U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
2:72.
(Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.
2:72.
Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju.
2:72.
WE ‘IDH KATELTUM NEFSEN FE EDDARE’TUM FIHA WEL-LAHU MUHRIXHUN MA KUNTUM TEKTUMUNE
C
2:73.
E ne u thamë: "Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur"!) Ja, kështu All-llahu i ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.
2:73.
Ne ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do t’ju tregojë mrekullitë e veta, që ju të kuptoni.
2:73.
FEKULNA EDRIBUHU BIBA’DIHA KEDHALIKE JUHJI ELLAHUL-MEWTA WE JURIKUM ‘AJATIHI LE’ALLEKUM TA’KILUNE
C
2:74.
Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.
2:74.
Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.
2:74.
THUMME KASET KULUBUKUM MIN BA’DI DHALIKE FEHIJE KALHIXHARETI ‘EW ‘ESHEDDU KASWETEN WE ‘INNE MINEL-HIXHARETI LEMA JETEFEXHXHERU MINHUL-’ENHARU WE ‘INNE MINHA LEMA JESHSHEKKAKU FEJEHRUXHU MINHUL-MA’U WE ‘INNE MINHA LEMA JEHBITU MIN HASHJETI ELLAHI WE MALLAHU BIGAFILIN ‘AMMA TA’MELUNE
C
2:75.
A shpresoni se do t'u besojnë ata juve (jehuditë), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç'bënin) i ndryshuan ato.
2:75.
Vërtet shpresoni ju (besimtarë) se ata (hebrenjtë) do t’ju besonin ju, ndërkohë që disa prej tyre i dëgjonin fjalët e Allahut dhe, pasi i kuptonin, me vetëdije i shtrembëronin ato?!
2:75.
‘EFETETMA’UNE ‘EN JU’UMINU LEKUM WE KAD KANE FERIKUN MINHUM JESMA’UNE KELAMEL-LAHI THUMME JUHERRIFUNEHU MIN BA’DI MA ‘AKALUHU WE HUM JA’LEMUNE
C
2:76.
E kur i takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: "Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: "A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit), që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar".
2:76.
Kur takohen me besimtarët, ata thonë: “Ne besojmë”, e kur ngelin vetëm me njëri-tjetrin, ata thonë: “A u tregoni atyre, atë që ua ka shpallur Allahu (në Teurat), për ta përdorur si argument kundër jush te Zoti juaj? A nuk po mendoni?”
2:76.
WE ‘IDHA LEKUL-LEDHINE ‘AMENU KALU ‘AMENNA WE ‘IDHA HALA BA’DUHUM ‘ILA BA’DIN KALU ‘ETUHEDDITHUNEHUM BIMA FETEHEL-LAHU ‘ALEJKUM LIJUHAXHXHUKUM BIHI ‘INDE RABBIKUM ‘EFELA TA’KILUNE
C
2:77.
A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë?
2:77.
A nuk e dinë ata se Allahu di çfarë fshehin dhe çfarë shpallin?!
2:77.
‘EWELA JA’LEMUNE ‘ENNEL-LAHE JA’LEMU MA JUSIRRUNE WE MA JU’LINUNE
C
2:78.
E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt.
2:78.
Disa prej atyre janë analfabetë, nuk e njohin Librin, përveç disa trillimeve dhe flasin vetëm me hamendje.
2:78.
WE MINHUM ‘UMMIJUNE LA JA’LEMUNEL-KITABE ‘ILLA ‘EMANIJE WE ‘IN HUM ‘ILLA JEDHUNNUNE
C
2:79.
Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: "Ky është prej All-llahut"! E për të arritur me të një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.
2:79.
Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej Allahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!
2:79.
FEWEJLUN LILLEDHINE JEKTUBUNEL-KITABE BI’EJDIHIM THUMME JEKULUNE HADHA MIN ‘INDI ELLAHI LIJESHTERU BIHI THEMENEN KALILAN FEWEJLUN LEHUM MIMMA KETEBET ‘EJDIHIM WE WEJLUN LEHUM MIMMA JEKSIBUNE
C
2:80.
Ata edhe thanë: "Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara"! Thuaj: "A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?
2:80.
Ata thonë: “Zjarri do të na prekë vetëm ca ditë të numëruara”. Thuaju (o Muhamed): “A keni marrë për këtë ndonjë zotim prej Allahut, kështu që Ai nuk do ta shkelë kurrë zotimin e vet (dhe do t’ju dënojë pak) apo po shpifni kundër Allahut gjëra që nuk i dini?”
2:80.
WE KALU LEN TEMESSENA EN-NARU ‘ILLA ‘EJJAMEN MA’DUDETEN KUL ‘ATTEHADHTUM ‘INDEL-LAHI ‘AHDAN FELEN JUHLIFEL-LAHU ‘AHDEHU ‘EM TEKULUNE ‘ALA ELLAHI MA LA TA’LEMUNE
C
2:81.
Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
2:81.
Nuk është kështu si thoni ju! Ata që bëjnë vepra të këqija dhe mbulohen nga fajet e veta, do të jenë banorë të Zjarrit (të Xhehenemit), ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:81.
BELA MEN KESEBE SEJJI’ETEN WE ‘EHATET BIHI HATI’ETUHU FE’ULA’IKE ‘ESHABU EN-NARI HUM FIHA HALIDUNE
C
2:82.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
2:82.
Kurse ata që besojnë e bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
2:82.
WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI ‘ULA’IKE ‘ESHABUL-XHENNETI HUM FIHA HALIDUNE