U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
9:64.
Hipokritët kanë dro se do të zbritet ndonjë kaptinë që do të nxjerrë në shesh atë që kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Ani, talluni!" All-llahu do ta zbulojë atë që i frikësoheni.
9:64.
Hipokritët druajnë se do të shpallet ndonjë sure e cila do t'i lajmërojë se ç'ka në zemrat e tyre. Thuaj: “Talluni po deshët! Allahu sigurisht që do ta nxjerrë në pah atë së cilës ju i druheni”.
9:64.
Hipokritët kanë frikë se mos zbret për ta ndonjë sure që t'u tregojë atyre ç'kanë në zemrat e tyre. Thuaj: "Talluni! Me të vërtetë, Allahu do të nxjerrë atë që keni frikë."
9:64.
JEHDHERUL-MUNAFIKUNE 'EN TUNEZZELE 'ALEJHIM SURETUN TUNEBBI'UHUM BIMA FI KULUBIHIM KULI ESTEHZI'U 'INNALL-LLAHE MUHRIXHUN MA TEHDHERUNE
C
9:65.
E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar". Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?"
9:65.
Nëse i pyet, ata do të të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni?”
9:65.
Nëse i pyet, ata do të thonë: "Ne vetëm po bisedonim dhe luanim." Thuaj: "A po talleshit me Allahun, shenjat e Tij dhe të Dërguarin e Tij?"
9:65.
WE LE'IN SE'ELTEHUM LEJEKULUNNE 'INNEMA KUNNA NEHUDU WE NEL'ABU KUL 'EBIALLLEHI WE 'AJATIHI WE RESULIHI KUNTUM TESTEHZI'UNE
C
9:66.
Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grupi nga ju i falim, grupin tjetër e dënojmë, ngase ishin kriminelë.
9:66.
Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar. Nëse Ne i falim disa prej jush (për shkak se u penduan), do t'i ndëshkojmë të tjerët, ngase janë fajtorë (nuk u penduan për talljen që bënë).
9:66.
Mos kërkoni falje, ju e mohuat pas besimit tuaj. Nëse e falim një grup prej jush, një tjetër grup do të ndëshkohet sepse ishin keqbërës.
9:66.
LA TA'TEDHIRU KAD KEFERTUM BA'DE 'IMANIKUM 'IN NA'FU 'AN TA'IFETIN MINKUM NU'ADHDHIB TA'IFETEN BI'ENNEHUM KANU MUXHRIMINE
C
9:67.
Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit.
9:67.
Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri - tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqija e pengojnë të mirat dhe janë dorështrënguar. Ata e kanë harruar Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata. Me të vërtetë, hipokritët janë keqbërës.
9:67.
Hipokritët, burra e gra, janë njëri-tjetri; urdhërojnë të keqen dhe ndalojnë të mirën, mbledhin duart e tyre nga bamirësia, harruan Allahun, prandaj Ai i harroi ata. Me të vërtetë, hipokritët janë mosbindës.
9:67.
EL-MUNAFIKUNE WEL-MUNAFIKATU BA'DUHUM MIN BA'DIN JE'MURUNE BIL-MUNKERI WE JENHEWNE 'ANIL-MA'RUFI WE JEKBIDUNE 'EJDIJEHUM NESU ELLAHE FENESIJEHUM 'INNEL-MUNAFIKINE HUMUL-FASIKUNE
C
9:68.
Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë.
9:68.
Allahu u ka premtuar hipokritëve, hipokriteve dhe mosbesimtarëve zjarrin e Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë; ai do t'iu mjaftojë atyre! Allahu i ka mallkuar dhe ata do të kenë dënim të vazhdueshëm.
9:68.
Allahu u ka premtuar hipokritëve, burrave dhe grave, dhe jobesimtarëve, zjarrin e Xhehenemit, aty do të jenë përgjithmonë. Kjo u mjafton atyre. Allahu i ka mallkuar, për ta është një ndëshkim i përhershëm.
9:68.
WE'ADEL-LAHUL-MUNAFIKINE WEL-MUNAFIKATI WEL-KUFFARE NARE XHEHENNEME HALIDINE FIHA HIJE HESBUHUM WE LE'ANEHUMU ELLAHU WE LEHUM 'ADHABUN MUKIMUN
C
9:69.
Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan atë që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpëruar.
9:69.
(Ju hipokritë jeni) si ata që kanë qenë para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqur me pjesën e vet të kësaj bote, por edhe ju po kënaqeni me pjesën tuaj siç janë kënaqur edhe ata; edhe ju jeni dhënë pas të këqijave, ashtu siç ishin dhënë ata. Veprat e tyre do të zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar.
9:69.
Si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri dhe fëmijë, ata shijuan pjesën e tyre, prandaj edhe ju e shijoni pjesën tuaj siç shijuan ata para jush, dhe u zhytët në argëtime ashtu si u zhytën ata. Këta janë ata që veprat e tyre janë të kota në këtë botë dhe në tjetrën, dhe këta janë humbësit.
9:69.
KALLEDHINE MIN KABLIKUM KANU 'ESHEDDE MINKUM KUWETEN WE 'EKTHERE 'EMWALEN WE 'EWLADAN FASTEMTA'U BIHALAKIHIM FASTEMTA'TUM BIHALAKIKUM KEMA ESTEMTE'AL-LEDHINE MIN KABLIKUM BIHALAKIHIM WE HUDTUM KALLEDHI HADU 'ULA'IKE HEBITET 'A'MALUHUM FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE 'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C
9:70.
A nuk u arriti atyre lajmi i atyre që ishin më herët si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjenit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë vetes.
9:70.
A nuk kanë dëgjuar ata për popujt që kanë qenë më përpara: për popullin e Nuhut, për fiset Ad dhe Themud, për popullin e Ibrahimit, për banorët e Medjenit dhe për qytetet e përmbysura (të popullit të Lutit)? Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta. Allahu nuk u bëri padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.
9:70.
A nuk u erdhi atyre lajmi për popullin e Nuhit, Adit, Thamudit, popullin e Ibrahimit, banorët e Medjenit dhe qytetet e përmbysura? Të dërguarit e tyre u sollën prova të qarta, Allahu nuk u bëri padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes.
9:70.
'ELEM JE'TIHIM NEBE'UL-LEDHINE MIN KABLIHIM KAWMI NUHIN WE 'ADIN WE THEMUDE WE KAWMI 'IBRAHIME WE 'ESHABI MEDJENE WEL-MU'UTEFIKATI 'ETET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEMA KANEL-LAHU LIJEDHLIMEHUM WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C
9:71.
Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.
9:71.
Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t'i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
9:71.
Besimtarët dhe besimtaret janë miq të njëri-tjetrit, urdhërojnë për të mirë, ndalojnë nga e keqja, kryejnë faljen, japin zekatin, binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta do të mëshirohen nga Allahu. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, i Urtë.
9:71.
WEL-MU'UMINUNE WEL-MU'UMINATU BA'DUHUM 'EWLIJA'U BA'DIN JE'MURUNE BIL-MA'RUFI WE JENHEWNE 'ANIL-MUNKERI WE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE JUTI'UNEL-LAHE WE RESULEHU 'ULA'IKE SEJERHEMUHUMU ELLAHU 'INNALL-LLAHE 'AZIZUN HEKIMUN
C
9:72.
Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh.
9:72.
Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh. Kjo është fitorja madhështore.
9:72.
Allahu u ka premtuar besimtarëve, burrave dhe grave, kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë, banesa të bukura në kopshtet e Adnit. Por kënaqësia e Allahut është edhe më e madhe, ky është suksesi i madh.
9:72.
WE'ADEL-LAHUL-MU'UMININE WEL-MU'UMINATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE MESAKINE TEJJIBETEN FI XHENNATI 'ADNIN WE RIDWANUN MINEL-LAHI 'EKBERU DHALIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C
9:73.
O Pejgamber, luftoi jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rrept ndaj tyre - vendi i tyre është xhehennemi që është përfundimi më i keq.
9:73.
O i Dërguar! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është Xhehenemi; sa vendbanim i shëmtuar.
9:73.
O Profet, lufto kundër jobesimtarëve dhe hipokritëve dhe ji i rreptë ndaj tyre. Vendbanimi i tyre është Xhehenemi, sa përfundim i keq është ai.
9:73.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU XHAHIDIL-KUFFARE WEL-MUNAFIKINE WE EGLUDH 'ALEJHIM WE ME'WAHUM XHEHENNEMU WE BI'SEL-MESIRU
C
9:74.
Ata betohen në All-llahun se nuk kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë kanë thënë fjalë që nuk përkojnë me besimin, dhe pasi patën shprehur besimin ata e mohuan dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tjetër pos pse All-llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i Tij i begatoi ata. Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahu i dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës.
9:74.
Hipokritët betohen për Allahun se nuk thanë asgjë (të keqe). Por, në të vërtetë, ata thanë fjalën e mosbesimit, mohuan pas (pranimit të) Islamit dhe synuan të bënin gjëra të paarritshme. Ata u bënë keqdashës, vetëm sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij u kishin dhënë (besimtarëve) nga të mirat e Tij. Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta; por, nëse kthejnë shpinën, Allahu do t'i ndëshkojë me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në tjetrën dhe ata nuk do të kenë kurrfarë mbrojtësi apo ndihmësi në Tokë.
9:74.
Ata betohen për Allahun se nuk kanë thënë asgjë, por me të vërtetë thanë fjalën e mosbesimit dhe mohuan pasi kishin pranuar Islamin, dhe u përpoqën për diçka që nuk arritën ta bëjnë. Ata nuk u hakmorrën veçse pse Allahu dhe i Dërguari i Tij i pasuroi nga mirësia e Tij. Nëse pendohen, kjo është më mirë për ta, por nëse largohen, Allahu do t'i ndëshkojë me një ndëshkim të dhimbshëm në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe nuk do të kenë në tokë mik as ndihmës.
9:74.
JEHLIFUNE BILLAHI MA KALU WE LEKAD KALU KELIMETEL-KUFRI WE KEFERU BA'DE 'ISLAMIHIM WE HEMMU BIMA LEM JENALU WE MA NEKAMU 'ILLA 'EN 'EGNAHUMU ELLAHU WE RESULUHU MIN FEDLIHI FE'IN JETUBU JEKU HAJREN LEHUM WE 'IN JETEWELLEW JU'ADHDHIBHUMU ELLAHU 'ADHABAN 'ELIMÆN FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI WE MA LEHUM FIL-'ERDI MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN