U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
10:70.
Ata kanë një përjetim në Dunja, pastaj kthimi i tyre është vetëm te Ne, e Ne do të bëjmë që ata ta shijojnë dënimin e dhembshëm për shkak se nuk besonin.
10:70.
Ata do të kenë kënaqësi të shkurtër në këtë botë e pastaj do të kthehen te Ne dhe, Ne, do t'u japim të shijojnë dënimin e ashpër për shkak se nuk besuan.
10:70.
Për ta ka një pjesë në këtë botë, pastaj kthimi i tyre është te Ne, dhe Ne do t'i bëjmë të shijojnë dënimin e ashpër për shkak të asaj që mohuan.
10:70.
META'UN FI ED-DUNJA THUMME 'ILEJNA MERXHI'UHUM THUMME NUDHIKUHUMUL-'ADHABE ESH-SHEDIDE BIMA KANU JEKFURUNE
C
10:71.
Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur popullit të vet i tha: "O populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni".
10:71.
Tregoju atyre historinë e Nuhut, kur i tha popullit të vet: “O populli im, nëse për ju është e rëndë prania ime midis jush dhe që t'ju përkujtoj shenjat e Allahut, (dijeni se) unë jam mbështetur vetëm tek Allahu! Prandaj, bashkë me idhujt tuaj, vendosni si do të veproni dhe vendimi juaj le të mos fshihet; zbatojeni kundër meje e mos më jepni kohë!
10:71.
Tregoju atyre lajmin për Nuhun, kur ai u tha popullit të tij: "O populli im, nëse qëndrimi im dhe përkujtimi i Allahut me anë të ajeteve të Tij ju është bërë i rëndë, atëherë unë mbështetem vetëm te Allahu. Mblidhni, pra, çështjen tuaj dhe shokët tuaj dhe vendosni pa pasur asnjë dyshim. Pastaj gjykoni kundër meje dhe mos më jepni afat.
10:71.
WE ETLU 'ALEJHIM NEBE'E NUHIN 'IDH KALE LIKAWMIHI JA KAWMI 'IN KANE KEBURE 'ALEJKUM MEKAMI WE TEDHKIRI BI'AJA TI ELLAHI FE'ALA ELLAHI TEWEKKELTU FE'EXHMI'U 'EMREKUM WE SHUREKA'EKUM THUMME LA JEKUN 'EMRUKUM 'ALEJKUM GUMMETEN THUMME EKDU 'ILEJJE WE LA TUNDHIRUNI
C
10:72.
"E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve".
10:72.
Por, nëse ktheni shpinën, (dijeni se) unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Mua më është urdhëruar të jem prej atyre që (i) nështrohen (Atij).”
10:72.
Por, nëse ia ktheni shpinën, unë nuk kërkoj shpërblim prej jush. Shpërblimi im është vetëm te Allahu dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që nënshtrohen.
10:72.
FE'IN TEWELLEJTUM FEMA SE'ELTUKUM MIN 'EXHRIN 'IN 'EXHRI 'ILLA 'ALA ELLAHI WE 'UMIRTU 'EN 'EKUNE MINEL-MUSLIMINE
C
10:73.
E ata (populli i tij) e konsideruan atë rrenacak e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin bashkë me të në anije, dhe i bëmë që ata të jenë pasardhës (zëvendësues), kurse ata që i përgënjeshtruan ajetet tona i përmbytëm. Shih pra, si ishte fundi i gënjeshtarëve.
10:73.
Por ata e quajtën gënjeshtar, kurse Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë besimtarët që ishin në anije me të. Pastaj i bëmë ata zëvendës (të atyre që u zhdukën), kurse i fundosëm ata që përgënjeshtruan shpalljet Tona. Shikoje sesi ishte përfundimi i atyre që ishin paralajmëruar.
10:73.
Por ata e përgënjeshtruan atë, kështu që Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, dhe i bëmë ata trashëgimtarë, ndërsa ata që përgënjeshtruan ajetet Tona, i shkatërruam. Shiko si ishte fundi i atyre që ishin paralajmëruar.
10:73.
FEKEDHDHEBUHU FENEXHXHEJNAHU WE MEN ME'AHU FIL-FULKI WE XHE'ALNAHUM HALA'IFE WE 'EGREKNAL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUNDHERINE
C
10:74.
Mandej pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre, të cilët erdhën dhe u sollën atyre argumente të forta, por ata nuk i besuan asaj, të cilën më parë e kishin përgënjeshtruar. Kështu, pra vulosim zemrat atyre që i kalojnë kufijtë.
10:74.
Pastaj, pas tij u çuam të dërguar popujve të tyre e ata u sollën prova atyre, por nuk do të besonin çfarë kishin përgënjeshtruar më parë. Kështu, Ne ua vulosim zemrat atyre që kalojnë kufirin.
10:74.
Pastaj pas tij dërguam të dërguar te popujt e tyre dhe ata u sollën prova të qarta, por ata nuk besuan në atë që më parë kishin përgënjeshtruar. Kështu Ne vulosim zemrat e atyre që e teprojnë.
10:74.
THUMME BE'ATHNA MIN BA'DIHI RUSULEN 'ILA KAWMIHIM FEXHA'UHUM BIL-BEJJINATI FEMA KANU LIJU'UMINU BIMA KEDHDHEBU BIHI MIN KABLU KEDHALIKE NETBA'U 'ALA KULUBIL-MU'TEDINE
C
10:75.
Pastaj, pas tyre dërguam Musain dhe Harunin me argumentet tona, te Faraoni dhe paria e rrethit të tij, po ata paraqitën kryelartësi, pse ishte popull që bënte krime.
10:75.
Pastaj, Faraonit dhe parisë së tij pas tyre, u dërguam Musain dhe Harunin me mrekullitë Tona, por ata u sollën me mendjemadhësi, sepse ishin popull keqbërës.
10:75.
Pas tyre Ne dërguam Musan dhe Harunin te Faraoni dhe paria e tij me shenjat Tona, por ata u treguan mendjemëdhenj dhe ishin një popull mëkatar.
10:75.
THUMME BE'ATHNA MIN BA'DIHIM MUSA WE HARUNE 'ILA FIR'AWNE WE MELE'IHI BI'AJATINA FASTEKBERU WE KANU KAWMEN MUXHRIMINE
C
10:76.
E kur u erdhi atyre e vërteta e sigurt nga Ne, ata thanë: "Kjo nuk është tjetër pos magji e qartë".
10:76.
Kur u erdhi e Vërteta prej Nesh, ata thanë: “Kjo duket që është magji e qartë!”
10:76.
Kur u erdhi e vërteta prej Nesh, ata thanë: "Ky është magji e qartë."
10:76.
FELEMMA XHA'EHUMUL-HEKKU MIN 'INDINA KALU 'INNE HADHA LESIHRUN MUBINUN
C
10:77.
Musai tha: "A të vërtetës i thoni magji? A magji është kjo? Magjistarët nuk shpëtojnë?"
10:77.
Musai tha: “A mos vallë, për të Vërtetën, pasi ju ka ardhur, thoni: Kjo është magji? E pra, magjistarët nuk shpëtojnë!”
10:77.
Musa tha: "A thoni për të vërtetën, kur ajo ju ka ardhur: 'A është kjo magji?' Por magjistarët nuk do të shpëtojnë."
10:77.
KALE MUSA 'ETEKULUNE LILHEKKI LEMMA XHA'EKUM 'ESIHRUN HADHA WE LA JUFLIHU ES-SAHIRUNE
C
10:78.
Ata thanë: "Mos erdhe të na largosh nga ajo (feja) që e gjetëm te prindërit tanë, për t'ju mbetur juve dyve madhështia në tokë? Po ne nuk ju besojmë juve dyve".
10:78.
Ndërsa ata thanë: “A mos ke ardhur të na kthesh nga ajo (rrugë), ku i kemi gjetur etërit tanë e, ju të dyve, t'ju takojë pushteti në Tokë? E pra, ne nuk duam t'ju besojmë ju të dyve”!
10:78.
Thanë: "A ke ardhur të na shmangësh nga ajo që gjetëm tek etërit tanë dhe që për ju të dy të jetë madhësia në tokë? Ne nuk do të besojmë te ju."
10:78.
KALU 'EXHI'TENA LITELFITENA 'AMMA WEXHEDNA 'ALEJHI 'ABA'ENA WE TEKUNE LEKUMAL-KIBRIJA'U FIL-'ERDI WE MA NEHNU LEKUMA BIMU'UMININE
C
10:79.
Faraoni tha: "Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë".
10:79.
Faraoni tha: “M'i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!”
10:79.
Faraoni tha: "Sillni tek unë çdo magjistar të dijshëm."
10:79.
WE KALE FIR'AWNU E'TUNI BIKULLI SAHIRIN 'ALIMIN
C
10:80.
E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: "Hidhni ç'keni për të hedhur".
10:80.
Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni ç'keni për të hedhur”!
10:80.
Kur erdhën magjistarët, Musa u tha: "Hidhni atë që keni për të hedhur."
10:80.
FELEMMA XHA'E ES-SEHERETU KALE LEHUM MUSA 'ELKU MA 'ENTUM MULKUNE