U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
9:75.
E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: "Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve".
9:75.
Ka nga ata (hipokritë) që kanë bërë besëlidhjen me Allahun, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, sigurisht që do të japim lëmoshë dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë”!
9:75.
Disa prej tyre i premtuan Allahut: "Nëse Ai na jep nga mirësia e Tij, ne do të japim sadaka dhe do të jemi nga të drejtët."
9:75.
WE MINHUM MEN 'AHEDEL-LAHE LE'IN 'ATANA MIN FEDLIHI LENESSEDDEKANNE WE LENEKUNENNE MINE ES-SALIHINE
C
9:76.
Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj All-llahut.
9:76.
Por kur Ai u dha atyre nga dhuntitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën, duke u larguar.
9:76.
Por kur Ai u dha atyre nga mirësia e Tij, ata u treguan koprracë, u tërhoqën dhe u larguan.
9:76.
FELEMMA 'ATAHUM MIN FEDLIHI BEHILU BIHI WE TEWELLEW WE HUM MU'RIDUNE
C
9:77.
Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.
9:77.
Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin dhënë Allahut. Ata e kishin zakon gënjeshtrën.
9:77.
Kështu Ai vendosi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën kur do të takohen me Të, sepse thyen premtimin ndaj Allahut dhe gënjyen.
9:77.
FE'A'KABEHUM NIFAKEN FI KULUBIHIM 'ILA JEWMI JELKAWNEHU BIMA 'EHLEFU ELLAHE MA WE'ADUHU WE BIMA KANU JEKDHIBUNE
C
9:78.
A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.
9:78.
Vallë, a nuk e dinë ata se Allahu i di të fshehtat e tyre dhe bisedat e fshehta?! Në të vërtetë, Allahu është Ai që i di të gjitha fshehtësitë.
9:78.
A nuk e dinë ata se Allahu e di fshehtësinë e tyre dhe bisedat e tyre të fshehta, dhe se Allahu është i Dituri i të gjitha të fshehtave?
9:78.
'ELEM JA'LEMU 'ENNEL-LAHE JA'LEMU SIRREHUM WE NEXHWAHUM WE 'ENNEL-LAHE 'ALLAMUL-GUJUBI
C
9:79.
Ata (hipokritë) që i përqeshin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë.
9:79.
Sa për ata (hipokritë) që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë me vullnet dhe tallen me ata që nuk janë në gjendje të japin gjë përveç (fryteve të) punës së tyre, Allahu do të tallet me ta. Ata do të kenë dënim të dhembshëm.
9:79.
Ata që tallin bamirësit që japin me dëshirë dhe ata që japin pak, i përqeshin. Allahu do t'i tallë ata dhe për ta është një ndëshkim i dhimbshëm.
9:79.
EL-LEDHINE JELMIZUNEL-MUTTEWWI'INE MINEL-MU'UMININE FI ES-SEDEKATI WEL-LEDHINE LA JEXHIDUNE 'ILLA XHUHDEHUM FEJESHARUNE MINHUM SEHIREL-LAHU MINHUM WE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
9:80.
Kërko falje për ta ose mos kërko (është njëjtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t'ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.
9:80.
U lute për ta apo nuk u lute (o Muhamed), Allahu nuk do t'i falë, edhe sikur ti të kërkosh falje për ta shtatëdhjetë herë! Kjo sepse ata e mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të mbarë njerëzit e pabindur.
9:80.
Kërkoji falje atyre ose mos iu kërko, sikur t'iu kërkosh falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'i falë. Kjo sepse ata mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Allahu nuk i udhëzon popullin e pabindur.
9:80.
ESTEGFIR LEHUM 'EW LA TESTEGFIR LEHUM 'IN TESTEGFIR LEHUM SEB'INE MERRETEN FELEN JEGFIREL-LAHU LEHUM DHALIKE BI'ENNEHUM KEFERU BILLAHI WE RESULIHI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C
9:81.
Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe thanë: "Mos dilni (në luftë) në vapë!" Thuaju: "Zjarri i xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!"
9:81.
Ata që mbetën në shtëpitë e tyre, pas (daljes për luftë të) të Dërguarit të Allahut, u gëzuan; nuk u pëlqente të luftonin në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre dhe thanë: “Mos shkoni në luftë, nëpër vapë!” Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” Veç sikur të kuptonin!
9:81.
Ata që mbetën pas ishin të kënaqur të rrinin pas Profetit të Allahut dhe urrejtën të luftonin me pasuritë dhe jetët e tyre në rrugën e Allahut, dhe thanë: "Mos dilni në vapë." Thuaj: "Zjarri i Xhehenemit është më i nxehtë," sikur të kuptonin.
9:81.
FERIHEL-MUHALLEFUNE BIMEK'ADIHIM HILAFE RESULI ELLAHI WE KERIHU 'EN JUXHAHIDU BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM FI SEBILI ELLAHI WE KALU LA TENFIRU FIL-HERRI KUL NARU XHEHENNEME 'ESHEDDU HERREN LEW KANU JEFKAHUNE
C
9:82.
Le të qeshin pak (në Dunja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan.
9:82.
Le të qeshin pak (në këtë botë) e të qajnë shumë (në botën tjetër) si dënim për atë që kanë bërë.
9:82.
Le të qeshin pak dhe të qajnë shumë, si shpërblim për atë që fituan.
9:82.
FELJEDHEKU KALILEN WE LIEBKU KETHIRAN XHEZA'EN BIMA KANU JEKSIBUNE
C
9:83.
Nëse All-llahu të kthen ty (prej Tebukut) te ndonjë grup i tyre (hipokritëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë luftë), thuaju: "Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të kënaqur herën e parë që nuk luftuat, pra rrini me ata që mbetën!"
9:83.
Dhe, nëse të kthen Allahu (pas betejës) te një grup i hipokritëve e ata kërkojnë leje nga ti që të shkojnë me ty në luftë, thuaju (o Muhamed): “Kurrë nuk do të vini me mua në luftë dhe kurrë nuk do të luftoni me mua kundër armikut! Ju ishit të kënaqur kur nuk erdhët herën e parë, prandaj rrini me ata që ngelin pas”.
9:83.
Nëse Allahu të kthen te një grup prej tyre, dhe ata kërkojnë leje për të dalë me ty, thuaj: "Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe nuk do të luftoni kurrë me mua kundër armikut. Ju preferuat të rrinit pas herën e parë, prandaj rrini me ata që mbeten pas."
9:83.
FE'IN REXHE'AKEL-LAHU 'ILA TA'IFETIN MINHUM FASTE'DHENUKE LILHURUXHI FEKUL LEN TEHRUXHU MA'IJE 'EBEDEN WE LEN TUKATILU MA'IJE 'ADUWAN 'INNEKUM REDITUM BIL-KU'UDI 'EWWELE MERRETIN FAK'UDU ME'AL-HALIFINE
C
9:84.
Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.
9:84.
Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afër varrit të hipokritit, sepse ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje.
9:84.
Dhe mos fal namazin e xhenazes për asnjë prej tyre që vdes kurrë, dhe mos u ndal pranë varrit të tyre, sepse ata mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe vdiqën si mosbindës.
9:84.
WE LA TUSELLI 'ALA 'EHEDIN MINHUM MATE 'EBEDEN WE LA TEKUM 'ALA KABRIHI 'INNEHUM KEFERU BILLAHI WE RESULIHI WE MATU WE HUM FASIKUNE
C
9:85.
Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t'i mundojë me të në këtë botë dhe t'u dalë shpirti duke qenë mohues.
9:85.
Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t'i ndëshkojë ata në këtë jetë, në mënyrë që t'u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.
9:85.
Le të mos të mahnisin pasuritë e tyre dhe fëmijët e tyre. Allahu dëshiron vetëm t'i ndëshkojë me to në këtë botë, dhe që shpirtrat e tyre të dalin ndërsa janë jobesimtarë.
9:85.
WE LA TU'XHIBKE 'EMWALUHUM WE 'EWLADUHUM 'INNEMA JURIDU ELLAHU 'EN JU'ADHDHIBEHUM BIHA FI ED-DUNJA WE TEZHEKA 'ENFUSUHUM WE HUM KAFIRUNE