U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:37.
Kush është më mizor se ai që trillon shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t'u vijnë atyre të dërguarit tanë (melaiket) t'ua marrin shpirtin e u thonë: "Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?" Ata thonë: "Kanë humbur prej nesh" dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafirë).
7:37.
Kush është më keqbërës se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut ose që mohon shpalljet e Tij? Atyre do t’u jepet çfarë u është caktuar (në Leuhi Mahfudh). E, kur t’u vijnë të dërguarit Tanë (engjëj), për t’ua marrë shpirtin, do t’u thonë: “Ku janë idhujt që i adhuronit në vend të Allahut?” Ata do të thonë: “Na braktisën.” Kështu ata dëshmojnë kundër vetes, që kanë qenë mohues.
7:37.
FEMEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBEN ‘EW KEDHDHEBE BI’AJATIHI ‘ULA’IKE JENALUHUM NESIBUHUM MINEL-KITABI HETTA ‘IDHA XHA’ET/HUM RUSULUNA JETEWEFFEWNEHUM KALU ‘EJNE MA KUNTUM TED’UNE MIN DUNI ELLAHI KALU DELLU ‘ANNA WE SHEHIDU ‘ALA ‘ENFUSIHIM ‘ENNEHUM KANU KAFIRINE
C
7:38.
(All-llahu) Ju thotë: "Hyni në xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: "Zoti ynë, këta (paria) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!" (All-llahu) Thotë: "Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini".
7:38.
Allahu do t’u thotë: “Hyni në zjarr me popujt - xhindet dhe njerëzit - që kanë qenë para jush”. Kurdo që një popull do të hyjë në zjarr, do të mallkojë të tjerët që kanë hyrë para tij. Dhe, kur të tubohen të gjithë atje, atëherë i fundmi i tyre do t’u thotë të parëve: “O Zoti ynë, këta na kanë sjellë në humbje, prandaj jepu atyre një dënim të dyfishtë zjarri!” Allahu do t’u thotë: “Për secilin (nga ju) ka dënim të dyfishtë, por ju nuk e dini.”
7:38.
KALE EDHULU FI ‘UMEMIN KAD HALET MIN KABLIKUM MINEL-XHINNI WEL-’INSI FI EN-NARI KULLEMA DEHALET ‘UMMETUN LE’ANET ‘UHTEHA HETTA ‘IDHA EDDAREKU FIHA XHEMI’EN KALET ‘UHRAHUM LI’WLAHUM REBBENA HA’UULA’ ‘EDELLUNA FE’ATIHIM ‘ADHABAN DI’FÆN MINE EN-NARI KALE LIKULLIN DI’FUN WE LEKIN LA TA’LEMUNE
C
7:39.
Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: "Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufër), shijojeni pra dënimin për atë që e fituat!"
7:39.
Të parët do t’u thonë të fundmëve: “Ju nuk keni qenë më të mirë se ne, prandaj shijoni dënimin për atë që keni punuar”.
7:39.
WE KALET ‘ULAHUM LI’HRAHUM FEMA KANE LEKUM ‘ALEJNA MIN FEDLIN FEDHUKUL-’ADHABE BIMA KUNTUM TEKSIBUNE
C
7:40.
Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në xhennet deri të përbirojë deveja nëpër vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.
7:40.
Me të vërtetë, atyre që i mohuan shenjat Tona me mendjemadhësi, nuk do t’u hapen dyert e qiellit dhe as që do të hyjnë në Xhenet, derisa të kalojë deveja nëpër vrimë të gjilpërës. Kështu i ndëshkojmë gjynahqarët.
7:40.
‘INNEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA WE ESTEKBERU ‘ANHA LA TUFETTEHU LEHUM ‘EBWABU ES-SEMA’I WE LA JEDHULUNEL-XHENNETE HETTA JELIXHEL-XHEMELU FI SEMMIL-HIJATI WE KEDHELIKE NEXHZIL-MUXHRIMINE
C
7:41.
Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (nga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët.
7:41.
Për ata janë përgatitur shtretër zjarri dhe sipër tyre do të ketë mbulesa zjarri. Kështu i ndëshkojmë Ne keqbërësit.
7:41.
LEHUM MIN XHEHENNEME MIHADUN WE MIN FEWKIHIM GAWASHIN WE KEDHELIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE
C
7:42.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndokënd çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të xhennetit dhe në të janë përgjithmonë.
7:42.
Kurse ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira - Ne nuk ngarkojmë askënd më tepër nga sa ka mundësi - ata janë banorë të Xhenetit, në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë.
7:42.
WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI LA NUKELLIFU NEFSEN ‘ILLA WUS’AHA ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE
C
7:43.
Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: "Falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira, na e hoqi zilinë, na futi në xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne u besuam!" E atyre u drejtohet thirrje: "Ky është xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat".
7:43.
Ne do ta shkulim urrejtjen nga kraharori i tyre. Te këmbët e tyre do të rrjedhin lumenj dhe ata do të thonë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar, sikur të mos na udhëzonte Allahu. Pa dyshim, të dërguarit e Zotit tonë kanë sjellë të vërtetën”. Dhe një zë do t’i thërrasë: “Ky është Xheneti që ju e keni merituar për atë që keni punuar”.
7:43.
WE NEZA’NA MA FI SUDURIHIM MIN GILLIN TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-’ENHARU WE KALUL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI HEDANA LIHEDHA WE MA KUNNA LINEHTEDIJE LEWLA ‘EN HEDANALLAHU LEKAD XHA’ET RUSULU RABBINA BIL-HEKKI WE NUDU ‘EN TILKUMUL-XHENNETU ‘URITHTUMUHA BIMA KUNTUM TA’MELUNE
C
7:44.
Ata të xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: "Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti ynë, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetë atë që ua pat premtuar zoti juaj?" Ata (banuesit e zjarrit) thonë: "Po". Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: "Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët!"
7:44.
Dhe banorët e Xhenetit do t’u thonë banorëve të zjarrit: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na premtoi Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju premtoi Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po!” Atëherë, një lajmëtar midis tyre do të thërrasë: “Mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit,
7:44.
WE NADA ‘ESHABUL-XHENNETI ‘ESHABE EN-NARI ‘EN KAD WEXHEDNA MA WE’ADENA REBBUNA HEKKEN FEHEL WEXHEDTUM MA WE’ADE REBBUKUM HEKKAN KALU NE’AM FE’EDHDHENE MU’UEDHDHINUN BEJNEHUM ‘EN LA’NETU ELLAHI ‘ALA EDH-DHALIMINE
C
7:45.
Ata që penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe që kërkuan shtrembërimin e saj dhe ata që ishin mohues të botës tjetër.
7:45.
të cilët i kanë penguar të tjerët nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë dhe nuk kanë besuar në jetën tjetër!”
7:45.
EL-LEDHINE JESUDDUNE ‘AN SEBILI ELLAHI WE JEBGUNEHA ‘IWEXHEN WE HUM BIL-’AHIRETI KAFIRUNE
C
7:46.
E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A'raf (lart mbi mur) janë burra që e njohin secilin (të xhennetit dhe të xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e xhennetit: "Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A'rafit) nuk kanë hyrë në të, por shpresojnë.
7:46.
Një mur do t’i ndajë ata, ndërsa në lartësitë e tij do të ndodhen njerëz, të cilët i njohin të dyja palët sipas tipareve. Ata do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Paqja qoftë mbi ju!” Ata nuk do të kenë hyrë ende në Xhenet, ndonëse shpresojnë.
7:46.
WE BEJNEHUMA HIXHABUN WE ‘ALEL-’A’RAFI RIXHALUN JA’RIFUNE KULLEN BISIMAHUM WE NADEW ‘ESHABEL-XHENNETI ‘EN SELAMUN ‘ALEJKUM LEM JEDHULUHA WE HUM JETMA’UNE
C
7:47.
E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të xhehennemit, thonë: "Zoti ynë, mos na bë neve me mizorët!"
7:47.
E kur t’i kthejnë sytë nga banorët e zjarrit, do të thonë: “O Zoti ynë! Mos na hidh midis këtyre njerëzve të këqij!”
7:47.
WE ‘IDHA SURIFET ‘EBSARUHUM TILKA’E ‘ESHABI EN-NARI KALU REBBENA LA TEXH’ALNA ME’AL-KAWMI EDH-DHALIMINE