U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
7:154.
E kur iu ndal hidhërimi Musait, ai i mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
7:154.
Dhe, kur Musait i kaloi zemërimi, i mori Pllakat, në të cilat ishin shënuar udhëzimet për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i frikësohen Zotit të tyre.
7:154.
Kur zemërimi i Musait u qetësua, ai mori pllakat, në shkrimin e të cilave kishte udhëzim dhe mëshirë për ata që kanë frikë nga Zoti i tyre.
7:154.
WE LEMMA SEKETE 'AN MUSAL-GADEBU 'EHADHEL-'ELWAHE WE FI NUSHATIHA HUDEN WE REHMETUN LILLEDHINE HUM LIREBBIHIM JERHEBUNE
C
7:155.
Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që i kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: "Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet).
7:155.
Më pas Musai zgjodhi nga populli i tij shtatëdhjetë burra, për takimin Tonë. Kur i goditi tërmeti, ai tha: “O Zoti im! Sikur të doje Ti, do t'i zhdukje ata dhe mua që më përpara. Por, a do të na shkatërroje për atë që bënë disa mendjelehtë mes nesh?! Ajo ishte veç një sprovë e urdhëruar prej Teje, për të shpënë në humbje atë që Ti do dhe për të udhëzuar atë që Ti dëshiron. Ti je Mbrojtësi ynë, andaj falna dhe mëshirona! Ti je më i miri i mëshiruesve!
7:155.
Dhe Musa zgjodhi shtatëdhjetë burra nga populli i tij për takimin Tonë. Kur i kapi tërmeti, ai tha: "Zoti im, sikur të kishe dashur, do t'i kishe shkatërruar ata dhe mua më parë. A do të na shkatërrosh për atë që bënë të marrët mes nesh? Kjo është vetëm një sprovë e Jotja; me të Ti humb kë të duash dhe udhëzon kë të duash. Ti je Mbrojtësi ynë, prandaj na fal dhe na mëshiro, se Ti je Falësi më i mirë.
7:155.
WE EHTARE MUSA KAWMEHU SEB'INE REXHULEN LIMIKATINA FELEMMA 'EHADHET/HUMU ER-REXHFETU KALE RABBI LEW SHI'TE 'EHLEKTEHUM MIN KABLU WE 'IJAJE 'ETUHLIKUNA BIMA FE'ALE ES-SUFEHA'U MINNA 'IN HIJE 'ILLA FITNETUKE TUDILLU BIHA MEN TESHA'U WE TEHDI MEN TESHA'U 'ENTE WELIJUNA FAGFIR LENA WE ERHEMNA WE 'ENTE HAJRUL-GAFIRINE
C
7:156.
Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në Dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: "Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që i besojnë argumentet tona.
7:156.
Na cakto të mira në këtë botë dhe në tjetrën, sepse veç tek Ti ne kthehemi.” Allahu tha: “Unë godas me dënimin Tim kë të dua, ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë. Atë do t'ua jap atyre që ruhen nga gjynahet e japin zeqatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona
7:156.
Dhe caktu për ne të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, se ne u kthyem tek Ti." Ai tha: "Unë e godas me dënimin Tim kë të dua, por mëshira Ime përfshin çdo gjë. Unë do ta caktoj atë për ata që kanë frikë, japin zekatin dhe besojnë në shenjat Tona.
7:156.
WE EKTUB LENA FI HEDHIHI ED-DUNJA HESENETEN WE FIL-'AHIRETI 'INNA HUDNA 'ILEJKE KALE 'ADHABI 'USIBU BIHI MEN 'ESHA'U WE REHMETI WESI'AT KULLE SHEJ'IN FESE'EKTUBUHA LILLEDHINE JETTEKUNE WE JU'UTUNE EZ-ZEKETE WEL-LEDHINE HUM BI'AJATINA JU'UMINUNE
C
7:157.
Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
7:157.
dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t'i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t'i ndalojë nga të këqijat; do t'ua lejojë të mirat e do t'ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.”
7:157.
Ata që ndjekin të dërguarin, profetin analfabet, të cilin e gjejnë të përmendur tek ata në Teurat dhe Inxhil, i urdhëron për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, ua lejon të mirat dhe ua ndalon të këqijat, dhe i lirëson ata nga barrët dhe zinxhirët që ishin mbi ta. Pra, ata që besojnë në të, e nderojnë, e ndihmojnë dhe ndjekin dritën që i është zbritur, ata janë të shpëtuarit.
7:157.
EL-LEDHINE JETTEBI'UNE ER-RESULE EN-NEBIJEL-'UMMIJEL-LEDHI JEXHIDUNEHU MEKTUBEN 'INDEHUM FIT-TEWRATI WEL-'INXHILI JE'MURUHUM BIL-MA'RUFI WE JENHAHUM 'ANIL-MUNKERI WE JUHILLU LEHUMUT-TEJJIBATI WE JUHERRIMU 'ALEJHIMUL-HABA'ITHE WE JEDA'U 'ANHUM 'ISREHUM WEL-'EGLALEL-LETI KANET 'ALEJHIM FE-EL-LEDHINE 'AMENU BIHI WE 'AZZERUHU WE NESERUHU WE ETTEBA'U EN-NUREL-LEDHI 'UNZILE ME'AHU 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C
7:158.
Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s'ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.
7:158.
Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!”
7:158.
Thuaj: "O njerëz, unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju, Atij i përket mbretëria e qiejve dhe tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër veç Tij, Ai jep jetë dhe vdekje. Besoni në Allahun dhe të dërguarin e Tij, profetin analfabet, që beson në Allahun dhe fjalët e Tij, dhe ndiqeni atë që të mund të udhëzoheni."
7:158.
KUL JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNI RESULU ELLAHI 'ILEJKUM XHEMI'ENL-LEDHI LEHU MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE JUHJI WE JUMITU FE'AMINU BILLAHI WE RESULIHI EN-NEBIJIL-'UMMIJIL-LEDHI JU'UMINU BILLAHI WE KELIMATIHI WE ETTEBI'UHU LE'ALLEKUM TEHTEDUNE
C
7:159.
Edhe prej popullit të Musait qe një grup që udhëzoi drejt dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë).
7:159.
Te populli i Musait ka pasur disa njerëz që udhëhiqnin dhe zbatonin drejtësinë nën dritën e së vërtetës.
7:159.
Dhe nga populli i Musait ka një komb që udhëzon drejt së vërtetës dhe me të vërtetën gjykon.
7:159.
WE MIN KAWMI MUSA 'UMMETUN JEHDUNE BIL-HEKKI WE BIHI JA'DILUNE
C
7:160.
Ne i ndamë ata (popullin e Musait) në dymbëdhjetë grupe fisesh, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke i thënë): "Bjeri me shkopin tënd gurit" (ai i ra) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë që retë t'u bëjnë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkurtëza (dhe u thamë): "Hani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!" (e pse ishit përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase u dënuan).
7:160.
Ne i ndamë hebrenjtë në dymbëdhjetë fise, secili komb më vete. Kur populli i tij i kërkoi ujë, Ne i kumtuam Musait: “Bjeri me shkopin tënd shkëmbit!” dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. Çdo fis e dinte burimin e vet. Dhe Ne u bëmë hije me retë dhe u zbritëm manën dhe thëllëza, duke iu thënë: “Hani ushqimet e mira që jua kemi dhënë!” Ata nuk na dëmtuan Neve, por i bënë dëm vetvetes.
7:160.
Ne i ndamë ata në dymbëdhjetë fise ose grupe. Dhe i shpallëm Musait kur populli i tij e kërkoi ujë: "Godit shkëmbin me shkopin tënd," dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime; çdo grup e dinte vendin e vet për të pirë. Ua bëmë retë hijeshi mbi ta dhe u zbritëm manën dhe shtazën: "Hani nga të mirat që ju dhamë." Ata nuk na bënë padrejtësi, por vetes së tyre i bënë padrejtësi.
7:160.
WE KATTA'NAHUMU ETHNETEJ 'ASHRETE 'ESBATEN 'UMEMAN WE 'EWHEJNA 'ILA MUSA 'IDH ESTESKAHU KAWMUHU 'ENI EDRIB BI'ASAKEL-HEXHERE FANBEXHESET MINHU ETHNETA 'ASHRETE 'AJNÆN KAD 'ALIME KULLU 'UNASIN MESHREBEHUM WE DHELLELNA 'ALEJHIMUL-GAMAME WE 'ENZELNA 'ALEJHIMUL-MENNE WE ES-SELWA KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE MA DHELEMUNA WE LEKIN KANU 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C
7:161.
(Përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: "Banoni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: "Falje" dhe në derë hyni të përulur, se Ne do t'ua falim mëkatet tuaja dhe do t'ua shtojmë edhe më punëmirëve!"
7:161.
Kur atyre iu tha: “Vendosuni në këtë vendbanim dhe hani çfarë të doni; kërkoni falje dhe hyni në portat e tij duke u përulur, që t'jua falim gabimet dhe t'ua shtojmë shpërblimin punëmirëve”,
7:161.
Dhe kur u tha atyre: "Banoni në këtë qytet dhe hani prej tij kudo që të dëshironi, dhe thoni: Falje, dhe hyni në portë duke rënë në sexhde, Ne do t'jua falim të këqijat tuaja dhe do t'u shtojmë të mirat atyre që bëjnë mirë."
7:161.
WE 'IDH KILE LEHUMU ESKUNU HEDHIHIL-KARJETE WE KULU MINHA HEJTHU SHI'TUM WE KULU HITTETUN WE EDHULUL-BABE SUXHXHEDEN NEGFIR LEKUM HATI'ATIKUM SENEZIDUL-MUHSININE
C
7:162.
E ata prej tyre që ishin mizorë ndryshuan fjalë tjetër nga ajo që iu kishte thënë, atëherë Ne zbritëm kundër tyre një dënim nga qielli për shkak se ishin zullumqarë.
7:162.
keqbërësit nga radhët e tyre, i ndërruan fjalët me të tjera që nuk u ishin thënë. Prandaj Ne u dërguam dënim nga qielli, sepse bënë prapësi.
7:162.
Por ata nga mesi i tyre që ishin të padrejtë e ndryshuan fjalën që u ishte thënë me një tjetër, kështu Ne lëshuam mbi ta një ndëshkim nga qielli për shkak të padrejtësisë së tyre.
7:162.
FEBEDDELEL-LEDHINE DHELEMU MINHUM KAWLEN GAJREL-LEDHI KILE LEHUM FE'ERSELNA 'ALEJHIM RIXHZAN MINE ES-SEMA'I BIMA KANU JEDHLIMUNE
C
7:163.
Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendin e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.
7:163.
Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e Sabatit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu, Ne i vumë në provë, sepse bënin punë të mbrapshta.
7:163.
Dhe pyeti ata për qytetin që ishte pranë detit, kur ata shkelën të shtunën, kur peshqit e tyre u vinin sipër ujit dukshëm ditën e shtunë, ndërsa ditët që nuk ishte e shtunë ata nuk u vinin. Kështu Ne i sprovonim ata, sepse ishin mosbindës.
7:163.
WE ES'ELHUM 'ANIL-KARJETI ELLETI KANET HADIRETEL-BEHRI 'IDH JA'DUNE FI ES-SEBTI 'IDH TE'TIHIM HITANUHUM JEWME SEBTIHIM SHURRA'EN WE JEWME LA JESBITUNE LA TE'TIHIM KEDHALIKE NEBLUHUM BIMA KANU JEFSUKUNE
C
7:164.
Dhe kur një grup prej tyre thanë: "Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?" Thanë (këshilluesit): "Arsyetim para Zotit tuaj dhe me shpresë që t'u largohen gabimeve".
7:164.
Kur disa prej tyre thanë: “Përse këshilloni, kur e dini se Allahu do t'na zhdukë ose do të na ndëshkojë ashpër?!” Këshilltarët u përgjigjën: “Për t'u arsyetuar para Zotit tuaj dhe që ju të mund të ruheni nga gjynahet”.
7:164.
Dhe kur një grup prej tyre tha: "Përse këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë ose do ta ndëshkojë me një ndëshkim të madh?" Ata thanë: "Që të jemi të pafajshëm para Zotit tuaj dhe që ndoshta ata do të frikësohen."
7:164.
WE 'IDH KALET 'UMMETUN MINHUM LIME TA'IDHUNE KAWMEN ELLAHU MUHLIKUHUM 'EW MU'ADHDHIBUHUM 'ADHABAN SHEDIDÆN KALU MA'DHIRETEN 'ILA RABBIKUM WE LE'ALLEHUM JETTEKUNE