U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
10:78.
Ata thanë: "Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për t'ju mbetur juve dyve madhështia në tokë? Po ne nuk ju besojmë juve dyve".
10:78.
Ndërsa ata thanë: “A mos ke ardhur të na kthesh nga ajo (rrugë), ku i kemi gjetur etërit tanë e, ju të dyve, t'ju takojë pushteti në Tokë? E pra, ne nuk duam t'ju besojmë ju të dyve”!
10:78.
Thanë: "A ke ardhur të na shmangësh nga ajo që gjetëm tek etërit tanë dhe që për ju të dy të jetë madhësia në tokë? Ne nuk do të besojmë te ju."
10:78.
KALU 'EXHI'TENA LITELFITENA 'AMMA WEXHEDNA 'ALEJHI 'ABA'ENA WE TEKUNE LEKUMAL-KIBRIJA'U FIL-'ERDI WE MA NEHNU LEKUMA BIMU'UMININE
C
10:79.
Faraoni tha: "Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë".
10:79.
Faraoni tha: “M'i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!”
10:79.
Faraoni tha: "Sillni tek unë çdo magjistar të dijshëm."
10:79.
WE KALE FIR'AWNU E'TUNI BIKULLI SAHIRIN 'ALIMIN
C
10:80.
E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: "Hidhni ç'keni për të hedhur".
10:80.
Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni ç'keni për të hedhur”!
10:80.
Kur erdhën magjistarët, Musa u tha: "Hidhni atë që keni për të hedhur."
10:80.
FELEMMA XHA'E ES-SEHERETU KALE LEHUM MUSA 'ELKU MA 'ENTUM MULKUNE
C
10:81.
E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve.
10:81.
Kur ata i hodhën, Musai tha: “Kjo që keni sjellë ju, është magji dhe vërtet, Allahu do ta shkatërrojë atë. Allahu, me siguri që do ta prishë punën e ngatërrestarëve.
10:81.
Kur ata hodhën, Musa tha: "Ajo që keni sjellë është magji dhe Allahu do ta prishë atë. Me të vërtetë, Allahu nuk e përkrah punën e keqbërësve."
10:81.
FELEMMA 'ELKAW KALE MUSA MA XHI'TUM BIHI ES-SIHRU 'INNALL-LLAHE SEJUBTILUHU 'INNALL-LLAHE LA JUSLIHU 'AMELEL-MUFSIDINE
C
10:82.
Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.
10:82.
Allahu, me fjalën e Tij e forcon të Vërtetën, edhe sikur ta urrejnë keqbërësit këtë!”
10:82.
Dhe Allahu e vërteton të vërtetën me fjalët e Tij, edhe nëse mëkatarët e urrejnë atë.
10:82.
WE JUHIKKU ELLAHUL-HEKKA BIKELIMATIHI WE LEW KERIHEL-MUXHRIMUNE
C
10:83.
Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t'i turturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese e pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve.
10:83.
Por Musait nuk i besoi askush, përveç një pakice nga populli i tij, nga frika se do t'i keqtrajtonte Faraoni dhe paria e tij. Faraoni ishte vërtet një tiran në tokë dhe në të keqe kalonte çdo kufi.
10:83.
Por askush nuk besoi te Musa, përveç disa pasardhësve të popullit të tij, për shkak të frikës nga Faraoni dhe paria e tyre, se ata do t'i ndëshkonin. Me të vërtetë, Faraoni ishte i lartë në tokë dhe ai ishte prej atyre që e teprojnë.
10:83.
FEMA 'AMENE LIMUSA 'ILLA DHURRIJETUN MIN KAWMIHI 'ALA HAWFIN MIN FIR'AWNE WE MELE'IHIM 'EN JEFTINEHUM WE 'INNE FIR'AWNE LA'ALIN FIL-'ERDI WE 'INNEHU LEMINEL-MUSRIFINE
C
10:84.
Musai tha: "O populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij)!"
10:84.
Musai tha: “O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni myslimanë!”
10:84.
Musa tha: "O populli im, nëse besoni Allahun, atëherë mbështetuni te Ai, nëse jeni të nënshtruar."
10:84.
WE KALE MUSA JA KAWMI 'IN KUNTUM 'AMENTUM BILLAHI FE'ALEJHI TEWEKKELU 'IN KUNTUM MUSLIMINE
C
10:85.
Ata iu përgjigjën duke i thënë: "All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë!"
10:85.
Ata thanë: “Ne jemi mbështetur tek Allahu. O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin keqbërës (duke i lënë të na shkatërrojnë),
10:85.
Thanë: "Te Allahu mbështetemi. O Zoti ynë, mos na bëj sprova për popullin keqbërës.
10:85.
FEKALU 'ALA ELLAHI TEWEKKELNA REBBENA LA TEXH'ALNA FITNETEN LILKAWMI EDH-DHALIMINE
C
10:86.
"Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtar!"
10:86.
dhe shpëtona me mëshirën Tënde, nga populli mohues!”
10:86.
Dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga populli jobesimtar."
10:86.
WE NEXHXHINA BIREHMETIKE MINEL-KAWMIL-KAFIRINE
C
10:87.
Ne i thamë Musait dhe vëllait të tij t'i bëni vend në Egjipt popullit tuaj, shtëpitë tuaja t'i bëni faltore e ta falni namazin rregullisht. Ti (Musa) përgëzoi besimtarët!
10:87.
Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: “Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt, shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirë besimtarëve!”
10:87.
Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: "Ndërtoni për popullin tuaj shtëpi në Egjipt dhe bëjini ato kible, dhe faluni, dhe përgëzoji besimtarët."
10:87.
WE 'EWHEJNA 'ILA MUSA WE 'EHIHI 'EN TEBEWWE'A LIKAWMIKUMA BIMISRE BUJUTEN WE EXH'ALU BUJUTEKUM KIBLETEN WE 'EKIMU ES-SELATE WE BESHSHIRIL-MU'UMININE
C
10:88.
Musai tha: "Zoti ynë, Ti i ke dhënë faraonit dhe parisë së tij mjete të përjetimit dhe pasuri në jetën e kësaj bote, ashtu që o Zoti ynë, po i largojnë njerëzit prej rrugës tënde. Zoti ynë, zhduke pasurinë e tyre, shtrëngoi zemrat e tyre, që të mos besojnë derisa ta shijojnë dënimin e idhët".
10:88.
Musai tha: “O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, por ata, o Zoti ynë, na largojnë nga rruga Jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoi zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa të shijojnë dënimin e dhembshëm!”
10:88.
Musa tha: "O Zoti ynë, me të vërtetë, Ti i dhe Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në këtë jetë, që ata të largojnë njerëzit nga rruga Jote. O Zoti ynë, fshiji pasuritë e tyre dhe ashpërsoji zemrat e tyre, që të mos besojnë derisa të shohin dënimin e dhimbshëm."
10:88.
WE KALE MUSA REBBENA 'INNEKE 'ATEJTE FIR'AWNE WE MELE'EHU ZINETEN WE 'EMWALEN FIL-HEJATI ED-DUNJA REBBENA LIJUDILLU 'AN SEBILIKE REBBENA ETMIS 'ALA 'EMWALIHIM WE ESHDUD 'ALA KULUBIHIM FELA JU'UMINU HETTA JEREWL-'ADHABEL-'ELIME