Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 9:120. Nuk ishte me vend për banorët e Medines e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të All-llahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t'u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprimmirëve.
9:120. Banorëve të Medinës dhe beduinëve që janë rreth saj, nuk u lejohet të mos ndjekin të Dërguarin e Allahut, as të kursejnë jetën e tyre para jetës së tij. Kjo është kështu, sepse ata që janë në rrugën e Allahut, sa herë që t'i godasë etja, lodhja e uria dhe sa herë që të shkelin në ndonjë vend ku do t'i zemërojnë mohuesit apo t'i gjejë gjë nga ana e armikut, atyre do t'iu shkruhet si vepër e mirë. Me të vërtetë, Allahu nuk do t'ua humbë shpërblimin punëmirëve.
9:120. Nuk ishte e drejtë për banorët e Medinës dhe për beduinët përreth tyre të qëndronin pas të Dërguarit të Allahut dhe të preferonin vetet e tyre para tij. Kjo sepse ata nuk pësojnë as etje, as lodhje, as uri në rrugën e Allahut, as nuk shkelin ndonjë vend që zemëron jobesimtarët, as nuk u ndodh ndonjë dëm armikut, pa iu shkruar atyre një vepër e mirë. Me të vërtetë, Allahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve.
9:120. MA KANE LI'HLIL-MEDINETI WE MEN HEWLEHUM MINEL-'A'RABI 'EN JETEHALLEFU 'AN RESULI ELLAHI WE LA JERGABU BI'ENFUSIHIM 'AN NEFSIHI DHALIKE BI'ENNEHUM LA JUSIBUHUM DHEME'UN WE LA NESEBUN WE LA MEHMESETUN FI SEBILI ELLAHI WE LA JETE'UNE MEWTI'EN JEGIDHUL-KUFFARE WE LA JENALUNE MIN 'ADUWIN NEJLAN 'ILLA KUTIBE LEHUM BIHI 'AMELUN SALIHUN 'INNALL-LLAHE LA JUDI'U 'EXHREL-MUHSININE
C 9:121. Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk e kapërcejnë ndonjë luginë, e që të mos u shënohet (për shpërblim) atyre, për t'i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan.
9:121. (Gjithashtu) sa herë që ata të shpenzojnë diçka të vogël a të madhe apo të kapërcejnë çfarëdo lugine (në rrugë të Allahut), kjo do t'u shënohet, në mënyrë që Allahu t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë!
9:121. Dhe nuk shpenzojnë asnjë shumë, të vogël ose të madhe, dhe nuk përshkojnë asnjë luginë, pa u shkruar atyre, që Allahu t'i shpërblejë me më të mirën për atë që kanë bërë.
9:121. WE LA JUNFIKUNE NEFEKATEN SEGIRETEN WE LA KEBIRETEN WE LA JEKTA'UNE WE EDIEN 'ILLA KUTIBE LEHUM LIJEXHZIJEHUMU ELLAHU 'EHSENE MA KANU JA'MELUNE
C 9:122. Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t'u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen).
9:122. Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t'i frikësohet Allahut.
9:122. Nuk është e nevojshme që të gjithë besimtarët të dalin në luftë. Pse të mos dalë nga secili grup një pjesë për t'u thelluar në fe, që të paralajmërojë popullin e tyre kur të kthehen, që ndoshta ata do të kenë frikë?
9:122. WE MA KANEL-MU'UMINUNE LIJENFIRU KAFFETEN FELEWLA NEFERE MIN KULLI FIRKATIN MINHUM TA'IFETUN LIJETEFEKKAHU FI ED-DINI WE LIJUNDHIRU KAWMEHUM 'IDHA REXHA'U 'ILEJHIM LE'ALLEHUM JEHDHERUNE
C 9:123. O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dijeni se All-llahu është me të devotshmit.
9:123. O besimtarë! Luftoni kundër mohuesve që gjenden afër jush dhe le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj. Dhe, ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.
9:123. O ju që keni besuar, luftoni kundër jobesimtarëve që janë pranë jush dhe le të gjejnë ashpërsi te ju. Dijeni se Allahu është me të devotshmit.
9:123. JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KATILUL-LEDHINE JELUNEKUM MINEL-KUFFARI WE LIEXHIDU FIKUM GILDHETEN WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE ME'AL-MUTTEKINE
C 9:124. E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të.
9:124. Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t'ia shtojë besimin kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen.
9:124. Kur zbret një sure, disa prej tyre thonë: "Cui prej jush iu shtua besimi me këtë?" Ata që besuan, u shtua besimi dhe ata gëzohen.
9:124. WE 'IDHA MA 'UNZILET SURETUN FEMINHUM MEN JEKULU 'EJJUKUM ZADET/HU HEDHIHI 'IMANEN FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU FEZADET/HUM 'IMANAN WE HUM JESTEBSHIRUNE
C 9:125. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinës) ndytësisë së tyre u shton ndytësi dhe ata vdesin si jobesimtarë.
9:125. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e veta, ajo ua shton edhe më dyshimin që kanë dhe ata vdesin si mohues.
9:125. Sa për ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje, ajo shton papastërtinë e tyre mbi papastërtinë e tyre, dhe vdesin si jobesimtarë.
9:125. WE 'EMMAL-LEDHINE FI KULUBIHIM MEREDUN FEZADET/HUM RIXHSEN 'ILA RIXHSIHIM WE MATU WE HUM KAFIRUNE
C 9:126. A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.
9:126. 126.Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë e prapëseprapë as nuk pendohen, as nuk e mbledhin mendjen?!
9:126. A nuk e shohin se çdo vit sprovohen një ose dy herë? Megjithatë nuk pendohen as nuk marrin mësim.
9:126. 'EWELA JEREWNE 'ENNEHUM JUFTENUNE FI KULLI 'AMIN MERRETEN 'EW MERRETEJNI THUMME LA JETUBUNE WE LA HUM JEDHDHEKKERUNE
C 9:127. E kur zbret ndonjë kaptinë (për turpësinë e tyre) ata shikojnë njëri-tjetrin (e thonë mes vete): A ju pa ndokush ju, e pastaj largohen. All-llahu i prapësoi zemrat e tyre ngase ishin popull që nuk kuptonte.
9:127. Kur shpallet ndonjë sure (që u tërheq vërejtje), ata shikojnë njëri-tjetrin (duke thënë): “A po ju sheh ndokush?”, pastaj largohen. Allahu i shmang zemrat e tyre, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë!
9:127. Kur zbret një sure, ata shikojnë njëri-tjetrin: "A po ju sheh njeri?" Pastaj largohen. Allahu ua ka larguar zemrat, sepse janë popull që nuk kupton.
9:127. WE 'IDHA MA 'UNZILET SURETUN NEDHERE BA'DUHUM 'ILA BA'DIN HEL JERAKUM MIN 'EHEDIN THUMME ENSEREFU SEREFEL-LAHU KULUBEHUM BI'ENNEHUM KAWMUN LA JEFKAHUNE
C 9:128. Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.
9:128. Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.
9:128. Me të vërtetë, ju erdhi një i Dërguar nga mesi juaj, i rëndon shumë vuajtja juaj, i kujdesshëm për ju, i mëshirshëm dhe i butë me besimtarët.
9:128. LEKAD XHA'EKUM RESULUN MIN 'ENFUSIKUM 'AZIZUN 'ALEJHI MA 'ANITTUM HERISUN 'ALEJKUM BIL-MU'UMININE RE'UFUN REHIMUN
C 9:129. Po nëse ata refuzojnë (atë që ua sjell) atëherë thuaj: All-llahu është për mua mjaft, s'ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zot i Arshit të madh!"
9:129. Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më mjafton Allahu, s'ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh!
9:129. Por nëse ata largohen, thuaj: "Allahu më mjafton, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai mbështetem, dhe Ai është Zoti i Fronit të madh."
9:129. FE'IN TEWELLEW FEKUL HESBI ELLAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE 'ALEJHI TEWEKKELTU WE HUWE REBBUL-'ARSHIL-'ADHIMI
C 10:1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit të pacenueshëm.
10:1. Elif Lâm Râ. Këto janë vargjet e Librit plot urtësi.
10:1. Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e Librit të urtë.
10:1. 'ELIF-LAM-RA TILKE 'AJATUL-KITABIL-HEKIMI