U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
9:48.
Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, t'i ngatërruan ty çështjet derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut, përkundër asaj që ata e urrenin.
9:48.
Ata edhe më parë përpiqeshin të të nxirrnin ngatërresa dhe t'i pështjellonin punët e tua, deri sa erdhi e Vërteta (fitorja) dhe u tregua e qartë feja e Allahut, gjë që ata e urrenin.
9:48.
Që më parë u përpoqën të nxisin çrregullime dhe t'i kthyen çështjet përmbys, derisa e vërteta erdhi dhe u duk urdhri i Allahut, edhe pse ata e urrenin.
9:48.
LEKADI EBTEGAWL-FITNETE MIN KABLU WE KALLEBU LEKEL-'UMURE HETTA XHA'EL-HEKKU WE DHEHERE 'EMRU ELLAHI WE HUM KARIHUNE
C
9:49.
Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: "Më lejo mua (të mos shkoj në luftë) e mos më vë në sprovë!" Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.
9:49.
Disa prej atyre (hipokritëve) thonë: “Më lejo (të mungoj në luftë) dhe mos më vër në sprovë!” Ja, ata ranë pikërisht në sprovë. Me të vërtetë, Xhehenemi i përfshin mohuesit.
9:49.
Disa prej tyre thonë: "Më lejo të rri pas dhe mos më sprovo." A nuk ranë tashmë në sprovë? Me të vërtetë, Xhehenemi i rrethon jobesimtarët.
9:49.
WE MINHUM MEN JEKULU E'DHEN LI WE LA TEFTINNI 'ELA FIL-FITNETI SEKATU WE 'INNE XHEHENNEME LEMUHITETUN BIL-KAFIRINE
C
9:50.
Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: "Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë", dhe kthehen të gëzuar.
9:50.
Nëse ty të vjen ndonjë e mirë, ata hidhërohen; nëse të godet ndonjë e keqe, ata thonë: “Sa mirë që i morëm masat që më parë” dhe largohen të gëzuar.
9:50.
Nëse të vjen ndonjë e mirë, ata trishtohen, dhe nëse të godet ndonjë fatkeqësi, ata thonë: "Ne e kishim marrë çështjen tonë më herët," dhe largohen të gëzuar.
9:50.
'IN TUSIBKE HESENETUN TESU'UHUM WE 'IN TUSIBKE MUSIBETUN JEKULU KAD 'EHADHNA 'EMRENA MIN KABLU WE JETEWELLEW WE HUM FERIHUNE
C
9:51.
Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.
9:51.
Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!”
9:51.
Thuaj: "Asgjë nuk do të na ndodhë, përveç asaj që Allahu ka caktuar për ne. Ai është Mbrojtësi ynë. Dhe tek Allahu le të mbështeten besimtarët."
9:51.
KUL LEN JUSIBENA 'ILLA MA KETEBEL-LAHU LENA HUWE MEWLANA WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C
9:52.
Thuaj: "Ç'pritni për ne tjetër, pos njërës nga dy të mirat (o fitues, o dëshmorë)? Ndërsa ne presim për ju që nga ana e All-llahut, ose nëpërmjet duarve tona, t'ju godasë me dënim. Pra, ju pritni, e bashkë me ju presim edhe ne.
9:52.
Thuaj: “Çfarë prisni për ne, përveçse njërës prej dy të mirave (fitores ose martirizimit)? Ndërsa ne po presim që Allahu t'ju godasë me dënim nga ana e Tij ose me duart tona. Pra, pritni se edhe ne me ju do të presim”.
9:52.
Thuaj: "A prisni për ne tjetër veç njërës nga dy të mirat? Ndërsa ne presim që Allahu t'ju godasë me ndëshkim nga Vetja ose me duart tona. Prisni, ne jemi duke pritur me ju."
9:52.
KUL HEL TEREBBESUNE BINA 'ILLA 'IHDAL-HUSNEJEJNI WE NEHNU NETEREBBESU BIKUM 'EN JUSIBEKUMU ELLAHU BI'ADHABIN MIN 'INDIHI 'EW BI'EJDINA FETEREBBESU 'INNA ME'AKUM MUTEREBBISUNE
C
9:53.
Thuaj: "Shpenzuat ju me dëshirë a me dhunë, nuk u pranohet kurrsesi, vërtet ju ishit popull i padëgjueshëm.
9:53.
Thuaj: “Shpenzoni me hir a me pahir, nga ju nuk do të pranohet kurrsesi, sepse ju jeni vërtet një popull i mbrapshtë.”
9:53.
Thuaj: "Shpenzoni me dëshirë ose me detyrim, nuk do të pranohet prej jush, sepse jeni një popull i pabindur."
9:53.
KUL 'ENFIKU TEW'EN 'EW KERHAN LEN JUTEKABBELE MINKUM 'INNEKUM KUNTUM KAWMÆN FASIKINE
C
9:54.
Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urrejtur.
9:54.
Ndihmesat e tyre nuk do të pranohen, ngase ata janë njerëz që nuk besojnë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij, namazit i afrohen vetëm në mënyrë të ngathët dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria), veçse në mënyrë përbuzëse.
9:54.
Asgjë nuk i pengon shpenzimet e tyre të pranohen, përveç se ata mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nuk vijnë në falje veçse me përtaci dhe nuk shpenzojnë veçse me dëshirë të pakët.
9:54.
WE MA MENE'AHUM 'EN TUKBELE MINHUM NEFEKATUHUM 'ILLA 'ENNEHUM KEFERU BILLAHI WE BIRESULIHI WE LA JE'TUNE ES-SELETE 'ILLA WE HUM KUSALA WE LA JUNFIKUNE 'ILLA WE HUM KARIHUNE
C
9:55.
Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t'i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t'ua nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafira.
9:55.
Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t'i ndëshkojë ata në këtë jetë, kështu që t'u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.
9:55.
Le të mos të mahnisin pasuritë e tyre dhe fëmijët e tyre. Allahu dëshiron vetëm t'i ndëshkojë me to në këtë jetë dhe t'u dalin shpirtrat, ndërsa janë jobesimtarë.
9:55.
FELA TU'XHIBKE 'EMWALUHUM WE LA 'EWLADUHUM 'INNEMA JURIDU ELLAHU LIJU'ADHDHIBEHUM BIHA FIL-HEJETI ED-DUNJA WE TEZHEKA 'ENFUSUHUM WE HUM KAFIRUNE
C
9:56.
Ata betohen në All-llahun se vërtet janë si ju, por ata nuk janë me ju, ata janë popull që frikohet.
9:56.
Ata betohen për Allahun se janë në fenë tuaj, ndërkohë që nuk janë prej jush, por janë njerëz frikacakë (për të treguar si janë në të vërtetë).
9:56.
Ata betohen për Allahun se janë nga ju, por nuk janë nga ju, vetëm se kanë frikë nga ju.
9:56.
WE JEHLIFUNE BILLAHI 'INNEHUM LEMINKUM WE MA HUM MINKUM WE LEKINNEHUM KAWMUN JEFREKUNE
C
9:57.
Sikur të gjenin ndonjë vendstrehim, ndonjë shpellë a ndonjë vrimë, ata do të shkonin aty me vrapim.
9:57.
Sikur ata të gjenin ndonjë strehim, shpellë apo vend mbrojtjeje, do të niseshin atje me nxitim.
9:57.
Sikur të gjenin një strehë, ose shpella ose një vend për t'u fshehur, ata do të niseshin me shpejtësi drejt atij vendi.
9:57.
LEW JEXHIDUNE MELXHE'EN 'EW MEGARATIN 'EW MUDDEHALEN LEWELLEW 'ILEJHI WE HUM JEXHMEHUNE
C
9:58.
Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e lëmoshës, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata hidhërohen.
9:58.
Ka edhe të tillë që të qortojnë për shkak të ndarjes së lëmoshës. Nëse atyre u jepet ndonjë pjesë, ata kënaqen, por, nëse nuk u jepet, përnjëherë zemërohen.
9:58.
Disa prej tyre të qortojnë për ndarjen e sadakasë. Nëse u jepet prej saj, janë të kënaqur, por nëse nuk u jepet, ja, ata zemërohen.
9:58.
WE MINHUM MEN JELMIZUKE FI ES-SEDEKATI FE'IN 'U'TU MINHA REDU WE 'IN LEM JU'TEW MINHA 'IDHA HUM JESHATUNE