Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:121. Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t'ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).
6:121. Mos hani asnjë mish që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është gjynah! Në të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që t’ju kundërshtojnë ju. E nëse ju u bindeni atyre, me siguri që edhe ju do të ishit idhujtarë.
6:121. WE LA TE’KULU MIMMA LEM JUDHKERI ESMU ELLAHI ‘ALEJHI WE ‘INNEHU LEFISKUN WE ‘INNE ESH-SHEJATINE LEJUHUNE ‘ILA ‘EWLIJA’IHIM LIJUXHADILUKUM WE ‘IN ‘ETA’TUMUHUM ‘INNEKUM LEMUSHRIKUNE
C 6:122. Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë.
6:122. A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?! Kësisoj, jobesimtarëve u duken të bukura veprat që bëjnë.
6:122. ‘EWEMEN KANE MEJTEN FE’EHJEJNAHU WE XHE’ALNA LEHU NURAN JEMSHI BIHI FI EN-NASI KEMEN METHELUHU FI EDH-DHULUMATI LEJSE BIHARIXHIN MINHA KEDHALIKE ZUJJINE LILKAFIRINE MA KANU JA’MELUNE
C 6:123. Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë.
6:123. Kështu, Ne kemi bërë në çdo qytet që keqbërësit më të mëdhenj të ngrenë kurthe. Mirëpo, kurthet ia ngrenë vetëm vetvetes e nuk e ndiejnë.
6:123. WE KEDHELIKE XHE’ALNA FI KULLI KARJETIN ‘EKABIRE MUXHRIMIHA LIJEMKURU FIHA WE MA JEMKURUNE ‘ILLA BI’ENFUSIHIM WE MA JESH’URUNE
C 6:124. E kur u vjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: "Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjashëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahut"! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bënë krim do t'i godasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te All-llahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.
6:124. Kur atyre u vjen ndonjë mrekulli, thonë: “Ne nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet diçka, si ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” Allahu e di më mirë se kujt ia jep mesazhin e Vet. Atyre që kanë bërë gjynahe, do t’u vijë një poshtërim nga ana e Allahut dhe ndëshkim i ashpër për shkak të kurtheve që ngrenin.
6:124. WE ‘IDHA XHA’ET/HUM ‘AJETUN KALU LEN NU’UMINE HETTA NU’UTA MITHLE MA ‘UTIJE RUSULU ELLAHI ELLAHU ‘A’LEMU HEJTHU JEXH’ALU RISALETEHU SEJUSIBUL-LEDHINE ‘EXHREMU SEGARUN ‘INDEL-LAHI WE ‘ADHABUN SHEDIDUN BIMA KANU JEMKURUNE
C 6:125. Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.
6:125. Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë.
6:125. FEMEN JURIDI ELLAHU ‘EN JEHDIJEHU JESHREH SEDREHU LIL’ISLAMI WE MEN JURID ‘EN JUDILLEHU JEXH’AL SEDREHU DEJJIKEN HEREXHAN KE’ENNEMA JESSA’’ADU FI ES-SEMA’I KEDHALIKE JEXH’ALU ELLAHU ER-RIXHSE ‘ALEL-LEDHINE LA JU’UMINUNE
C 6:126. Kjo është rruga e Zotit tënd, është e drejtë, Ne shpjeguam argumentet për njerëz që përkujtojnë.
6:126. Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne ua kemi shpjeguar shpalljet Tona njerëzve që ua vënë veshin.
6:126. WE HEDHA SIRATU RABBIKE MUSTEKIMEN KAD FESSELNAL-’AJATI LIKAWMIN JEDHDHEKKERUNE
C 6:127. Ata e kanë vendin e shpëtimit (xhennetin) te Zoti i tyre; Ai është mbrojtës i tyre, për atë që ata vepruan.
6:127. Ata do të kenë Shtëpinë e shpëtimit te Zoti i tyre. Ai do të jetë Mbrojtësi i tyre, si shpërblim për veprat që kanë bërë.
6:127. LEHUM DARU ES-SELAMI ‘INDE RABBIHIM WE HUWE WELIJUHUM BIMA KANU JA’MELUNE
C 6:128. Përkujto ditën kur Ai i tubon ata të gjithë (e u thotë): "O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!" E nga njerëzit që ishin miq të tyre (të xhinve) thonë: "Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!" Tha: "(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu". Vërtet Zoti yt është më i urti, më i dijshmi.
6:128. Ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” - Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë, veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është vërtet i Urtë e i Gjithëdijshëm.
6:128. WE JEWME JEHSHURUHUM XHEMI’EN JA MA’SHEREL-XHINNI KADI ESTEKTHERTUM MINEL-’INSI WE KALE ‘EWLIJA’UUHUM MINEL-’INSI REBBENA ESTEMTE’A BA’DUNA BIBA’DIN WE BELEGNA ‘EXHELENAL-LEDHI ‘EXHXHELTE LENA KALE EN-NARU METHWAKUM HALIDINE FIHA ‘ILLA MA SHA’EL-LAHU ‘INNE REBBEKE HEKIMUN ‘ALIMUN
C 6:129. Po ashtu (sikur u dhamë xhinve dhe njerëzve përjetim), Ne i bëjmë sundues disa mizorë mbi mizorët e tjerë për shkak të asaj që fituan (vepruan).
6:129. E kështu, Ne u japim pushtet disa keqbërësve mbi të tjerët, si dënim për veprat e tyre të këqija.
6:129. WE KEDHELIKE NUWELLI BA’DE EDH-DHALIMINE BA’DEN BIMA KANU JEKSIBUNE
C 6:130. O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t'ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t'ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: "Dëshmojmë kundër vetvetes". I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën).
6:130. “O tog i xhindeve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj, për t’ju treguar shpalljet Tona dhe për t’ju paralajmëruar takimin me këtë ditë?” Ata do të thonë: “Ne dëshmojmë kundër vetes sonë”. Vërtet, jeta e kësaj bote i mashtroi ata, kështu që ata do të dëshmojnë kundër vetes se kanë qenë mohues.
6:130. JA MA’SHEREL-XHINNI WEL-’INSI ‘ELEM JE’TIKUM RUSULUN MINKUM JEKUSSUNE ‘ALEJKUM ‘AJA TI WE JUNDHIRUNEKUM LIKA’E JEWMIKUM HADHA KALU SHEHIDNA ‘ALA ‘ENFUSINA WE GARRET/HUMUL-HEJA ETU ED-DUNJA WE SHEHIDU ‘ALA ‘ENFUSIHIM ‘ENNEHUM KANU KAFIRINE
C 6:131. Këtë (dërgimin e të dërguarve) ngase Zoti yt nuk është që për shkak të mëkatit të shkatërrojë një vend, e banorët e tij të jenë të painformuar.
6:131. Kjo ndodh sepse Zoti yt nuk e shkatërron asnjë vend për veprat e tyre të gabuara, pa i paralajmëruar banorët e tij.
6:131. DHALIKE ‘EN LEM JEKUN REBBUKE MUHLIKEL-KURA BIDHULMIN WE ‘EHLUHA GAFILUNE