U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
8:63.
Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.
8:63.
duke i bashkuar zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
8:63.
Dhe Ai bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur të shpenzoje çdo gjë në tokë, nuk do të mund të bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi. Me të vërtetë Ai është i Fuqishëm, i Urtë.
8:63.
WE 'ELLEFE BEJNE KULUBIHIM LEW 'ENFEKTE MA FIL-'ERDI XHEMI'EN MA 'ELLEFTE BEJNE KULUBIHIM WE LEKINNALL-LLAHE 'ELLEFE BEJNEHUM 'INNEHU 'AZIZUN HEKIMUN
C
8:64.
O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.
8:64.
O Profet! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë.
8:64.
O Profet, të mjafton Allahu, dhe besimtarët që të ndjekin.
8:64.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU HESBUKEL-LAHU WE MENI ETTEBE'AKE MINEL-MU'UMININE
C
8:65.
O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fuqishëm), do t'i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t'i mundni një mijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë).
8:65.
O Profet! Jepu zemër e nxiti besimtarët për luftë! Nëse mes jush gjenden njëzet të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) e, nëse nga ju janë njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin një mijë mohues, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
8:65.
O Profet, nxiti besimtarët për luftë. Nëse midis jush janë njëzet të durueshëm, do të mposhtin dyqind; nëse midis jush është njëqind, do të mposhtin një mijë nga jobesimtarët, sepse ata janë popull që nuk kupton.
8:65.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU HERRIDIL-MU'UMININE 'ALEL-KITALI 'IN JEKUN MINKUM 'ISHRUNE SABIRUNE JEGLIBU MIA'ETEJNI WE 'IN JEKUN MINKUM MIA'ETUN JEGLIBU 'ELFEN MINEL-LEDHINE KEFERU BI'ENNEHUM KAWMUN LA JEFKAHUNE
C
8:66.
All-llahu ju bëri lehtësim tash duke e ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm, do ti mundni dyqinnd, e nëse prej jush janë një mijë, me ndimën e Zotit do t'i mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm.
8:66.
Tani, Allahu ju ka lehtësuar ju, ngaqë Ai e di se keni dobësi. Kështu, nëse ka prej jush njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) dhe, nëse nga ju janë një mijë (të qëndrueshëm), me vullnetin e Allahut, ata do të mundin dy mijë (mohues). Allahu është me të qëndrueshmit.
8:66.
Tani Allahu ju ka lehtësuar, duke ditur se midis jush ka dobësi. Nëse midis jush është njëqind e durueshme, do të mposhtin dyqind; nëse midis jush është një mijë, do të mposhtin dy mijë me lejen e Allahut. Allahu është me të duruarit.
8:66.
EL-'ANE HAFFEFEL-LAHU 'ANKUM WE 'ALIME 'ENNE FIKUM DA'FEN FE'IN JEKUN MINKUM MIA'ETUN SABIRETUN JEGLIBU MIA'ETEJNI WE 'IN JEKUN MINKUM 'ELFUN JEGLIBU 'ELFEJNI BI'IDHNI ELLAHI WEL-LAHU ME'A ES-SABIRINE
C
8:67.
Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërrmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllim përjetimet e kësaj bote, ndërsa All-llahu dëshiron për ju Ahiretin. All-llahu mbizotëron çdo gjë, di çka është e mirë për robtë.
8:67.
Asnjë profet s'ka të drejtë të ketë rob për vete, derisa të arrijë fitore të plotë në Tokë. Ju dëshironi të mirat kalimtare të kësaj bote, kurse Allahu dëshiron botën tjetër. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
8:67.
Nuk i takon asnjë profeti të ketë robër derisa të mposhtë fuqishëm në tokë. Ju dëshironi përfitimet e kësaj bote, ndërsa Allahu dëshiron botën tjetër. Allahu është i Fuqishëm, i Urtë.
8:67.
MA KANE LINEBIJIN 'EN JEKUNE LEHU 'ESRA HETTA JUTHHINE FIL-'ERDI TURIDUNE 'AREDE ED-DUNJA WEL-LAHU JURIDUL-'AHIRETE WEL-LAHU 'AZIZUN HEKIMUN
C
8:68.
Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk e qëllon), juve do t'ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët.
8:68.
Sikur të mos ishin urdhërimet e mëparshme të Allahut (për lejimin e plaçkës së luftës), do t'ju godiste një dënim i madh për atë që keni marrë.
8:68.
Sikur të mos kishte qenë një urdhër i Allahut i shkruar më parë, do t'ju kishte prekur një ndëshkim i madh për atë që keni marrë.
8:68.
LEWLA KITABUN MINEL-LAHI SEBEKA LEMESSEKUM FIMA 'EHADHTUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C
8:69.
Pra, (është lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron.
8:69.
Gëzojeni plaçkën e luftës që keni fituar si gjë të lejueshme dhe të mirë dhe frikësojuni Allahut! Vërtet, Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
8:69.
Prandaj hani nga ajo që keni fituar, e lejuar dhe e mirë, dhe kini frikë Allahun. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
8:69.
FEKULU MIMMA GANIMTUM HELALEN TEJJIBAN WE ETTEKU ELLAHE 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
8:70.
O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja, se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh.
8:70.
O Profet! Thuaju robërve që gjenden në duart tuaja: “Nëse Allahu gjen mirësi në zemrat tuaja, do t'ju japë diçka edhe më të mirë nga ajo që ju është marrë dhe do t'ju falë”. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
8:70.
O Profet, thuaju atyre robërve që janë në duart tuaja: "Nëse Allahu di ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do t'ju japë më të mirë se ajo që ju është marrë dhe do t'ju falë. Allahu është Falës, Mëshirëplotë."
8:70.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU KUL LIMEN FI 'EJDIKUM MINEL-'ESRA 'IN JA'LEMI ELLAHU FI KULUBIKUM HAJREN JU'UTIKUM HAJRAN MIMMA 'UHIDHE MINKUM WE JEGFIR LEKUM WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
8:71.
E nëse (robërit) duan të tradhëtojnë ty, ata më parë tradhtuan All-llahun, (nuk besuan), e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhënjesh ndaj tyre. All-llahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij.
8:71.
E, nëse ata duan të të tradhtojnë, dije se më parë kanë tradhtuar Allahun dhe prandaj Ai ta mundësoi ty fitoren ndaj tyre. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
8:71.
Por nëse duan të të tradhtojnë, ata e tradhtuan edhe më parë Allahun, por Ai të dha fuqi mbi ta. Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
8:71.
WE 'IN JURIDU HIJANETEKE FEKAD HANU ELLAHE MIN KABLU FE'EMKENE MINHUM WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C
8:72.
Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e shpirtin e tyre në rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri-tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta derisa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherë jeni të obliguar t'u ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund t'u ndihmoni në luftë kundër atij populli). All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
8:72.
Vërtet, ata që besuan dhe mërguan (për hir të besimit), e më pas luftuan me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e i ndihmuan, janë miq e mbrojtës për njëri-tjetrin. Por, ata që besojnë e që nuk kanë mërguar, nuk të kërkohet t'i mbrosh, derisa të mërgojnë. E, nëse ju luten që t'i ndihmoni për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t'u dilni në ndihmë, përveçse (kur ju duhet të luftoni) kundër një populli me të cilin keni marrëveshje. Allahu e sheh mirë atë që veproni.
8:72.
Ata që besuan, migruan dhe luftuan me pasuritë dhe jetët e tyre në rrugën e Allahut, dhe ata që strehuan dhe ndihmuan, janë miq të njëri-tjetrit. Sa për ata që besuan, por nuk migruan, nuk keni detyrim miqësie ndaj tyre derisa të migrojnë. Por nëse ju kërkojnë ndihmë në fe, detyra juaj është t'i ndihmoni, përveç kundër një populli me të cilin keni marrëveshje. Allahu sheh çfarë bëni.
8:72.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE HAXHERU WE XHAHEDU BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM FI SEBILI ELLAHI WEL-LEDHINE 'AWEW WE NESERU 'ULA'IKE BA'DUHUM 'EWLIJA'U BA'DIN WEL-LEDHINE 'AMENU WE LEM JUHAXHERU MA LEKUM MIN WELAJETIHIM MIN SHEJ'IN HETTA JUHAXHIRU WE 'INI ESTENSERUKUM FI ED-DINI FE'ALEJKUMU EN-NESRU 'ILLA 'ALA KAWMIN BEJNEKUM WE BEJNEHUM MITHAKUN WEL-LAHU BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C
8:73.
Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni për njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë.
8:73.
Kurse jobesimtarët janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit. Nëse nuk veproni ashtu siç jeni urdhëruar, do të bëhet ngatërresë dhe shkatërrim i madh në Tokë.
8:73.
Ata që nuk besojnë janë miq të njëri-tjetrit. Nëse nuk e bëni këtë, do të ketë çrregullime në tokë dhe një çrregullim i madh.
8:73.
WEL-LEDHINE KEFERU BA'DUHUM 'EWLIJA'U BA'DIN 'ILLA TEF'ALUHU TEKUN FITNETUN FIL-'ERDI WE FESADUN KEBIRUN