Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 7:60. Paria nga populli i tij tha: "Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!"
7:60. Paria e popullit të tij tha: “Ne të shohim ty në humbje të qartë”.
7:60. Paria e popullit të tij tha: "Ne shohim se je në një humbje të qartë."
7:60. KALEL-MELE'U MIN KAWMIHI 'INNA LENERAKE FI DELALIN MUBININ
C 7:61. (Nuhu) Tha: "O populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve!"
7:61. Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbjeje, por jam i dërguar nga ana e Zotit të gjithësisë!
7:61. Ai tha: "O populli im, unë nuk jam në humbje, por jam një i dërguar nga Zoti i botëve.
7:61. KALE JA KAWMI LEJSE BI DELALETUN WE LEKINNI RESULUN MIN RABBIL-'ALEMINE
C 7:62. "Unë ua kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di nga Zoti im çka ju nuk dini!"
7:62. Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe di nga Allahu atë që ju nuk e dini.
7:62. Ju përcjell mesazhet e Zotit tim, ju këshilloj dhe di nga Allahu atë që ju nuk e dini.
7:62. 'UBELLIGUKUM RISALATI RABBI WE 'ENSEHU LEKUM WE 'A'LEMU MINEL-LAHI MA LA TA'LEMUNE
C 7:63. "A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t'ua tërheqë vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtoni!"
7:63. A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj t'ju vijë nëpërmjet një njeriu prej jush, i cili ju tërheq vërejtjen, që të kini frikë (Allahun), në mënyrë që të mëshiroheni (prej Tij)?!
7:63. A ju çudit që u erdhi një këshillë nga Zoti juaj nëpërmjet një njeriu prej jush, që t'ju paralajmërojë dhe që të bëheni të devotshëm, që të mund t'ju mëshirohet?"
7:63. 'EWE'AXHIBTUM 'EN XHA'EKUM DHIKRUN MIN RABBIKUM 'ALA REXHULIN MINKUM LIJUNDHIREKUM WE LITETTEKU WE LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C 7:64. Po ata e përgënjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që i përgënjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popull i verbër.
7:64. Ata e quajtën gënjeshtar Nuhun. Kështu që Ne shpëtuam me anë të barkës atë dhe të gjithë njerëzit që ishin me të, ndërsa ata që i mohuan shpalljet Tona, i fundosëm. Ata qenë vërtet një popull i verbër.
7:64. Por ata e përgënjeshtruan atë, kështu Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, dhe i mbytëm ata që përgënjeshtruan shenjat Tona. Me të vërtetë, ata ishin popull i verbër.
7:64. FEKEDHDHEBUHU FE'ENXHEJNAHU WEL-LEDHINE ME'AHU FIL-FULKI WE 'EGREKNAL-LEDHINE KEDHDHEBU BI'AJATINA 'INNEHUM KANU KAWMEN 'AMINE
C 7:65. Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: "O populli im, adhurojeni (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!"
7:65. Fisit Ad i dërguam vëllanë e tyre - Hudin. Ai tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. A nuk po i ruheni dënimit?”
7:65. Dhe Aadit i dërguam vëllanë e tyre, Hudin. Ai tha: "O populli im, adhurojeni Allahun, ju nuk keni zot tjetër veç Tij. A nuk keni frikë?"
7:65. WE 'ILA 'ADIN 'EHAHUM HUDEN KALE JA KAWMI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU 'EFELA TETTEKUNE
C 7:66. Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: "Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak!"
7:66. Paria e popullit të tij që nuk besonte, tha: “Ne shohim tek ti mendjelehtësi dhe mendojmë se je gënjeshtar”.
7:66. Paria e popullit të tij që mohoi tha: "Ne të shohim se je në marrëzi, dhe me siguri ne mendojmë se je gënjeshtar."
7:66. KALEL-MELE'UL-LEDHINE KEFERU MIN KAWMIHI 'INNA LENERAKE FI SEFAHETIN WE 'INNA LENEDHUNNUKE MINEL-KADHIBINE
C 7:67. Tha (Hudi): "O populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".
7:67. Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam mendjelehtë, por jam i dërguar nga Zoti i botëve.
7:67. Ai tha: "O populli im, unë nuk jam në marrëzi, por jam një i dërguar nga Zoti i botëve.
7:67. KALE JA KAWMI LEJSE BI SEFAHETUN WE LEKINNI RESULUN MIN RABBIL-'ALEMINE
C 7:68. (Jam i dërguar) Që t'ua komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam këshillues besnik për ju.
7:68. Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim dhe jam këshilltar besnik.
7:68. Ju përcjell mesazhet e Zotit tim dhe jam për ju një këshilltar i besueshëm.
7:68. 'UBELLIGUKUM RISALATI RABBI WE 'ENA LEKUM NASIHUN 'EMINUN
C 7:69. A mos ju erdhi çudi që ju erdhi shpallja nga Zoti juaj përmes një njeriu nga mesi juaj, e për t'ua tërheqë vërejtjen. Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ua shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.
7:69. A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj t'ju vijë nëpërmjet një njeriu prej jush, i cili ju tërheq vërejtjen? Kujtoni që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe. Kujtoni dhuntitë e Allahut, në mënyrë që të keni sukses!”
7:69. A ju çudit që ju erdhi një këshillë nga Zoti juaj nëpërmjet një njeriu prej jush, që t'ju paralajmërojë? Kujtoni kur Ai ju bëri trashëgimtarë pas popullit të Nuhit dhe ju shtoi në trup. Kujtoni mirësitë e Allahut që të mund të jeni të suksesshëm."
7:69. 'EWE'AXHIBTUM 'EN XHA'EKUM DHIKRUN MIN RABBIKUM 'ALA REXHULIN MINKUM LIJUNDHIREKUM WE EDHKURU 'IDH XHE'ALEKUM HULEFA'E MIN BA'DI KAWMI NUHIN WE ZADEKUM FIL-HALKI BESTETEN FADHKURU 'ALA'EL-LAHI LE'ALLEKUM TUFLIHUNE
C 7:70. Ata thanë: "A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e ta braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i vërtetë (çka thua) sillna atë që na premton (kërcënohesh)".
7:70. Ata thanë: “A mos na ke ardhur që të adhurojmë vetëm Allahun e t'i lëmë zotat që kanë adhuruar prindërit tanë?! Atëherë na sill atë me të cilën na kërcënon, nëse je i sinqertë!”
7:70. Ata thanë: "A ke ardhur tek ne që të adhurojmë vetëm Allahun dhe të lëmë atë që adhuronin etërit tanë? Sill atë që na premton, nëse je i sinqertë."
7:70. KALU 'EXHI'TENA LINA'BUDEL-LAHE WEHDEHU WE NEDHERE MA KANE JA'BUDU 'ABA'UUNA FE'TINA BIMA TA'IDUNA 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE