Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:28. Jo, (s'është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata, do ta përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s'ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.
6:28. Po, atyre iu doli sheshit ajo që më parë e fshihnin, por edhe sikur të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Vërtet, ata janë gënjeshtarë.
6:28. BEL BEDA LEHUM MA KANU JUHFUNE MIN KABLU WE LEW RUDDU LA’ADU LIMA NUHU ‘ANHU WE ‘INNEHUM LEKADHIBUNE
C 6:29. Ata thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi".
6:29. Ata thoshin: “S’ka tjetër, përveç jetës në këtë botë dhe ne nuk do të ringjallemi”.
6:29. WE KALU ‘IN HIJE ‘ILLA HEJATUNA ED-DUNJA WE MA NEHNU BIMEB’UTHINE
C 6:30. Dhe, sikur t'i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: "A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?" Ata thonë: " Po, për Zotin tonë!" Thotë: "Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!"
6:30. Ah, sikur t’i shohësh ata kur të dalin para Zotit! Ai do t’ju thotë: “A nuk është e vërtetë kjo?” Ata do të përgjigjen: “Po, është e vërtetë, për Zotin tonë!” Allahu do t’u thotë: “E pra, tani shijoni dënimin, sepse nuk besuat!”
6:30. WE LEW TERA ‘IDH WUKIFU ‘ALA RABBIHIM KALE ‘ELEJSE HADHA BIL-HEKKI KALU BELA WE RABBINA KALE FEDHUKUL-’ADHABE BIMA KUNTUM TEKFURUNE
C 6:31. Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t'u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: "Të mjerët ne për atë që lëshuam" (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.
6:31. Sigurisht që janë të humbur ata që mohojnë takimin me Allahun! Kur Ora (e Kiametit) t’u vijë papritur, ata do të thërrasin: “Të mjerët ne, sa shumë që e kemi neglizhuar (Kiametin) në jetën e Tokës!” dhe do të bartin gjynahet e veta mbi shpinat e tyre. Eh, sa e shëmtuar është ajo barrë!
6:31. KAD HASIREL-LEDHINE KEDHDHEBU BILIKA’I ELLAHI HETTA ‘IDHA XHA’ET/HUMU ES-SA’ATU BEGTETEN KALU JA HESRETENA ‘ALA MA FERRETNA FIHA WE HUM JEHMILUNE ‘EWZAREHUM ‘ALA DHUHURIHIM ‘ELA SA’E MA JEZIRUNE
C 6:32. Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S'ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni?
6:32. Jeta e kësaj bote është vetëm lojë e argëtim, kurse bota tjetër, pa dyshim që është më e mirë për ata që i frikësohen Allahut. Pra, a nuk po mendoni?
6:32. WE MAL-HEJETU ED-DUNJA ‘ILLA LA’IBUN WE LEHWUN WE LELDDARUL-’AHIRETU HAJRUN LILLEDHINE JETTEKUNE ‘EFELA TA’KILUNE
C 6:33. Ne dimë se ty të brengos ajo që thonë, e ata nuk të gënjejnë ty, por ata mizorë mohojnë argumentet e All-llahut.
6:33. Ne e dimë se ty të zemëron ajo që thonë ata. Në të vërtetë, nuk je ti ai që po mohojnë ata, por keqbërësit po mohojnë shpalljet e Allahut.
6:33. KAD NA’LEMU ‘INNEHU LEJEHZUNUKEL-LEDHI JEKULUNE FE’INNEHUM LA JUKEDHDHIBUNEKE WE LEKINNE EDH-DHALIMINE BI’AJATI ELLAHI JEXHHEDUNE
C 6:34. Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s'ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërguarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).
6:34. Edhe para teje (o Muhamed!), shumë të dërguar janë mohuar, por ata e kanë duruar mohimin dhe lëndimin (që kanë pësuar), derisa u ka ardhur ndihma Jonë, sepse askush nuk mund t’i ndryshojë vendimet e Allahut. Ti tashmë ke dëgjuar për ata të dërguar.
6:34. WE LEKAD KUDHDHIBET RUSULUN MIN KABLIKE FESEBERU ‘ALA MA KUDHDHIBU WE ‘UDHU HETTA ‘ETAHUM NESRUNA WE LA MUBEDDILE LIKELIMATI ELLAHI WE LEKAD XHA’EKE MIN NEBE’IL-MURSELINE
C 6:35. Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t'u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s'mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bën nga të padijshmit (dhe mos u brengos).
6:35. Nëse ty të duket e rëndë për t’u mbajtur përbuzja e tyre, atëherë kërko – nëse mundesh – një zgavër në tokë ose shkallë në qiell, që t’u sjellësh atyre një mrekulli! Sikur Allahu të donte, do t’i kishte mbledhur ata në rrugë të mbarë, prandaj mos u bëj nga ata që nuk e dinë këtë!
6:35. WE ‘IN KANE KEBURE ‘ALEJKE ‘I’RADUHUM FE’INI ESTETA’TE ‘EN TEBTEGIJE NEFEKEN FIL-’ERDI ‘EW SULLEMAN FI ES-SEMA’I FETE’TIJEHUM BI’AJETIN WE LEW SHA’EL-LAHU LEXHEME’AHUM ‘ALEL-HUDA FELA TEKUNENNE MINEL-XHAHILINE
C 6:36. Vetëm ata që kanë dëgjim të shëndoshë i përgjigjen (ftesës). Të vdekurit (ata që nuk dëgjojnë dhe nuk besojnë) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jep atë që e meritojnë).
6:36. Do të të përgjigjen vetëm ata që dëgjojnë. Sa për të vdekurit, Allahu do t’i ngjallë ata, pastaj të gjithë do të kthehen tek Ai.
6:36. ‘INNEMA JESTEXHIBUL-LEDHINE JESMA’UNE WEL-MEWTA JEB’ATHUHUMU ELLAHU THUMME ‘ILEJHI JURXHA’UNE
C 6:37. Dhe thanë: "Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?" Thuaj: "S'ka dyshim se All-llahu ka fuqi t'ia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t'i gjente më pas).
6:37. Ata thonë: “Ah! Pse nuk ia zbret atij ndonjë mrekulli Zoti i tij?” Thuaj: “Allahu është i Fuqishëm të dërgojë mrekulli, por shumica e tyre nuk e di”.
6:37. WE KALU LEWLA NUZZILE ‘ALEJHI ‘AJETUN MIN RABBIHI KUL ‘INNALL-LLAHE KADIRUN ‘ALA ‘EN JUNEZZILE ‘AJETEN WE LEKINNE ‘EKTHEREHUM LA JA’LEMUNE
C 6:38. Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.
6:38. Të gjitha kafshët në Tokë e të gjithë shpendët që fluturojnë me krahët e veta, janë në bashkësi të ngjashme me ju. Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë. Pastaj të gjithë do të tubohen para Zotit të tyre.
6:38. WE MA MIN DABBETIN FIL-’ERDI WE LA TA’IRIN JETIRU BIXHENAHEJHI ‘ILLA ‘UMEMUN ‘EMTHALUKUM MA FERRETNA FIL-KITABI MIN SHEJ’IN THUMME ‘ILA RABBIHIM JUHSHERUNE