U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
8:34.
Çka kanë ata që të mos i dënojë All-llahu, kur ata janë që pengojnë (të tjerët) nga xhamia e shenjtë (Qabja), e edhepse nuk janë mbikëqyrës të saj. Kujdestarë të saj janë vetëm ata që ruhen (të devotshmit), por shumica e tyre nuk është që di.
8:34.
E përse të mos i dënojë Allahu, kur ata e pengojnë vizitën në Shtëpinë e Shenjtë (Qabe) edhe pse ata nuk janë kujdestarë të saj?! Kujdestarë të saj janë vetëm ata që i frikësohen Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.
8:34.
Pse të mos i ndëshkojë Allahu, kur ata pengojnë nga Xhamia e Shenjtë dhe nuk janë kujdestarë të saj? Kujdestarët e saj janë vetëm ata që kanë frikë Allahun, por shumica e tyre nuk e dinë.
8:34.
WE MA LEHUM 'ELLA JU'ADHDHIBEHUMU ELLAHU WE HUM JESUDDUNE 'ANIL-MESXHIDIL-HERAMI WE MA KANU 'EWLIJA'EHU 'IN 'EWLIJA'UUHU 'ILLAL-MUTTEKUNE WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C
8:35.
Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishte tjetër vetëm se britmë dhe duartrokitje, prandaj vuajeni dënimin për shkak se mohonit.
8:35.
Lutja e tyre në Shtëpinë e Shenjtë ishte vetëm me fërshëllima dhe rrahje duarsh. Prandaj (atyre do t'u thuhet:) “Provojeni ndëshkimin, pasi kurrë nuk besuat”!
8:35.
Falja e tyre pranë Shtëpisë është vetëm fishkëllimë dhe duartrokitje. Prandaj shijoni ndëshkimin për shkak të mosbesimit tuaj.
8:35.
WE MA KANE SELATUHUM 'INDEL-BEJTI 'ILLA MUKA'EN WE TESDIJETEN FEDHUKUL-'ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C
8:36.
Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në xhehennem.
8:36.
Në të vërtetë, jobesimtarët e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë, por në fund ajo do jetë vetëm dëshpërim për ta, sepse do të jenë të mundur. Ata që nuk besojnë, në Xhehenem do të tubohen,
8:36.
Me të vërtetë, ata që mohojnë shpenzojnë pasuritë e tyre për të penguar nga rruga e Allahut. Ata do t'i shpenzojnë ato, pastaj do të jenë brengë për ta, pastaj do të mposhten. Ata që mohojnë do të mblidhen në Xhehenem.
8:36.
'INNEL-LEDHINE KEFERU JUNFIKUNE 'EMWALEHUM LIJESUDDU 'AN SEBILI ELLAHI FESEJUNFIKUNEHA THUMME TEKUNU 'ALEJHIM HESRETEN THUMME JUGLEBUNE WEL-LEDHINE KEFERU 'ILA XHEHENNEME JUHSHERUNE
C
8:37.
(Kjo masë) Që ta dallojë All-llahu të keqin nga i miri, dhe që të vë të këqinjtë njërin mbi tjetrin, t'i bëjë grumbull të gjithë e t'i hedhë në xhehennem. E të tillët janë më të dëshpëruarit.
8:37.
që Allahu të veçojë të keqin nga i miri; të këqijtë t'i palosë njërin mbi tjetrin, e të gjithë t'i hedhë në Xhehenem. Këta, me të vërtetë, janë të humbur.
8:37.
Që Allahu të veçojë të keqin nga i miri, dhe t'i grumbullojë të keqijtë së bashku, pastaj t'i hedhë në Xhehenem. Këta janë të humburit.
8:37.
LIJEMIZEL-LAHUL-HABITHE MINET-TEJJIBI WE JEXH'ALEL-HABITHE BA'DEHU 'ALA BA'DIN FEJERKUMEHU XHEMI'EN FEJEXH'ALEHU FI XHEHENNEME 'ULA'IKE HUMUL-HASIRUNE
C
8:38.
Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t'u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t'ju zë).
8:38.
Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t'u falet e kaluara e, nëse kthehen (në mosbesim), atëherë dënimi i popujve të mëparshëm është paralajmërim për ta.
8:38.
Thuaj atyre që nuk besojnë: Nëse ndaloni, do t'ju falet ajo që ka kaluar, por nëse ktheheni, atëherë përvoja e popujve të mëparshëm është tashmë e kaluar.
8:38.
KUL LILLEDHINE KEFERU 'IN JENTEHU JUGFER LEHUM MA KAD SELEFE WE 'IN JA'UDU FEKAD MEDET SUNNETUL-'EWWELINE
C
8:39.
Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.
8:39.
Luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Allahut. Nëse ata heqin dorë (prej mohimit), Allahu i sheh punët e tyre.
8:39.
Luftoni kundër tyre derisa të mos ketë më përndjekje dhe feja të jetë e gjitha për Allahun. Por nëse ndalojnë, me të vërtetë, Allahu sheh çfarë bëjnë.
8:39.
WE KATILUHUM HETTA LA TEKUNE FITNETUN WE JEKUNE ED-DINU KULLUHU LILLAHI FE'INI ENTEHEW FE'INNALL-LLAHE BIMA JA'MELUNE BESIRUN
C
8:40.
Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai.
8:40.
Por, nëse ata kthejnë shpinën, dijeni se Allahu është mbrojtësi juaj. Ai është mbrojtës dhe mbështetës i mrekullueshëm!
8:40.
Por nëse kthehen, dijeni se Allahu është Mbrojtësi juaj, Mbrojtësi më i mirë dhe Ndihmësi më i mirë.
8:40.
WE 'IN TEWELLEW FA'LEMU 'ENNEL-LAHE MEWLAKUM NI'MEL-MEWLA WE NI'ME EN-NESIRU
C
8:41.
Ju (besimtarë) ta dini se një e pesta e asaj që e fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) All-llahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimave, nevojtarëve dhe atyre në mërgim, (ky është përcaktimi i Zotit), nëse keni besuar All-llahun, dhe atë (Kur'anin) që ia zbritëm robit Tonë (Muhammedit) ditën e furkanit (ditën e Bedrit, kur u dallua e vërteta nga e shtrembëra), ditën e konfrontimit të dy grupeve. All-llahu është i fuqishëm për çdo gjë.
8:41.
Ta dini se çfarëdo që të fitoni si plaçkë lufte, një e pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefisit të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelur në rrugë), nëse besoni në Allahun dhe në atë që ia kemi shpallur robit Tonë në ditën e fitores (luftën e Bedrit), atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.
8:41.
Dijeni se çfarëdo plaçke lufte që fitoni, një e pesta i përket Allahut, të Dërguarit, të afërmve, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit, nëse besoni në Allahun dhe në atë që i shpallëm shërbëtorit Tonë ditën e dallimit, ditën kur dy ushtritë u takuan. Allahu ka fuqi mbi çdo gjë.
8:41.
WE A'LEMU 'ENNEMA GANIMTUM MIN SHEJ'IN FE'ENNE LILLAHI HUMUSEHU WE LILRRESULI WE LIDHIL-KURBA WEL-JETAMA WEL-MESAKINI WE EBNI ES-SEBILI 'IN KUNTUM 'AMENTUM BILLAHI WE MA 'ENZELNA 'ALA 'ABDINA JEWMEL-FURKANI JEWMET-TEKAL-XHEM'ANI WEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
8:42.
Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, e ata në bregun e largët të saj (ju kah Medina e ata kah Meka), ndërsa karvani ishte më poshtë prej jush (kah deti). Dhe, sikur të ishit ju ata që njëri-tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por All-llahu ishte Ai që zbatoi çështjen e kryer tanimë, e të shkatërrojë me argument atë që u shkatërrua dhe ta bëjë të jetojë me argumente atë që jetoi. All-llahu vërtet dëgjon e di.
8:42.
Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, ata ndodheshin në bregun e largët, ndërsa karvani poshtë jush. Edhe sikur t'i kishit lënë takim njëri-tjetrit, nuk do të ishit pajtuar për kohën e ndeshjes. Por Allahu e përmbushi atë ngjarje që ishte e caktuar, me qëllim që kush duhej të vdiste, të vdiste me prova të qarta dhe, kush duhej të mbetej gjallë, të jetonte me prova të qarta. Vërtet, Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
8:42.
Kujtoni kur ishit në anën e afërt të luginës dhe ata në anën e largët, dhe karvani më poshtë jush. Edhe sikur të ishit marrë vesh, nuk do të ishit pajtuar për kohën. Por që Allahu të bënte një çështje të vendosur, që ai që humbet, humb me argument dhe ai që fiton, fiton me argument. Me të vërtetë, Allahu dëgjon, di.
8:42.
'IDH 'ENTUM BIL-'UDWETI ED-DUNJA WE HUM BIL-'UDWETIL-KUSWA WE ER-REKBU 'ESFELE MINKUM WE LEW TEWA'ADTTUM LAHTELEFTUM FIL-MI'ADI WE LEKIN LIJEKDIJEL-LAHU 'EMREN KANE MEF'ULAN LIJEHLIKE MEN HELEKE 'AN BEJJINETIN WE JEHJA MEN HEJJE 'AN BEJJINETIN WE 'INNALL-LLAHE LESEMI'UN 'ALIMUN
C
8:43.
Dhe (përkujto) kur All-llahu t'i dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur t'i dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindeshit për çështjen (e luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se ç'mbajnë kraharorët (zemrat).
8:43.
(Kujto) kur Allahu të tregoi në ëndërr se ata janë pak. Sikur të të tregonte se ishin shumë, ju do të humbisnit guximin dhe do të grindeshit për atë çështje, por Allahu ju shpëtoi. Ai e di se çfarë keni në zemrat tuaja.
8:43.
Kujto kur Allahu të tregoi në ëndërr ata pak në numër, dhe sikur të t'i kishte treguar shumë, do të ishit trembur dhe do të ishit grindur rreth çështjes. Por Allahu ju shpëtoi. Me të vërtetë, Ai di çfarë keni në zemra.
8:43.
'IDH JURIKEHUMU ELLAHU FI MENAMIKE KALILEN WE LEW 'ERAKEHUM KETHIRAN LEFESHILTUM WE LETENAZA'TUM FIL-'EMRI WE LEKINNALL-LLAHE SELLEME 'INNEHU 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C
8:44.
Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për ta zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
8:44.
Kur u përballët (me armikun), Ai ua shfaqi ata në sytë tuaj sikur ishin pak, ndërsa juve ju bëri të dukeshit pak në sytë e atyre, për të përmbushur atë që ishte caktuar. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.
8:44.
Kur u përballët, Ai i bëri ata të duken pak në sytë tuaj dhe juve të dukeni pak në sytë e tyre, që Allahu të vendoste një çështje që do të bëhej. Te Allahu kthehen të gjitha çështjet.
8:44.
WE 'IDH JURIKUMUHUM 'IDHIT-TEKAJTUM FI 'A'JUNIKUM KALILEN WE JUKALLILUKUM FI 'A'JUNIHIM LIJEKDIJEL-LAHU 'EMRAN KANE MEF'ULÆN WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU