU WE ERIDEHUM FE'EDLA DELWEHU KALE JA BUSHRA HADHA GULAMUN WE 'ESERRUHU BIDA'ATEN WEL-LAHU 'ALIMUN BIMA JA'MELUNE
C 12:20. Dhe e shitën atë (Jusufin) për një çmim të vogël, për disa dirhemë (masë argjendi) të numëruar, sepse në mesin e tyre pati asish që nuk lakmuan (për çmim më të lartë).
12:20. Ata e shitën Jusufin me një çmim të ulët, veç disa grosh, pa pasur fare lakmi (për para).
12:20. Dhe ata e shitën atë për një çmim të ulët, disa dirhemë të numëruar. Dhe ata nuk ndjenin shumë interes për të.
12:20. WE SHEREWHU BITHEMENIN BEHSIN DERAHIME MA'DUDETIN WE KANU FIHI MINE EZ-ZAHIDINE
C 12:21. E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së vet: "Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t'ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!" Ja, kështu (sikurse e shpëtuam nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndrra. All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).
12:21. Një njeri nga Egjipti që e bleu, i tha gruas së vet: “Bëja të këndshëm qëndrimin këtu. Ndoshta do të na shërbejë ose do ta birësojmë!” Dhe kështu, Ne e vendosëm Jusufin në atë tokë të bukur dhe i mësuam shpjegimin e ëndrrave. Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:21. Dhe ai nga Egjipti që e bleu atë i tha gruas së tij: "Bëji atij një banim të mirë. Ndoshta ai do të na sjellë dobi ose do ta marrim si bir." Kështu, Ne e vendosëm Jusufin në tokë, që ta mësonim atë interpretimin e ëndrrave. Dhe Allahu është i Plotfuqishëm për të realizuar urdhrin e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
12:21. WE KALEL-LEDHI ESHTERAHU MIN MISRE LI'IMRE'ETIHI 'EKRIMI METHWAHU 'ASA 'EN JENFE'ANA 'EW NETTEHIDHEHU WELEDEN WE KEDHELIKE MEKKENNA LIJUSUFE FIL-'ERDI WE LINU'ALLIMEHU MIN TE'WILIL-'EHADITHI WEL-LAHU GALIBUN 'ALA 'EMRIHI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 12:22. E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.
12:22. Kur Jusufi arriti moshën e pjekurisë, Ne i dhamë aftësinë e të gjykuarit dhe dituri. Kështu i shpërblejmë Ne punëmirët.
12:22. Dhe kur ai arriti pjekurinë, Ne i dhamë atij urtësi dhe dije. Dhe kështu Ne i shpërblejmë ata që bëjnë mirë.
12:22. WE LEMMA BELEGA 'ESHUDDEHU 'ATEJNAHU HUKMEN WE 'ILMAN WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUHSININE