Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 6:13. Vetëm e Tij është gjithçka që pushon e lëviz natën e ditën. Ai gjithçka dëgjon dhe gjithçka di.
6:13. E Tij është çdo gjë që pushon natën dhe ditën. Ai dëgjon dhe di çdo gjë.
6:13. WE LEHU MA SEKENE FIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C 6:14. Thuaj: "A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?" Thuaj: "Unë jam i urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.
6:14. Thuaj: “A të marr mbrojtës tjetër, përveç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), ndërsa Vetë nuk ushqehet”. Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të jem i pari që t’i nënshtrohem Atij” dhe kurrsesi mos u bë idhujtar!
6:14. KUL ‘EGAJREL-LAHI ‘ETTEHIDHU WELIJEN FATIRI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE HUWE JUT’IMU WE LA JUT’AMU KUL ‘INNI ‘UMIRTU ‘EN ‘EKUNE ‘EWWELE MEN ‘ESLEME WE LA TEKUNENNE MINEL-MUSHRIKINE
C 6:15. Thuaj: "Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim".
6:15. Thuaj: “Unë kurrë nuk e kundërshtoj Zotin tim, sepse i frikësohem dënimit të një Dite të Madhe”.
6:15. KUL ‘INNI ‘EHAFU ‘IN ‘ASEJTU RABBI ‘ADHABE JEWMIN ‘ADHIMIN
C 6:16. Kush mënjanohet atë ditë nga ai (dënimi), atë Ai e ka mëshiruar dhe ai është shpëtim i qartë.
6:16. Atë që shpëtohet nga dënimi i kësaj dite, vërtet Zoti e ka mëshiruar. Ky është shpëtimi i vërtetë.
6:16. MEN JUSREF ‘ANHU JEWME’IDHIN FEKAD REHIMEHU WE DHELIKEL-FEWZUL-MUBINU
C 6:17. Nëse All-llahu të godet me ndonjë të keqe, s'ka kush që ta largojë atë pos Tij, e nëse të dhuron ndonjë të mirë, duhet ditur se Ai është i gjithëfuqishëm për çdo send.
6:17. Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.
6:17. WE ‘IN JEMSESKEL-LAHU BIDURRIN FELA KASHIFE LEHU ‘ILLA HUWE WE ‘IN JEMSESKE BIHAJRIN FEHUWE ‘ALA KULLI SHEJ’IN KADIRUN
C 6:18. Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.
6:18. Ai është i Sunduesi mbi robërit e Vet; Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka.
6:18. WE HUWEL-KAHIRU FEWKA ‘IBADIHI WE HUWEL-HEKIMUL-HABIRU
C 6:19. Thuaj: "Cili send ka dëshminë më të madhe?" Thuaj: "All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur'an që me të t'ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet (dhe të gjithë atyre që vijnë pas jush deri në ditën e kijametit). Ju po dëshmoni se pos All-llahut ka edhe zota të tjerë, a?" Thuaj: "Unë nuk dëshmoj!" Ai është vetëm një Zot dhe unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!"
6:19. Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe (që ti je profet)?” dhe përgjigju: “Allahu është dëshmitar midis meje dhe jush”. Ky Kuran më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet. A mos vallë ju dëshmoni se, përveç Allahut ka edhe zota tjerë? Thuaj: “Unë nuk dëshmoj”. Thuaj: “Vërtet, Ai është vetëm Një Zot dhe unë jam larg nga ato që ju ia shoqëroni Allahut (në adhurim)”.
6:19. KUL ‘EJJU SHEJ’IN ‘EKBERU SHEHADETEN KULI ELLAHU SHEHIDUN BEJNI WE BEJNEKUM WE ‘UHIJE ‘ILEJJE HADHAL-KUR’ANU LI’NDHIREKUM BIHI WE MEN BELEGA ‘E’INNEKUM LETESH/HEDUNE ‘ENNE ME’A ELLAHI ‘ALIHETEN ‘UHRA KUL LA ‘ESH/HEDU KUL ‘INNEMA HUWE ‘ILEHUN WAHIDUN WE ‘INNENI BERI’UN MIMMA TUSHRIKUNE
C 6:20. Atyre që Ne u kemi dhënë librin, e njohin atë (Muhammedin) sikurse i njohin bijtë e tyre. Janë ata që asgjësuan vetveten, andaj nuk besojnë.
6:20. Ata që ua kemi dhënë Librin, e njohin (Muhamedin), ashtu si i njohin fëmijët e tyre. Por ata që kanë humbur shpirtrat e tyre, nuk do të besojnë kurrë.
6:20. EL-LEDHINE ‘ATEJNAHUMUL-KITABE JA’RIFUNEHU KEMA JA’RIFUNE ‘EBNA’EHUMUL-LEDHINE HASIRU ‘ENFUSEHUM FEHUM LA JU’UMINUNE
C 6:21. Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S'ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarët nuk kanë shpëtim.
6:21. Kush është më keqbërës se ai që trillon gënjeshtra për Allahun ose i përgënjeshtron shpalljet e Tij? Vërtet, keqbërësit nuk do të shpëtojnë.
6:21. WE MEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBEN ‘EW KEDHDHEBE BI’AJATIHI ‘INNEHU LA JUFLIHU EDH-DHALIMUNE
C 6:22. Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: "Ku janë ata të shoqëruarit tuaj që i trillonit?"
6:22. Atë ditë kur do t’i tubojmë të gjithë, Ne do t’u themi idhujtarëve: “Ku janë idhujt tuaj, për të cilët thoshit se ishin ortakë të Allahut!”
6:22. WE JEWME NEHSHURUHUM XHEMI’EN THUMME NEKULU LILLEDHINE ‘ESHREKU ‘EJNE SHUREKA’UUKUMUL-LEDHINE KUNTUM TEZ’UMUNE
C 6:23. Atëherë (pas atij sprovimi) përgjigje tjetër s'u mbetet përveç të thonë: "Për All-llahun, o Zoti ynë, ne nuk ishim idhujtarë!"
6:23. Ata nuk do të mund të shfajësohen ndryshe, veçse duke thënë: “Betohemi në Allahun, Zotin tonë, nuk kemi qenë idhujtarë!”
6:23. THUMME LEM TEKUN FITNETUHUM ‘ILLA ‘EN KALU WEL-LEHI RABBINA MA KUNNA MUSHRIKINE