U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
8:56.
Këta janë ata prej të cilëve ti pate marrë premtimin (se nuk do t'i ndihmojnë idhujtarët), e të cilin ata nuk e ruajtën por si çdo herë e thyejnë premtimin e tyre.
8:56.
janë ata me të cilët ke bërë marrëveshje, por që çdo herë e shkelin atë dhe nuk i frikësohen Allahut.
8:56.
Ata me të cilët lidhët marrëveshje, pastaj e thyejnë marrëveshjen e tyre çdo herë, dhe nuk frikësohen.
8:56.
EL-LEDHINE 'AHEDTE MINHUM THUMME JENKUDUNE 'AHDEHUM FI KULLI MERRETIN WE HUM LA JETTEKUNE
C
8:57.
Po nëse i ndesh (i zë) ata në luftë, atëherë ti me ta (me shkatërrimin e tyre) shpartallo ata që të marrin mësim.
8:57.
Nëse ti i ndesh ata në luftë, shpartalloji, që të vënë mend ata që vijnë pas tyre.
8:57.
Nëse i hasni në luftë, përdorni një ndëshkim të ashpër, që të mund të përkujtohen ata që vijnë pas tyre.
8:57.
FE'IMMA TETHKAFENNEHUM FIL-HERBI FESHERRID BIHIM MEN HALFEHUM LE'ALLEHUM JEDHDHEKKERUNE
C
8:58.
Nëse ti e heton tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua hidh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njëjtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).
8:58.
Nëse ke frikë se ndonjë fis e thyen besën, edhe ti prishja marrëveshjen me të njëjtën mënyrë, sepse Allahu nuk i do ata që tradhtojnë.
8:58.
Dhe nëse ke frikë nga ndonjë pabesi e një populli, ndërpre marrëveshjen me ta në mënyrë të drejtë, sepse me të vërtetë Allahu nuk i do tradhtarët.
8:58.
WE 'IMMA TEHAFENNE MIN KAWMIN HIJANETEN FANBIDH 'ILEJHIM 'ALA SEWA'IN 'INNALL-LLAHE LA JUHIBBUL-HA'ININE
C
8:59.
Dhe ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (Zotin) që i ndjek.
8:59.
Le të mos mendojnë kurrsesi ata që nuk besojnë se do të fitojnë, sepse nuk mund të Na pengojnë.
8:59.
Mos mendojnë ata që kanë mohuar se mund të shpëtojnë, me siguri nuk do të munden.
8:59.
WE LA JEHSEBENNEL-LEDHINE KEFERU SEBEKU 'INNEHUM LA JU'XHIZUNE
C
8:60.
E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. Çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t'ju konpensohet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtë.
8:60.
Përgatisni kundër tyre kuaj dhe forcë për luftë sa të mundni, që të tmerroni armikun e Allahut dhe armikun tuaj, si dhe të tjerë, përveç tyre, të cilët ju nuk i njihni, por që Allahu i njeh. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, do t'ju shpërblehet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
8:60.
Dhe përgatituni kundër tyre me sa fuqi dhe kuaj lufte mundeni, që me këtë të trembni armikun e Allahut dhe armikun tuaj, dhe të tjerët përveç tyre që ju nuk i dini, por Allahu i di. Çfarëdo që shpenzoni në rrugën e Allahut, do t'ju kthehet plotësisht dhe nuk do t'ju bëhet padrejtësi.
8:60.
WE 'A'IDDU LEHUM MA ESTETA'TUM MIN KUWETIN WE MIN RIBATIL-HAJLI TURHIBUNE BIHI 'ADUWEL-LAHI WE 'ADUWEKUM WE 'AHARINE MIN DUNIHIM LA TA'LEMUNEHUMU ELLAHU JA'LEMUHUM WE MA TUNFIKU MIN SHEJ'IN FI SEBILI ELLAHI JUWEFFE 'ILEJKUM WE 'ENTUM LA TUDHLEMUNE
C
8:61.
Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbështetu në All-llahun. Ai është që dëgjon dhe di.
8:61.
Nëse ata shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo dhe mbështetu tek Allahu, sepse, vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka.
8:61.
Nëse ata priren nga paqja, edhe ti priru ndaj saj, dhe mbështetu tek Allahu. Me të vërtetë, Ai dëgjon, di.
8:61.
WE 'IN XHENEHU LILSSELMI FAXHNEH LEHA WE TEWEKKEL 'ALA ELLAHI 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-'ALIMU
C
8:62.
Po nëse duan të mashtrojnë me të (me paqen), ty të mjafton All-llahu. Ai është që të fuqizoji ty me ndihmën e vet dhe me besimtarët.
8:62.
Por, nëse ata synojnë të të mashtrojnë, të mjafton Allahu (si mbrojtës). Ai të ka forcuar me ndihmën e Tij dhe me besimtarët,
8:62.
Nëse ata duan të të mashtrojnë, me të vërtetë Allahu të mjafton ty. Ai të forcoi me ndihmën e Tij dhe me besimtarët.
8:62.
WE 'IN JURIDU 'EN JEHDA'UKE FE'INNE HESBEKEL-LAHU HUWEL-LEDHI 'EJJEDEKE BINESRIHI WE BIL-MU'UMININE
C
8:63.
Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.
8:63.
duke i bashkuar zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
8:63.
Dhe Ai bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur të shpenzoje çdo gjë në tokë, nuk do të mund të bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi. Me të vërtetë Ai është i Fuqishëm, i Urtë.
8:63.
WE 'ELLEFE BEJNE KULUBIHIM LEW 'ENFEKTE MA FIL-'ERDI XHEMI'EN MA 'ELLEFTE BEJNE KULUBIHIM WE LEKINNALL-LLAHE 'ELLEFE BEJNEHUM 'INNEHU 'AZIZUN HEKIMUN
C
8:64.
O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.
8:64.
O Profet! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë.
8:64.
O Profet, të mjafton Allahu, dhe besimtarët që të ndjekin.
8:64.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU HESBUKEL-LAHU WE MENI ETTEBE'AKE MINEL-MU'UMININE
C
8:65.
O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fuqishëm), do t'i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t'i mundni një mijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë).
8:65.
O Profet! Jepu zemër e nxiti besimtarët për luftë! Nëse mes jush gjenden njëzet të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) e, nëse nga ju janë njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin një mijë mohues, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.
8:65.
O Profet, nxiti besimtarët për luftë. Nëse midis jush janë njëzet të durueshëm, do të mposhtin dyqind; nëse midis jush është njëqind, do të mposhtin një mijë nga jobesimtarët, sepse ata janë popull që nuk kupton.
8:65.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU HERRIDIL-MU'UMININE 'ALEL-KITALI 'IN JEKUN MINKUM 'ISHRUNE SABIRUNE JEGLIBU MIA'ETEJNI WE 'IN JEKUN MINKUM MIA'ETUN JEGLIBU 'ELFEN MINEL-LEDHINE KEFERU BI'ENNEHUM KAWMUN LA JEFKAHUNE
C
8:66.
All-llahu ju bëri lehtësim tash duke e ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë janë njëqind të durueshëm, do ti mundni dyqinnd, e nëse prej jush janë një mijë, me ndimën e Zotit do t'i mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm.
8:66.
Tani, Allahu ju ka lehtësuar ju, ngaqë Ai e di se keni dobësi. Kështu, nëse ka prej jush njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) dhe, nëse nga ju janë një mijë (të qëndrueshëm), me vullnetin e Allahut, ata do të mundin dy mijë (mohues). Allahu është me të qëndrueshmit.
8:66.
Tani Allahu ju ka lehtësuar, duke ditur se midis jush ka dobësi. Nëse midis jush është njëqind e durueshme, do të mposhtin dyqind; nëse midis jush është një mijë, do të mposhtin dy mijë me lejen e Allahut. Allahu është me të duruarit.
8:66.
EL-'ANE HAFFEFEL-LAHU 'ANKUM WE 'ALIME 'ENNE FIKUM DA'FEN FE'IN JEKUN MINKUM MIA'ETUN SABIRETUN JEGLIBU MIA'ETEJNI WE 'IN JEKUN MINKUM 'ELFUN JEGLIBU 'ELFEJNI BI'IDHNI ELLAHI WEL-LAHU ME'A ES-SABIRINE