U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
9:114.
Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, u largua prej tij. S'ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.
9:114.
Ndërsa lutja e Ibrahimit për faljen e babait të tij, ka qenë vetëm për shkak të një premtimi, që i kishte bërë. Por, kur iu bë e qartë se i ati ishte armik i Allahut, ai u nda prej tij. E megjithatë, Ibrahimi ishte njeri i dhembshur dhe i butë.
9:114.
Ibrahimi kërkoi falje për babanë e tij vetëm sepse i kishte premtuar atij, por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, u shkëput prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i butë dhe i durueshëm.
9:114.
WE MA KANE ESTIGFARU 'IBRAHIME LI'EBIHI 'ILLA 'AN MEW'IDETIN WE'ADEHA 'IJAHU FELEMMA TEBEJJENE LEHU 'ENNEHU 'ADUWUN LILLAHI TEBERRE'E MINHU 'INNE 'IBRAHIME LE'EWWAHUN HELIMUN
C
9:115.
All-llahu nuk e humb një popoull pasi që ta ketë udhëzuar atë, para se t'ju sqarojë atyre se prej çka duhet ruajtur. All-llahu është i gjithëdijshëm për secilin send.
9:115.
Allahu kurrë nuk e çon në humbje një popull që më parë e ka udhëzuar në rrugë të drejtë, pa ia bërë të njohur se prej çfarë duhet të ruhet. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
9:115.
Allahu nuk e humb një popull pasi i ka udhëzuar, pa u bërë të qartë atyre atë që duhet të shmangin. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
9:115.
WE MA KANEL-LAHU LIJUDILLE KAWMEN BA'DE 'IDH HEDAHUM HETTA JUBEJJINE LEHUM MA JETTEKUNE 'INNALL-LLAHE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
9:116.
S'ka dyshim se sundimi i qiejve e i tokës është i All-llahut, Ai jep jetë dhe vdekje, e ju, përveç All-llahut, nuk keni përkrahës as ndihmës tjetër.
9:116.
Njëmend, Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës; Ai e jep jetën dhe vdekjen. Përveç Allahut, ju nuk keni tjetër mbrojtës apo përkrahës.
9:116.
Me të vërtetë, Allahut i përket mbretëria e qiejve dhe e tokës; Ai jep jetë dhe vdekje. Ju nuk keni as përveç Allahut as mik as ndihmës.
9:116.
'INNALL-LLAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JUHJI WE JUMITU WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C
9:117.
All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre.
9:117.
Pa dyshim, Allahu e pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan pas atij në çastin e vështirë, pasi zemrat e disave prej tyre për një fije qenë afër shmangies (nga detyra), pastaj Allahu pranoi pendimin e tyre. Vërtet, Ai është i Butë dhe i Mëshirshëm me ta.
9:117.
Allahu pranoi pendimin e Profetit, të muhaxhirëve dhe ensarëve që e ndoqën atë në momentin e vështirë, pasi zemrat e një pjese prej tyre pothuajse u shmangën, pastaj Ai pranoi pendimin e tyre. Me të vërtetë, Ai është i Butë, Mëshirëplotë.
9:117.
LEKAD TABEL-LAHU 'ALA EN-NEBIJI WEL-MUHAXHIRINE WEL-'ENSARIL-LEDHINE ETTEBA'UHU FI SA'ATIL-'USRETI MIN BA'DI MA KADE JEZIGU KULUBU FERIKIN MINHUM THUMME TABE 'ALEJHIM 'INNEHU BIHIM RE'UFUN REHIMUN
C
9:118.
(Ai u fali) Edhe atyre të treve, të cilëve iu pat shtyrë aq (pranimi i pendimit) saqë toka u bë e ngushtë për ta, përkundër gjerësisë së saj, kur u ngushtuan edhe shpirtrat e tyre saqë u bindën se nuk ka strehim prej All-llahut (tjetërku) pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali Ai, në mënyrë që të pendohen. All-llahu pranon pendimin se është mëshirues.
9:118.
Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, që mbetën prapa atëherë, kur toka, sado e gjerë, iu duk e ngushtë dhe iu shtrënguan shpirtrat, aq sa u bindën se nuk ka strehim tjetër përveç Allahut e pastaj Allahu u dha mëshirë që të pendohen. Me të vërtetë, Allahu pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë.
9:118.
Dhe për ata të tre që mbetën pas, derisa toka iu duk e ngushtë, megjithëse ishte e gjerë, dhe zemrat e tyre u rënduan, dhe kuptuan se nuk ka strehë nga Allahu veçse tek Ai, pastaj Ai pranoi pendimin e tyre që të mund të pendoheshin. Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit, Mëshirëplotë.
9:118.
WE 'ALA ETH-THELATHETIL-LEDHINE HULLIFU HETTA 'IDHA DAKAT 'ALEJHIMUL-'ERDU BIMA REHUBET WE DAKAT 'ALEJHIM 'ENFUSUHUM WE DHENNU 'EN LA MELXHE'E MINEL-LAHI 'ILLA 'ILEJHI THUMME TABE 'ALEJHIM LIJETUBU 'INNALL-LLAHE HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C
9:119.
O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.
9:119.
O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!
9:119.
O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe jini me të sinqertët.
9:119.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU ETTEKU ELLAHE WE KUNU ME'A ES-SADIKINE
C
9:120.
Nuk ishte me vend për banorët e Medines e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të All-llahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çkado qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t'u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprimmirëve.
9:120.
Banorëve të Medinës dhe beduinëve që janë rreth saj, nuk u lejohet të mos ndjekin të Dërguarin e Allahut, as të kursejnë jetën e tyre para jetës së tij. Kjo është kështu, sepse ata që janë në rrugën e Allahut, sa herë që t'i godasë etja, lodhja e uria dhe sa herë që të shkelin në ndonjë vend ku do t'i zemërojnë mohuesit apo t'i gjejë gjë nga ana e armikut, atyre do t'iu shkruhet si vepër e mirë. Me të vërtetë, Allahu nuk do t'ua humbë shpërblimin punëmirëve.
9:120.
Nuk ishte e drejtë për banorët e Medinës dhe për beduinët përreth tyre të qëndronin pas të Dërguarit të Allahut dhe të preferonin vetet e tyre para tij. Kjo sepse ata nuk pësojnë as etje, as lodhje, as uri në rrugën e Allahut, as nuk shkelin ndonjë vend që zemëron jobesimtarët, as nuk u ndodh ndonjë dëm armikut, pa iu shkruar atyre një vepër e mirë. Me të vërtetë, Allahu nuk ua humb shpërblimin bamirësve.
9:120.
MA KANE LI'HLIL-MEDINETI WE MEN HEWLEHUM MINEL-'A'RABI 'EN JETEHALLEFU 'AN RESULI ELLAHI WE LA JERGABU BI'ENFUSIHIM 'AN NEFSIHI DHALIKE BI'ENNEHUM LA JUSIBUHUM DHEME'UN WE LA NESEBUN WE LA MEHMESETUN FI SEBILI ELLAHI WE LA JETE'UNE MEWTI'EN JEGIDHUL-KUFFARE WE LA JENALUNE MIN 'ADUWIN NEJLAN 'ILLA KUTIBE LEHUM BIHI 'AMELUN SALIHUN 'INNALL-LLAHE LA JUDI'U 'EXHREL-MUHSININE
C
9:121.
Dhe nuk japin kontribut, të vogël ose të madh, nuk e kapërcejnë ndonjë luginë, e që të mos u shënohet (për shpërblim) atyre, për t'i shpërblyer All-llahu më së miri atë që vepruan.
9:121.
(Gjithashtu) sa herë që ata të shpenzojnë diçka të vogël a të madhe apo të kapërcejnë çfarëdo lugine (në rrugë të Allahut), kjo do t'u shënohet, në mënyrë që Allahu t'i shpërblejë sipas veprave më të mira që kanë bërë!
9:121.
Dhe nuk shpenzojnë asnjë shumë, të vogël ose të madhe, dhe nuk përshkojnë asnjë luginë, pa u shkruar atyre, që Allahu t'i shpërblejë me më të mirën për atë që kanë bërë.
9:121.
WE LA JUNFIKUNE NEFEKATEN SEGIRETEN WE LA KEBIRETEN WE LA JEKTA'UNE WE EDIEN 'ILLA KUTIBE LEHUM LIJEXHZIJEHUMU ELLAHU 'EHSENE MA KANU JA'MELUNE
C
9:122.
Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t'u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehet te ata, në mënyrë që ata të kuptojnë (e të ruhen).
9:122.
Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t'i frikësohet Allahut.
9:122.
Nuk është e nevojshme që të gjithë besimtarët të dalin në luftë. Pse të mos dalë nga secili grup një pjesë për t'u thelluar në fe, që të paralajmërojë popullin e tyre kur të kthehen, që ndoshta ata do të kenë frikë?
9:122.
WE MA KANEL-MU'UMINUNE LIJENFIRU KAFFETEN FELEWLA NEFERE MIN KULLI FIRKATIN MINHUM TA'IFETUN LIJETEFEKKAHU FI ED-DINI WE LIJUNDHIRU KAWMEHUM 'IDHA REXHA'U 'ILEJHIM LE'ALLEHUM JEHDHERUNE
C
9:123.
O ju që besuat! Luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dijeni se All-llahu është me të devotshmit.
9:123.
O besimtarë! Luftoni kundër mohuesve që gjenden afër jush dhe le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj. Dhe, ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.
9:123.
O ju që keni besuar, luftoni kundër jobesimtarëve që janë pranë jush dhe le të gjejnë ashpërsi te ju. Dijeni se Allahu është me të devotshmit.
9:123.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU KATILUL-LEDHINE JELUNEKUM MINEL-KUFFARI WE LIEXHIDU FIKUM GILDHETEN WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE ME'AL-MUTTEKINE
C
9:124.
E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: "Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?" Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të.
9:124.
Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t'ia shtojë besimin kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen.
9:124.
Kur zbret një sure, disa prej tyre thonë: "Cui prej jush iu shtua besimi me këtë?" Ata që besuan, u shtua besimi dhe ata gëzohen.
9:124.
WE 'IDHA MA 'UNZILET SURETUN FEMINHUM MEN JEKULU 'EJJUKUM ZADET/HU HEDHIHI 'IMANEN FE'EMMAL-LEDHINE 'AMENU FEZADET/HUM 'IMANAN WE HUM JESTEBSHIRUNE