U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
9:107.
(Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: "Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!" Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë.
9:107.
(Hipokritë) janë edhe ata që ndërtuan një xhami për t'u shkaktuar dëm (besimtarëve), për ta forcuar mohimin dhe për të krijuar përçarje në mesin e besimtarëve, duke iu shërbyer ajo si pusi atyre që qysh më parë luftonin kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe, vërtet ata betohen: “Ne kishim për qëllim që të bënim vetëm një vepër të mirë”! Por Allahu dëshmon se në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.
9:107.
Dhe ata që ndërtuan një xhami për dëm, për mosbesim, përçarje midis besimtarëve, dhe si një pritë për atë që luftoi Allahun dhe të Dërguarin e Tij më parë, do të betohen: "Ne deshëm veç të mirë," por Allahu dëshmon se ata janë gënjeshtarë.
9:107.
WEL-LEDHINE ETTEHADHU MESXHIDEN DIRARAN WE KUFRÆN WE TEFRIKÆN BEJNEL-MU'UMININE WE 'IRSADÆN LIMEN HAREBEL-LAHE WE RESULEHU MIN KABLU WE LEJEHLIFUNNE 'IN 'EREDNA 'ILLAL-HUSNA WEL-LAHU JESH/HEDU 'INNEHUM LEKADHIBUNE
C
9:108.
Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit.
9:108.
Ti në atë xhami kurrë mos fal namaz. Ndërsa xhamia e themeluar në përkushtim (ndaj Allahut) që në ditën e parë, pa dyshim që është më e denjë për të falur namaz në të. Aty ka njerëz që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.
9:108.
Kurrë mos u qëndro në të. Një xhami e themeluar në devotshmëri që nga dita e parë është më e denjë që ti të qëndrosh në të. Aty ka burra që duan të pastrohen, dhe Allahu i do ata që pastrohen.
9:108.
LA TEKUM FIHI 'EBEDEN LEMESXHIDUN 'USSISE 'ALAT-TEKWA MIN 'EWWELI JEWMIN 'EHEKKU 'EN TEKUME FIHI FIHI RIXHALUN JUHIBBUNE 'EN JETETEHHERU WEL-LAHU JUHIBBUL-MUTTEHHIRINE
C
9:109.
A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.
9:109.
Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?! Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin keqbërës.
9:109.
A është më i mirë ai që themeloi godinën e tij mbi devotshmëri ndaj Allahut dhe kënaqësinë e Tij, apo ai që e themeloi mbi buzë të një shkëmbi të rrënuar që rrëzohet me të në zjarrin e Xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon popullin e padrejtë.
9:109.
'EFEMEN 'ESSESE BUNJANEHU 'ALA TEKWA MINEL-LAHI WE RIDWANIN HAJRUN 'EM MEN 'ESSESE BUNJANEHU 'ALA SHEFA XHURUFIN HARIN FANHARE BIHI FI NARI XHEHENNEME WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C
9:110.
Ndërtesa e tyre të cilën e ndërtuan ata (e që e shembi Pejgamberi) vazhdimisht do të jetë mllef në zemrat e tyre, pos nëse pëlcasin zemrat e tyre. All-llahu di, është i urtë.
9:110.
Godina që ata ndërtuan, mbjell gjithnjë dyshim në zemrat e tyre, derisa zemrat e tyre t'u copëtohen. Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.
9:110.
Godina e tyre që ndërtuan do të mbetet dyshim në zemrat e tyre, derisa zemrat e tyre të copëtohen. Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
9:110.
LA JEZALU BUNJANUHUMUL-LEDHI BENEW RIBETEN FI KULUBIHIM 'ILLA 'EN TEKATTE'A KULUBUHUM WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C
9:111.
All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush është zbatues më i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzonju tregtisë që e bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.
9:111.
Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre, në këmbim të Xhenetit. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. (Ky është) premtimi i Tij i vërtetë në Teurat, Ungjill dhe Kuran. E kush i përmbahet besëlidhjes më fort se Allahu? Andaj, gëzojuni kësaj shitjeje! Kjo është fitorja madhështore.
9:111.
Allahu ka blerë prej besimtarëve jetët dhe pasuritë e tyre, për t'u dhënë atyre Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është një premtim i vërtetë nga Ai në Teurat, Inxhil dhe Kuran. Kush është më i sinqertë në besën e Tij sesa Allahu? Pra, gëzohuni për tregtinë që keni bërë me Të. Ky është suksesi i madh.
9:111.
'INNALL-LLAHE ESHTERA MINEL-MU'UMININE 'ENFUSEHUM WE 'EMWALEHUM BI'ENNE LEHUMUL-XHENNETE JUKATILUNE FI SEBILI ELLAHI FEJEKTULUNE WE JUKTELUNE WA'DEN 'ALEJHI HEKKAN FIT-TEWRÆTI WEL-'INXHILI WEL-KUR'ANI WE MEN 'EWFA BI'AHDIHI MINEL-LAHI FASTEBSHIRU BIBEJ'IKUMUL-LEDHI BAJA'TUM BIHI WE DHELIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C
9:112.
(Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoi besimtarët.
9:112.
(Këta janë) ata që pendohen, e adhurojnë Allahun, e falënderojnë Atë, agjërojnë, përkulen (në namaz), bien në sexhde (gjatë namazit), urdhërojnë vepra të mira, pengojnë të këqijat dhe u përmbahen kufijve të caktuar nga Allahu. Jepu lajmin e mirë besimtarëve!
9:112.
Ata pendohen, adhurojnë, lavdërojnë, agjërojnë, përkulen, bien në sexhde, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen, ruajnë kufijtë e Allahut; jepu lajme të mira besimtarëve.
9:112.
ET-TA'IBUNEL-'ABIDUNEL-HAMIDUNE ES-SA'IHUNE ER-RAKI'UNE ES-SAXHIDUNEL-'AMIRUNE BIL-MA'RUFI WE EN-NAHUNE 'ANIL-MUNKERI WEL-HAFIDHUNE LIHUDUDI ELLAHI WE BESHSHIRIL-MU'UMININE
C
9:113.
Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të xhehennemit.
9:113.
Nuk i takon të Dërguarit dhe besimtarëve që të kërkojnë falje për idhujtarët, qofshin këta edhe të afërmit e tyre, pasi u është bërë e qartë se ata janë banorë të Xhehenemit.
9:113.
Nuk i takon Profetit dhe besimtarëve të kërkojnë falje për idhujtarët, qoftë edhe për të afërmit e tyre, pasi iu është bërë e qartë se ata janë banorët e Xhehenemit.
9:113.
MA KANE LILNNEBIJI WEL-LEDHINE 'AMENU 'EN JESTEGFIRU LILMUSHRIKINE WE LEW KANU 'ULI KURBA MIN BA'DI MA TEBEJJENE LEHUM 'ENNEHUM 'ESHABUL-XHEHIMI
C
9:114.
Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, u largua prej tij. S'ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.
9:114.
Ndërsa lutja e Ibrahimit për faljen e babait të tij, ka qenë vetëm për shkak të një premtimi, që i kishte bërë. Por, kur iu bë e qartë se i ati ishte armik i Allahut, ai u nda prej tij. E megjithatë, Ibrahimi ishte njeri i dhembshur dhe i butë.
9:114.
Ibrahimi kërkoi falje për babanë e tij vetëm sepse i kishte premtuar atij, por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, u shkëput prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i butë dhe i durueshëm.
9:114.
WE MA KANE ESTIGFARU 'IBRAHIME LI'EBIHI 'ILLA 'AN MEW'IDETIN WE'ADEHA 'IJAHU FELEMMA TEBEJJENE LEHU 'ENNEHU 'ADUWUN LILLAHI TEBERRE'E MINHU 'INNE 'IBRAHIME LE'EWWAHUN HELIMUN
C
9:115.
All-llahu nuk e humb një popoull pasi që ta ketë udhëzuar atë, para se t'ju sqarojë atyre se prej çka duhet ruajtur. All-llahu është i gjithëdijshëm për secilin send.
9:115.
Allahu kurrë nuk e çon në humbje një popull që më parë e ka udhëzuar në rrugë të drejtë, pa ia bërë të njohur se prej çfarë duhet të ruhet. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
9:115.
Allahu nuk e humb një popull pasi i ka udhëzuar, pa u bërë të qartë atyre atë që duhet të shmangin. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.
9:115.
WE MA KANEL-LAHU LIJUDILLE KAWMEN BA'DE 'IDH HEDAHUM HETTA JUBEJJINE LEHUM MA JETTEKUNE 'INNALL-LLAHE BIKULLI SHEJ'IN 'ALIMUN
C
9:116.
S'ka dyshim se sundimi i qiejve e i tokës është i All-llahut, Ai jep jetë dhe vdekje, e ju, përveç All-llahut, nuk keni përkrahës as ndihmës tjetër.
9:116.
Njëmend, Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës; Ai e jep jetën dhe vdekjen. Përveç Allahut, ju nuk keni tjetër mbrojtës apo përkrahës.
9:116.
Me të vërtetë, Allahut i përket mbretëria e qiejve dhe e tokës; Ai jep jetë dhe vdekje. Ju nuk keni as përveç Allahut as mik as ndihmës.
9:116.
'INNALL-LLAHE LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JUHJI WE JUMITU WE MA LEKUM MIN DUNI ELLAHI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C
9:117.
All-llahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirëve edhe ensarëve, të cilët në çastin e vështirë shkuan pas tij, kur (nga vështirësitë) zemrat e një grupi nga ata gati u lëkundën, por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vërtet Ai është i butë, i mëshirshëm ndaj tyre.
9:117.
Pa dyshim, Allahu e pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan pas atij në çastin e vështirë, pasi zemrat e disave prej tyre për një fije qenë afër shmangies (nga detyra), pastaj Allahu pranoi pendimin e tyre. Vërtet, Ai është i Butë dhe i Mëshirshëm me ta.
9:117.
Allahu pranoi pendimin e Profetit, të muhaxhirëve dhe ensarëve që e ndoqën atë në momentin e vështirë, pasi zemrat e një pjese prej tyre pothuajse u shmangën, pastaj Ai pranoi pendimin e tyre. Me të vërtetë, Ai është i Butë, Mëshirëplotë.
9:117.
LEKAD TABEL-LAHU 'ALA EN-NEBIJI WEL-MUHAXHIRINE WEL-'ENSARIL-LEDHINE ETTEBA'UHU FI SA'ATIL-'USRETI MIN BA'DI MA KADE JEZIGU KULUBU FERIKIN MINHUM THUMME TABE 'ALEJHIM 'INNEHU BIHIM RE'UFUN REHIMUN