U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
6:6.
A e vërejtën ata sa gjenerata para tyre i shkatërruam e që Ne u patëm mundësuar atyre (komoditet) në tokë çfarë juve nuk ju mundësuam; u patëm lëshuar nga qielli shi me bollëk dhe u patëm bërë që të rrjedhin lumenj ndër ta, e për shkak të mëkateve të tyre i shkatërruam dhe pas tyre sollëm (breza) të tjerë.
6:6.
A nuk e shohin ata se sa brezni i kemi zhdukur para tyre?! Ata ishin njerëz që i kishim dhënë më shumë pushtet në tokë sesa ju kemi dhënë ju (mekasve)? Ne u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që të rrjedhin lumenj nëpër viset e tyre; por, për shkak të gjynaheve të veta, i shfarosëm dhe, më pas, krijuam brezni të tjera.
6:6.
‘ELEM JEREW KEM ‘EHLEKNA MIN KABLIHIM MIN KARNIN MEKKENNAHUM FIL-’ERDI MA LEM NUMEKKIN LEKUM WE ‘ERSELNA ES-SEMA’E ‘ALEJHIM MIDRAREN WE XHE’ALNAL-’ENHARE TEXHRI MIN TEHTIHIM FE’EHLEKNAHUM BIDHUNUBIHIM WE ‘ENSHE’NA MIN BA’DIHIM KARNAN ‘AHARINE
C
6:7.
Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: "Kjo nuk është tjetër përveç një magji e qartë".
6:7.
Sikur Ne të të zbritnim ty një Libër të shkruar në letër e ata ta preknin me duart e tyre, mosbesimtarët me siguri që do të thoshin: “Kjo s’është gjë tjetër, veçse një magji e hapur.”
6:7.
WE LEW NEZZELNA ‘ALEJKE KITABEN FI KIRTASIN FELEMESUHU BI’EJDIHIM LEKALEL-LEDHINE KEFERU ‘IN HADHA ‘ILLA SIHRUN MUBINUN
C
6:8.
E pastaj thanë: "Pse të mos i zbret atij (Muhammedit) një engjëll (të na thotë për Muhammedin se është i dërguar)". E sikur të zbritnim Ne një engjëll, çështja do të merrte fund duke mos u dhënë atyre afat.
6:8.
Ata thonë: “Sikur t’i kishte zbritur atij (Muhamedit) një engjëll?! Por po të dërgonim Ne engjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u jepej asnjë afat.
6:8.
WE KALU LEWLA ‘UNZILE ‘ALEJHI MELEKUN WE LEW ‘ENZELNA MELEKEN LEKUDIJEL-’EMRU THUMME LA JUNDHERUNE
C
6:9.
Sikur ta bënim Ne atë (të dërguarin) engjëll, atë do ta bënim (në formë) njeriu e do t'ua përzienim (ngatërronim) atyre atë që i përzien ata vetes së tyre.
6:9.
Edhe sikur Ne ta bënim atë (Muhamedin) engjëll, me siguri që do t’i jepnim atij pamje njeriu dhe, kështu, do të bënim që të ngatërroheshin në lidhje me mesazhin, për të cilin tashmë ata janë të ngatërruar.
6:9.
WE LEW XHE’ALNAHU MELEKEN LEXHE’ALNAHU REXHULAN WE LELEBESNA ‘ALEJHIM MA JELBISUNE
C
6:10.
Edhe të dërguarit e tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin.
6:10.
Me të vërtetë, janë përqeshur shumë të dërguar para teje, por ata që përqeshnin i përfshiu ajo me të cilën ata talleshin.
6:10.
WE LEKADI ESTUHZI’E BIRUSULIN MIN KABLIKE FEHAKA BIEL-LEDHINE SEHIRU MINHUM MA KANU BIHI JESTEHZI’UN
C
6:11.
Thuaj: "Ecni nëpër tokë e mandej shikoni se si qe përfundimi i gënjeshtarëve.
6:11.
Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shihni çfarë dënimi kanë marrë ata që përgënjeshtronin (të dërguarit).
6:11.
KUL SIRU FIL-’ERDI THUMME ENDHURU KEJFE KANE ‘AKIBETUL-MUKEDHDHIBINE
C
6:12.
Thuaj: "E kujt është e tërë kjo në qiej e tokë?" Thuaj: "Vetëm e All-llahut". Ai ia përcaktoi mëshirën Vetes. Ai do t'ju tubojë në ditën e gjykimit, për të cilën gjë nuk ka dyshim. Ata që i shkaktuan humbje vetvetes, ata nuk besojnë.
6:12.
Thuaj: “Kujt i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Përgjigju: “Allahut!” Ai ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën dhe, me siguri, do t’ju tubojë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka pikë dyshimi. Ata që kanë humbur shpirtrat e tyre, në të vërtetë nuk do të besojnë asnjëherë.
6:12.
KUL LIMEN MA FI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI KUL LILLAHI KETEBE ‘ALA NEFSIHI ER-REHMETE LEJEXHME’ANNEKUM ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI LA REJBE FIHIL-LEDHINE HASIRU ‘ENFUSEHUM FEHUM LA JU’UMINUNE
C
6:13.
Vetëm e Tij është gjithçka që pushon e lëviz natën e ditën. Ai gjithçka dëgjon dhe gjithçka di.
6:13.
E Tij është çdo gjë që pushon natën dhe ditën. Ai dëgjon dhe di çdo gjë.
6:13.
WE LEHU MA SEKENE FIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE HUWE ES-SEMI’UL-’ALIMU
C
6:14.
Thuaj: "A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?" Thuaj: "Unë jam i urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.
6:14.
Thuaj: “A të marr mbrojtës tjetër, përveç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), ndërsa Vetë nuk ushqehet”. Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të jem i pari që t’i nënshtrohem Atij” dhe kurrsesi mos u bë idhujtar!
6:14.
KUL ‘EGAJREL-LAHI ‘ETTEHIDHU WELIJEN FATIRI ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE HUWE JUT’IMU WE LA JUT’AMU KUL ‘INNI ‘UMIRTU ‘EN ‘EKUNE ‘EWWELE MEN ‘ESLEME WE LA TEKUNENNE MINEL-MUSHRIKINE
C
6:15.
Thuaj: "Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim".
6:15.
Thuaj: “Unë kurrë nuk e kundërshtoj Zotin tim, sepse i frikësohem dënimit të një Dite të Madhe”.
6:15.
KUL ‘INNI ‘EHAFU ‘IN ‘ASEJTU RABBI ‘ADHABE JEWMIN ‘ADHIMIN
C
6:16.
Kush mënjanohet atë ditë nga ai (dënimi), atë Ai e ka mëshiruar dhe ai është shpëtim i qartë.
6:16.
Atë që shpëtohet nga dënimi i kësaj dite, vërtet Zoti e ka mëshiruar. Ky është shpëtimi i vërtetë.
6:16.
MEN JUSREF ‘ANHU JEWME’IDHIN FEKAD REHIMEHU WE DHELIKEL-FEWZUL-MUBINU