Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 10:103. E Ne pastaj i shpëtojmë të dërguarit tanë edhe ata që besuan. Ja kështu është detyrë e Jona, t'i shpëtojmë besimtarët.
10:103. Pastaj, Ne do t'i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që kanë besuar. Kështu, është detyra Jonë që t'i shpëtojmë besimtarët.
10:103. Pastaj Ne i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që kanë besuar. Kështu, është obligim për Ne t'i shpëtojmë besimtarët.
10:103. THUMME NUNEXHXHI RUSULENA WEL-LEDHINE 'AMENU KEDHALIKE HEKKEN 'ALEJNA NUNXHIL-MU'UMININE
C 10:104. Thuaj: "O ju njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk adhuroj ata që ju adhuroni pos All-llahut, por adhuroj All-llahun që u jepë vdekjen (ashtu si u ka dhënë jetën), dhe jam i urdhëruar të jem besimtar (i Zotit një).
10:104. Thuaj: “O njerëz, nëse ju dyshoni në fenë time, unë nuk do t'i adhuroj ato, që ju i adhuroni në vend të Allahut, por do të adhuroj vetëm Allahun, i Cili do t'ju bëjë të vdisni. Unë jam urdhëruar të jem nga ata që besojnë.
10:104. Thuaj: "O njerëz, nëse jeni në dyshim për fenë time, atëherë unë nuk adhuroj ata që ju adhuroni përveç Allahut, por unë adhuroj Allahun që ju merr shpirtin. Dhe unë jam urdhëruar të jem prej besimtarëve."
10:104. KUL JA 'EJJUHA EN-NASU 'IN KUNTUM FI SHEKKIN MIN DINI FELA 'A'BUDUL-LEDHINE TA'BUDUNE MIN DUNI ELLAHI WE LEKIN 'A'BUDU ELLAHEL-LEDHI JETEWEFFAKUM WE 'UMIRTU 'EN 'EKUNE MINEL-MU'UMININE
C 10:105. Dhe (jam i urdhëruar): Përqëndrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë, e mos u bë nga idhujtarët!
10:105. Dhe (më është thënë): 'Bëhu i sinqertë në fe dhe kurrsesi mos u bëj nga idhujtarët.
10:105. Dhe drejtohu në mënyrë të drejtë drejt fesë dhe mos u bëj nga ata që i bëjnë shok Allahut.
10:105. WE 'EN 'EKIM WEXHHEKE LILDDINI HENIFEN WE LA TEKUNENNE MINEL-MUSHRIKINE
C 10:106. Dhe mos lut tjetërkë pos All-llahut, ndonjë (idhull) që nuk të sjellë as dobi as dëm, e nëse e bën atë, dije se i ke bërë padrejt vetvetes.
10:106. Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës.”
10:106. Dhe mos thirr tjetër përveç Allahut, që nuk të sjell as dobi as dëm. Nëse bën kështu, atëherë me siguri do të jesh nga keqbërësit.
10:106. WE LA TED'U MIN DUNI ELLAHI MA LA JENFA'UKE WE LA JEDURRUKE FE'IN FE'ALTE FE'INNEKE 'IDHEN MINE EDH-DHALIMINE
C 10:107. Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s'mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s'ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të atë që do nga robtë e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë.
10:107. Nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij e, nëse Ai do të të bëjë ndonjë të mirë, s'ka kush që ta pengojë mirësinë e Tij. Ai ia jep atë mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij. Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.
10:107. Dhe nëse Allahu të prek me një të keqe, askush nuk mund ta largojë atë përveç Tij. Dhe nëse Ai të dëshiron një të mirë, askush nuk mund ta ndalojë begatinë e Tij. Ai ia jep atë kujt të dojë prej robërve të Tij. Dhe Ai është Falës dhe Mëshirues.
10:107. WE 'IN JEMSESKEL-LAHU BIDURRIN FELA KASHIFE LEHU 'ILLA HUWE WE 'IN JURIDKE BIHAJRIN FELA RADDE LIFEDLIHI JUSIBU BIHI MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
C 10:108. Thuaj: "O ju njerëz, juve ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj, e kush merr rrugën e drejtë, ai e ka vetëm për veten e vet, ndërsa kush e merr të shtrembërën, ai e ka humbur veten. Unë nuk jam roje e juaj!"
10:108. Thuaj: “O njerëz, ju erdhi e Vërteta nga Zoti juaj. Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar për dobinë e vet dhe kush e humb rrugën e drejtë, ka humbur në dëmin e vet, ndërsa unë nuk jam mbikëqyrësi juaj”.
10:108. Thuaj: "O njerëz, e vërteta ju ka ardhur nga Zoti juaj. Kush udhëzohet, udhëzohet për veten e tij, dhe kush devijon, devijon kundër vetes së tij. Dhe unë nuk jam mbikëqyrës mbi ju."
10:108. KUL JA 'EJJUHA EN-NASU KAD XHA'EKUMUL-HEKKU MIN RABBIKUM FEMENI EHTEDA FE'INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FE'INNEMA JEDILLU 'ALEJHA WE MA 'ENA 'ALEJKUM BIWEKILIN
C 10:109. Ti ec pas asaj që të shpallet dhe bëhu i durueshëm derisa All-llahu të gjykojë. Ai është më i miri i gjykatësve!
10:109. Zbatoje atë që të është shpallur ty dhe duro derisa të gjykojë Allahu, se Ai është Gjykatësi më i mirë!
10:109. Dhe ndiq atë që të shpallet dhe bëj durim derisa Allahu të gjykojë, dhe Ai është gjykatësi më i mirë.
10:109. WE ETTEBI' MA JUHA 'ILEJKE WE ESBIR HETTA JEHKUMEL-LAHU WE HUWE HAJRUL-HAKIMINE
C 11:1. Elif, Lam, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.
11:1. Elif Lám Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.
11:1. Elif, Lam, Ra. Kjo është një Libër, ajetet e të cilit janë bërë të forta dhe më pas janë shpjeguar nga një i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
11:1. 'ELIF-LAM-RA KITABUN 'UHKIMET 'AJATUHU THUMME FUSSILET MIN LEDUN HEKIMIN HABIRIN
C 11:2. Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut. Unë jam (dërguar) nga Ai, qortues e përgëzues për ju.
11:2. Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të mirë prej Tij,
11:2. Adhuroni vetëm Allahun. Unë jam për ju një paralajmërues dhe përgëzues nga Ai.
11:2. 'ELLA TA'BUDU 'ILLALLAHE 'INNENI LEKUM MINHU NEDHIRUN WE BESHIRUN
C 11:3. E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t'ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe.
11:3. (që ju porosis) të kërkoni falje nga Zoti juaj e të ktheheni tek Ai me pendesë. Ai do t'ju japë të shijoni kënaqësi të bukura deri në afatin e caktuar dhe do t'i japë çdo të miri shpërblimin e merituar. E, nëse ktheni shpinën, unë i frikësohem dënimit tuaj në Ditën e Madhe.
11:3. Dhe kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai, që t'ju japë një përfundim të mirë deri në një kohë të caktuar dhe të japë begati për ata që janë me virtyte të larta. Por nëse ia ktheni shpinën, atëherë unë i frikësohem dënimit të një dite të madhe.
11:3. WE 'ENI ESTEGFIRU REBBEKUM THUMME TUBU 'ILEJHI JUMETTI'KUM META'EN HESENAN 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN WE JU'UTI KULLE DHI FEDLIN FEDLEHU WE 'IN TEWELLEW FE'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM 'ADHABE JEWMIN KEBIRIN
C 11:4. Se kthimi i juaj është vetëm te All-llahu, Ai ka fuqi për çdo send.
11:4. Tek Allahu do të ktheheni; Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!
11:4. Te Allahu do të ktheheni, dhe Ai ka pushtet mbi çdo gjë.
11:4. 'ILA ELLAHI MERXHI'UKUM WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN