Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:7. Dhe duke e ditur mirë Ne do t'u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).
7:7. Dhe do t’jua paraqesim gjithçka kanë bërë, sepse i dimë plotësisht dhe kemi qenë të pranishëm.
7:7. FELENEKUSSENNE ‘ALEJHIM BI’ILMIN WE MA KUNNA GA’IBINE
C 7:8. Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.
7:8. Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i drejtë. Ata që u rëndon peshorja me vepra të mira, do të jenë të shpëtuar;
7:8. WEL-WEZNU JEWME’IDHINL-HEKKU FEMEN THEKULET MEWAZINUHU FE’ULA’IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 7:9. Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzuan argumentet Tona me të padrejtë.
7:9. kurse ata që e kanë të lehtë peshoren me vepra të mira, do të humbin veten e tyre, për shkak se mohuan shpalljet Tona.
7:9. WE MEN HAFFET MEWAZINUHU FE’ULA’IKEL-LEDHINE HASIRU ‘ENFUSEHUM BIMA KANU BI’AJATINA JEDHLIMUNE
C 7:10. Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.
7:10. Ne ju kemi vendosur në tokë dhe aty ju kemi dhënë çfarë ju nevojitet për jetesë. Eh, sa pak mirënjohës që jeni!
7:10. WE LEKAD MEKKENNAKUM FIL-’ERDI WE XHE’ALNA LEKUM FIHA MA’AJISHE KALILEN MA TESHKURUNE
C 7:11. Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: "Bëni sexhde për Ademin". Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.
7:11. Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën; e u thamë engjëjve: “Përuljuni në sexhde Ademit!” – Të gjithë iu përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që u përulën.
7:11. WE LEKAD HALEKNAKUM THUMME SEWWERNAKUM THUMME KULNA LILMELA’IKETI ESXHUDU LI’DEME FESEXHEDU ‘ILLA ‘IBLISE LEM JEKUN MINE ES-SAXHIDINE
C 7:12. (All-llahu) Tha: "Çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?" Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"
7:12. Allahu tha: “Çfarë të pengoi ty të mos përuleshe, kur të urdhërova?” Ai u përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”.
7:12. KALE MA MENE’AKE ‘ELLA TESXHUDE ‘IDH ‘EMERTUKE KALE ‘ENA HAJRUN MINHU HALEKTENI MIN NARIN WE HALEKTEHU MIN TININ
C 7:13. (All-llahu) Tha: "Zbrit nga ai (xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s'ka dyshim ti je i poshtëruar".
7:13. Allahu i tha: “Atëherë, zbrit prej andej (Xhenetit)! Ti nuk ke të drejtë që të krenohesh në të! Shporru, me të vërtetë, ti je prej të poshtëruarve”.
7:13. KALE FAHBIT MINHA FEMA JEKUNU LEKE ‘EN TETEKEBBERE FIHA FAHRUXH ‘INNEKE MINE ES-SAGIRINE
C 7:14. (Iblisi) Tha: "Më afatizo gjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!"
7:14. Iblisi tha: “Më jep afat deri në ditën kur ringjallen njerëzit!”
7:14. KALE ‘ENDHIRNI ‘ILA JEWMI JUB’ATHUNE
C 7:15. (All-llahu) Tha: "Ti je i afatizuar!"
7:15. Allahu i tha: “Ti je nga ata që u është dhënë afati”.
7:15. KALE ‘INNEKE MINEL-MUNDHERINE
C 7:16. (Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë,
7:16. Ai tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë
7:16. KALE FEBIMA ‘EGWEJTENI LE’EK’UDENNE LEHUM SIRATEKEL-MUSTEKIME
C 7:17. Mandej do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!"
7:17. e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!”
7:17. THUMME LE’ATIJENNEHUM MIN BEJNI ‘EJDIHIM WE MIN HALFIHIM WE ‘AN ‘EJMANIHIM WE ‘AN SHEMA’ILIHIM WE LA TEXHIDU ‘EKTHEREHUM SHAKIRINE