Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:114. (Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)? Kur Ai është që ua zbriti librin në mënyrë të shkoqitur? Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur'ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht, pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.
6:114. Thuaj: “Vallë, a të kërkoj tjetër gjykatës përveç Allahut, kur është Ai që ju ka zbritur këtë Libër të hollësishëm?!” Ata që Ne u kemi dhënë Shkrimet e shenjta, e dinë se Kurani është me të vërtetë i zbritur nga Zoti yt. Prandaj, kurrsesi mos u bëj nga ata që dyshojnë!
6:114. ‘EFEGAJREL-LAHI ‘EBTEGI HEKEMEN WE HUWEL-LEDHI ‘ENZELE ‘ILEJKUMUL-KITABE MUFESSELAN WEL-LEDHINE ‘ATEJNAHUMUL-KITABE JA’LEMUNE ‘ENNEHU MUNEZZELUN MIN RABBIKE BIL-HEKKI FELA TEKUNENNE MINEL-MUMTERINE
C 6:115. Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S'ka kush që të ndryshojë fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.
6:115. Të përkryera janë fjalët e Zotit tënd në vërtetësi dhe drejtësi; fjalët e Tij askush nuk mund t’i ndryshojë. Ai dëgjon çdo gjë dhe di çdo gjë.
6:115. WE TEMMET KELIMETU RABBIKE SIDKEN WE ‘ADLAN LA MUBEDDILE LIKELIMATIHI WE HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C 6:116. Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.
6:116. Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut. Ata ndjekin vetëm hamendjet. Ata vetëm gënjejnë.
6:116. WE ‘IN TUTI’ ‘EKTHERE MEN FIL-’ERDI JUDILLUKE ‘AN SEBILI ELLAHI ‘IN JETTEBI’UNE ‘ILLA EDH-DHENNE WE ‘IN HUM ‘ILLA JEHRUSUNE
C 6:117. S'ka dyshim, Zoti yt e di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është më i dijshmi për të udhëzuarit.
6:117. Në të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që i shmangen rrugës së Tij dhe i di më së miri ata që janë në rrugë të drejtë.
6:117. ‘INNE REBBEKE HUWE ‘A’LEMU MEN JEDILLU ‘AN SEBILIHI WE HUWE ‘A’LEMU BIL-MUHTEDINE
C 6:118. Ju (besimtarë) hani nga ajo që (është therur dhe) është përmendur emri i All-llahut, po qe se jeni të bindur në faktet e Tij.
6:118. Hani vetëm atë mish, gjatë therjes së të cilit është përmendur emri i Allahut, nëse vërtet besoni në shpalljet e Tij.
6:118. FEKULU MIMMA DHUKIRE ESMU ELLAHI ‘ALEJHI ‘IN KUNTUM BI’AJATIHI MU’UMININE
C 6:119. Ç'keni ju që të mos hani nga ajo për të cilën është përmendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, përveç kur jeni detyruar (atëherë edhe harami është hallall). Një shumicë (e mohuesve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm nga pasionet e tyre, duan t'i largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di më së miri për ata që i shkelin dispozitat.
6:119. E përse të mos e hani atë që është therur me emrin e Allahut, kur Ai tashmë jua ka shpjeguar ç’është e ndaluar, përveçse kur jeni në shtrëngesë?! Shumë njerëz i largojnë të tjerët nga rruga e drejtë nga padija dhe nga dëshirat e tyre të kota. Në të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që e kanë kaluar kufirin.
6:119. WE MA LEKUM ‘ELLA TE’KULU MIMMA DHUKIRE ESMU ELLAHI ‘ALEJHI WE KAD FESSELE LEKUM MA HERREME ‘ALEJKUM ‘ILLA MA EDTURIRTUM ‘ILEJHI WE ‘INNE KETHIREN LEJUDILLUNE BI’EHWA’IHIM BIGAJRI ‘ILMIN ‘INNE REBBEKE HUWE ‘A’LEMU BIL-MU’TEDINE
C 6:120. Dhe mos bëni mëkate as haptas as fshehtas. Ata që bëjnë mëkatin do të ndëshkohen për mëkatin e bërë.
6:120. Largohuni nga gjynahet e hapëta dhe të fshehta, sepse, ata që kanë bërë gjynahe, patjetër që do të ndëshkohen për atë që kanë vepruar.
6:120. WE DHERU DHAHIREL-’ITHMI WE BATINEHU ‘INNEL-LEDHINE JEKSIBUNEL-’ITHME SEJUXHZEWNE BIMA KANU JEKTERIFUNE
C 6:121. Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t'ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).
6:121. Mos hani asnjë mish që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është gjynah! Në të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që t’ju kundërshtojnë ju. E nëse ju u bindeni atyre, me siguri që edhe ju do të ishit idhujtarë.
6:121. WE LA TE’KULU MIMMA LEM JUDHKERI ESMU ELLAHI ‘ALEJHI WE ‘INNEHU LEFISKUN WE ‘INNE ESH-SHEJATINE LEJUHUNE ‘ILA ‘EWLIJA’IHIM LIJUXHADILUKUM WE ‘IN ‘ETA’TUMUHUM ‘INNEKUM LEMUSHRIKUNE
C 6:122. Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë.
6:122. A barazohet i vdekuri që Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë me të cilën ecën midis njerëzve, me atë që është në errësirë e nuk mund të dalë prej saj?! Kësisoj, jobesimtarëve u duken të bukura veprat që bëjnë.
6:122. ‘EWEMEN KANE MEJTEN FE’EHJEJNAHU WE XHE’ALNA LEHU NURAN JEMSHI BIHI FI EN-NASI KEMEN METHELUHU FI EDH-DHULUMATI LEJSE BIHARIXHIN MINHA KEDHALIKE ZUJJINE LILKAFIRINE MA KANU JA’MELUNE
C 6:123. Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë.
6:123. Kështu, Ne kemi bërë në çdo qytet që keqbërësit më të mëdhenj të ngrenë kurthe. Mirëpo, kurthet ia ngrenë vetëm vetvetes e nuk e ndiejnë.
6:123. WE KEDHELIKE XHE’ALNA FI KULLI KARJETIN ‘EKABIRE MUXHRIMIHA LIJEMKURU FIHA WE MA JEMKURUNE ‘ILLA BI’ENFUSIHIM WE MA JESH’URUNE
C 6:124. E kur u vjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: "Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjashëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahut"! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bënë krim do t'i godasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te All-llahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.
6:124. Kur atyre u vjen ndonjë mrekulli, thonë: “Ne nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet diçka, si ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” Allahu e di më mirë se kujt ia jep mesazhin e Vet. Atyre që kanë bërë gjynahe, do t’u vijë një poshtërim nga ana e Allahut dhe ndëshkim i ashpër për shkak të kurtheve që ngrenin.
6:124. WE ‘IDHA XHA’ET/HUM ‘AJETUN KALU LEN NU’UMINE HETTA NU’UTA MITHLE MA ‘UTIJE RUSULU ELLAHI ELLAHU ‘A’LEMU HEJTHU JEXH’ALU RISALETEHU SEJUSIBUL-LEDHINE ‘EXHREMU SEGARUN ‘INDEL-LAHI WE ‘ADHABUN SHEDIDUN BIMA KANU JEMKURUNE