Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 7:186. Për atë që All-llahu e la në humbje, s'do të ketë udhëzues, dhe ata do t'i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.
7:186. Ata që Allahu i shpie në humbje, askush nuk mund t'i udhëzojë në rrugë të drejtë! Ai i lë ata të enden në mosbesimin dhe humbjen e tyre.
7:186. Kë Allahu e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë. Ai i lë ata të enden verbërisht në rebelimin e tyre.
7:186. MEN JUDLILI ELLAHU FELA HADIJE LEHU WE JEDHERUHUM FI TUGJANIHIM JA'MEHUNE
C 7:187. Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)".
7:187. Ata të pyesin ty (Muhamed) rreth Orës (së Kiametit). Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo, do ta tregojë vetëm Ai. Do të jetë e rëndë për qiejt dhe Tokën, do t'u vijë krejtësisht papritmas”. Ata të pyesin, a thua se ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk e dinë (pse kjo gjë është e fshehtë).”
7:187. Të pyesin për Orën: "Kur do të ndodhë?" Thuaj: "Dituria për të është vetëm tek Zoti im. Askush nuk mund ta zbulojë kohën e saj, përveç Tij. Ajo do të vijë rëndë mbi qiejt dhe tokën, dhe do t'ju vijë papritur." Të pyesin ty, sikur ti je i informuar për të. Thuaj: "Dituria e saj është vetëm tek Allahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
7:187. JES'ELUNEKE 'ANI ES-SA'ATI 'EJJANE MURSAHA KUL 'INNEMA 'ILMUHA 'INDE RABBI LA JUXHELLIHA LIWEKTIHA 'ILLA HUWE THEKULET FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LA TE'TIKUM 'ILLA BEGTETEN JES'ELUNEKE KE'ENNEKE HEFIJUN 'ANHA KUL 'INNEMA 'ILMUHA 'INDEL-LAHI WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C 7:188. Thuaj: "Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do t'i shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.
7:188. Thuaj: “Unë nuk mund t'i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t'i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira për njerëzit që besojnë”.
7:188. Thuaj: "Unë nuk kam fuqi të sjell as dobi e as dëm ndaj vetes, përveçse sa të dojë Allahu. Po të dija të fshehtën, do të kisha shumë të mira dhe asnjë e keqe nuk do të më prekte. Unë jam vetëm një paralajmërues dhe një përgëzues për një popull që beson."
7:188. KUL LA 'EMLIKU LINEFSI NEF'EN WE LA DERRAN 'ILLA MA SHA'EL-LAHU WE LEW KUNTU 'A'LEMUL-GAJBE LASTEKTHERTU MINEL-HAJRI WE MA MESSENIJE ES-SU'U 'IN 'ENA 'ILLA NEDHIRUN WE BESHIRUN LIKAWMIN JU'UMINUNE
C 7:189. Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj krijoi palën e saj për t'u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-llahun, Zotin e tyre: "Nëse na jep një (fëmijë) të mirë (pa të meta), ne do të jemi falënderues ndaj Teje".
7:189. Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademit), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), që të gjente qetësi tek ajo. Kur njeriu bashkohet me gruan e vet, e ngarkon atë me një barrë të lehtë, që ajo e kalon pa e ndier për ca kohë. Dhe, kur ajo rëndohet, ata të dy i luten Allahut, Zotit të tyre: “Nëse na dhuron pasardhës të shëndoshë, do të të jemi vërtet mirënjohës!”
7:189. Ai është Ai që ju krijoi prej një shpirti të vetëm, dhe prej tij krijoi bashkëshorten e tij, që të gjejë prehje tek ajo. Kur ai u bashkua me të, ajo mbeti shtatzënë me një barrë të lehtë dhe ecën me të. Kur u rëndua, të dy iu lutën Allahut, Zotit të tyre: "Nëse na jep një fëmijë të mirë, ne me siguri do të jemi mirënjohës."
7:189. HUWEL-LEDHI HALEKAKUM MIN NEFSIN WAHIDETIN WE XHE'ALE MINHA ZEWXHEHA LIJESKUNE 'ILEJHA FELEMMA TEGASHSHAHA HEMELET HEMLEN HAFIFAN FEMERRET BIHI FELEMMA 'ETHKALET DE'AWA ELLAHE REBBEHUMA LE'IN 'ATEJTENA SALIHÆN LENEKUNENNE MINE ESH-SHAKIRINE
C 7:190. Pasi që atyre të dyve ju dha (fëmijë) të mirë, ata (fëmijë e pasardhës) i përshkruan shokë në atë që iu dha. I pastër është All-llahu nga ajo që ia përshkruajnë.
7:190. Por, pasi Ai u dhuron pasardhës të shëndoshë e të mirë, ata të dy i veshin Allahut ortakë në lidhje me atë që u kishte dhënë. Por Allahu është shumë lart nga ato që ia veshin Atij si ortakë!
7:190. Por kur Ai u dha atyre një fëmijë të mirë, ata i bënë ortakë Atij në atë që Ai u kishte dhënë. Por Allahu është i Lartësuar mbi atë që i shoqërojnë.
7:190. FELEMMA 'ATAHUMA SALIHEN XHE'ALA LEHU SHUREKA'E FIMA 'ATAHUMA FETA'ALALLAHU 'AMMA JUSHRIKUNE
C 7:191. A i përshkruajnë shok atë çka nuk mund të krijojë asnjë send, e ata (idhujt) vetë janë të krijuar.
7:191. A mos vallë ata i veshin Atij si ortakë idhuj që nuk mund të krijojnë asgjë, ndërkohë që vetë janë të krijuar?!
7:191. A po i bëjnë ortakë me Të ata që nuk krijojnë asgjë dhe vetë janë të krijuar?
7:191. 'EJUSHRIKUNE MA LA JEHLUKU SHEJ'EN WE HUM JUHLEKUNE
C 7:192. Ata (idhujt) nuk mund t'u sjellin atyre ndonjë ndihmë e as veten e tyre ta ndihmojnë.
7:192. Idhuj, që nuk mund t'u japin ndonjë ndihmë atyre e as veten nuk mund ta ndihmojnë?!
7:192. Dhe nuk mund t'u japin ndihmë, as vetes së tyre nuk munden t'u ndihmojnë.
7:192. WE LA JESTETI'UNE LEHUM NESREN WE LA 'ENFUSEHUM JENSURUNE
C 7:193. Dhe, edhe nëse i thirrni për t'i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njëjtë, i thirrët ata ose heshtët.
7:193. Edhe nëse i thirrni në rrugën e drejtë, ata nuk do t'ju ndjekin. Prandaj njësoj është - i thirrët apo nuk i thirrët.
7:193. Nëse i ftoni në udhëzim, ata nuk ju ndjekin. Njësoj është për ju, nëse i ftoni apo heshtni.
7:193. WE 'IN TED'UHUM 'ILAL-HUDA LA JETTEBI'UKUM SEWA'UN 'ALEJKUM 'EDE'AWTUMUHUM 'EM 'ENTUM SAMITUNE
C 7:194. S'ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t'ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën.
7:194. Në të vërtetë, ata që iu luteni ju, në vend të Allahut, janë robër si ju. Thirrini ata dhe le t'ju përgjigjen, nëse thoni të vërtetën!
7:194. Ata që ju i luteni përveç Allahut janë robër si ju. Thirrini, pastaj le t'ju përgjigjen, nëse jeni të sinqertë.
7:194. 'INNEL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNI ELLAHI 'IBADUN 'EMTHALUKUM FAD'UHUM FELJESTEXHIBU LEKUM 'IN KUNTUM SADIKINE
C 7:195. A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, a kanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë sy të shohin me ta, a kanë veshë të dëgjojnë me ta? Thuaj: "Thirrni shokët (zotat) tuaj e thurni kurtha për mua e mos pritni".
7:195. A kanë ata këmbë për të ecur ose duar për të kapur? A kanë sy për të parë ose veshë për të dëgjuar? Thuaj: “Thirrni zotat tuaj të rreme dhe kurdisni kurthe kundër meje, pa më lënë kohë!
7:195. A kanë ata këmbë që të ecin, apo duar që të kapin, apo sy që të shohin, apo veshë që të dëgjojnë? Thuaj: "Thirrni ortakët tuaj, pastaj bëni planet tuaj kundër meje dhe mos më lini afat."
7:195. 'ELEHUM 'ERXHULUN JEMSHUNE BIHA 'EM LEHUM 'EJDIN JEBTISHUNE BIHA 'EM LEHUM 'A'JUNUN JUBSIRUNE BIHA 'EM LEHUM 'ADHANUN JESMA'UNE BIHA KULI ED'U SHUREKA'EKUM THUMME KIDUNI FELA TUNDHIRUNI
C 7:196. Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.
7:196. Në të vërtetë, Mbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset për të mirët.
7:196. Me të vërtetë, mbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin, dhe Ai kujdeset për të drejtët.
7:196. 'INNE WELIJIJEL-LAHUL-LEDHI NEZZELEL-KITABE WE HUWE JETEWELLA ES-SALIHINE