Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:35. Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t'u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s'mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bën nga të padijshmit (dhe mos u brengos).
6:35. Nëse ty të duket e rëndë për t’u mbajtur përbuzja e tyre, atëherë kërko – nëse mundesh – një zgavër në tokë ose shkallë në qiell, që t’u sjellësh atyre një mrekulli! Sikur Allahu të donte, do t’i kishte mbledhur ata në rrugë të mbarë, prandaj mos u bëj nga ata që nuk e dinë këtë!
6:35. WE ‘IN KANE KEBURE ‘ALEJKE ‘I’RADUHUM FE’INI ESTETA’TE ‘EN TEBTEGIJE NEFEKEN FIL-’ERDI ‘EW SULLEMAN FI ES-SEMA’I FETE’TIJEHUM BI’AJETIN WE LEW SHA’EL-LAHU LEXHEME’AHUM ‘ALEL-HUDA FELA TEKUNENNE MINEL-XHAHILINE
C 6:36. Vetëm ata që kanë dëgjim të shëndoshë i përgjigjen (ftesës). Të vdekurit (ata që nuk dëgjojnë dhe nuk besojnë) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jep atë që e meritojnë).
6:36. Do të të përgjigjen vetëm ata që dëgjojnë. Sa për të vdekurit, Allahu do t’i ngjallë ata, pastaj të gjithë do të kthehen tek Ai.
6:36. ‘INNEMA JESTEXHIBUL-LEDHINE JESMA’UNE WEL-MEWTA JEB’ATHUHUMU ELLAHU THUMME ‘ILEJHI JURXHA’UNE
C 6:37. Dhe thanë: "Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "S'ka dyshim se All-llahu ka fuqi t'ia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t'i gjente më pas).
6:37. Ata thonë: “Ah! Pse nuk ia zbret atij ndonjë mrekulli Zoti i tij?” Thuaj: “Allahu është i Fuqishëm të dërgojë mrekulli, por shumica e tyre nuk e di”.
6:37. WE KALU LEWLA NUZZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI KUL ‘INNALL-LLAHE KADIRUN ‘ALA ‘EN JUNEZZILE ‘AJETEN WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM LA JA’LEMUNE
C 6:38. Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.
6:38. Të gjitha kafshët në Tokë e të gjithë shpendët që fluturojnë me krahët e veta, janë në bashkësi të ngjashme me ju. Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë. Pastaj të gjithë do të tubohen para Zotit të tyre.
6:38. WE MA MIN DABBETIN FIL-’ERDI WE LA TA’IRIN JETIRU BIXHENAHEJHI ‘ILLA ‘UMEMUN ‘EMTHALUKUM MA FERRETNA FIL-KITABI MIN SHEJ’IN THUMME ‘ILA RABBIHIM JUHSHERUNE
C 6:39. E ata që i bënë të rreme faktet Tona janë shurdhëmemecë të mbetur në errësira. All-llahu e humb kë të dojë dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do.
6:39. Ata që i mohojnë shpalljet Tona janë shurdhë e memecë, janë në errësirë. Allahu shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë.
6:39. WEL-LEDHINE KEDHDHEBU BI’AJATINA SUMMUN WE BUKMUN FI EDH-DHULUMATI MEN JESHE’I ELLAHU JUDLILHU WE MEN JESHE’ JEXH’ALHU ‘ALA SIRATIN MUSTEKIMIN
C 6:40. Thuaju: " Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni,nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë)?"
6:40. Thuaj: “Mendoni: nëse ju godet dënimi i Allahut apo ju vjen Ora e Kiametit, a do të thërrisnit për ndihmë dikë tjetër, përveç Allahut?! Më tregoni, nëse thoni të vërtetën!”
6:40. KUL ‘ERE’EJTEKUM ‘IN ‘ETAKUM ‘ADHABU ELLAHI ‘EW ‘ETETKUMU ES-SA’ATU ‘EGAJREL-LAHI TED’UNE ‘IN KUNTUM SADIKINE
C 6:41. Jo, vetëm Atij (All-llahut) do t'i luteshi, e nëse do Ai, ju heq atë për çka i luteni, e do t'i harronit ata (zota) që ia shoqëronit.
6:41. Përkundrazi! Ju do të thërrisnit vetëm Atë! Nëse do të dojë, Ai do t’ju shpëtojë nga ajo për të cilën e thërrisnit dhe ju do t’i harronit idhujt që ia shoqëronit Atij (në adhurim).
6:41. BEL ‘IJAHU TED’UNE FEJEKSHIFU MA TED’UNE ‘ILEJHI ‘IN SHA’E WE TENSEWNE MA TUSHRIKUNE
C 6:42. Ne kemi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që të përulen.
6:42. Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t’u bërë të dëgjueshëm.
6:42. WE LEKAD ‘ERSELNA ‘ILA ‘UMEMIN MIN KABLIKE FE’EHADHNAHUM BIL-BE’SA’I WE ED-DERRA’I LE’ALLEHUM JETEDERRA’UNE
C 6:43. E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hieshoi atë që bënin.
6:43. Vetëm sikur të përuleshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija.
6:43. FELEWLA ‘IDH XHA’EHUM BE’SUNA TEDERRA’U WE LEKIN KASET KULUBUHUM WE ZEJJENE LEHUMU ESH-SHEJTANU MA KANU JA’MELUN
C 6:44. Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.
6:44. Kur ata i harruan paralajmërimet Tona, Ne ua hapëm dyert e çdo mirësie. Por, sapo po gëzoheshin me atë që u dhamë, Ne i dënuam befasisht dhe atëherë ata u zhytën në dëshpërim.
6:44. FELEMMA NESU MA DHUKKIRU BIHI FETEHNA ‘ALEJHIM ‘EBWABE KULLI SHEJ’IN HETTA ‘IDHA FERIHU BIMA ‘UTU ‘EHADHNAHUM BEGTETEN FE’IDHA HUM MUBLISUNE
C 6:45. Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve!
6:45. Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë.
6:45. FEKUTI’A DABIRUL-KAWMIL-LEDHINE DHELEMU WEL-HEMDU LILLAHI RABBIL-’ALEMINE