Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:137. Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhëtuan, përsëri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë.
4:137. Ata që në fillim besojnë dhe pastaj e mohojnë besimin, më pas sërish besojnë dhe sërish e mohojnë besimin dhe thellohen në mosbesim, Allahu, me të vërtetë, nuk do t’i falë dhe nuk do t’i shpjerë në rrugë të drejtë.
4:137. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU THUMME KEFERU THUMME ‘AMENU THUMME KEFERU THUMME EZDADU KUFREN LEM JEKUNI ELLAHU LIJEGFIRE LEHUM WE LA LIJEHDIJEHUM SEBILAN
C 4:138. Ti (Muhammed) lajmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm.
4:138. Paralajmëroji hipokritët (o Muhamed) për dënimin e mjerueshëm që i pret
4:138. BESHSHIRIL-MUNAFIKINE BI’ENNE LEHUM ‘ADHABEN ‘ELIMAN
C 4:139. Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S'ka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut.
4:139. ata që miqësohen me mohuesit e jo me besimtarët! Vallë, tek ata kërkojnë fuqi, kur, në të vërtetë, e gjithë fuqia i përket vetëm Allahut!
4:139. EL-LEDHINE JETTEHIDHUNEL-KAFIRINE ‘EWLIJA’E MIN DUNIL-MU’UMININE ‘EJEBTEGUNE ‘INDEHUMUL-’IZZETE FE’INNEL-’IZZETE LILLAHI XHEMI’EN
C 4:140. Juve u është shpallur në librin (Kur'anin) që, kur të dëgjoni se po mohohet Kur'ani i All-llahut dhe po bëhet tallje me të, mos rrini me ata derisa të mos hyjnë në bisedë tjetër. Përndyshe, ju do të jeni si ata. All-llahu do t'i tubojë tradhëtarët dhe jobesimtërët që të gjithë në xhehennem.
4:140. Ai jua ka shpallur në Libër: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.
4:140. WE KAD NEZZELE ‘ALEJKUM FIL-KITABI ‘EN ‘IDHA SEMI’TUM ‘AJATI ELLAHI JUKFERU BIHA WE JUSTEHZE’U BIHA FELA TEK’UDU ME’AHUM HETTA JEHUDU FI HEDITHIN GAJRIHI ‘INNEKUM ‘IDHEN MITHLUHUM ‘INNALL-LLAHE XHAMI’UL-MUNAFIKINE WEL-KAFIRINE FI XHEHENNEME XHEMI’AN
C 4:141. Ata janë që presin se ç'po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: "A nuk ishim me ju?" E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: "A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim) dhe penguam prej jush besimtarët!" All-llahu do të gjykojë mes jush ditën e gjykimit. All-llahu kurrsesi nuk iu mëndëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët.
4:141. Ata përgjojnë se çfarë do të bëhet me ju. Kështu, nëse ju vjen fitorja nga Allahu, ata thonë: “A nuk ishim vallë ne me ju?” E, nëse mohuesit arrijnë fitore, hipokritët u thonë: “A thua nuk ju ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve të vërtetë?” Allahu do të gjykojë ndërmjet jush në Ditën e Kiametit. Allahu nuk do t’iu japë kurrë rast mohuesve që t’i shkatërrojnë besimtarët.
4:141. EL-LEDHINE JETEREBBESUNE BIKUM FE’IN KANE LEKUM FETHUN MINEL-LAHI KALU ‘ELEM NEKUN ME’AKUM WE ‘IN KANE LILKAFIRINE NESIBUN KALU ‘ELEM NESTEHWIDH ‘ALEJKUM WE NEMNA’KUM MINEL-MU’UMININE FE-ELLAHU JEHKUMU BEJNEKUM JEWMEL-KIJAMETI WE LEN JEXH’ALEL-LAHU LILKAFIRINE ‘ALEL-MU’UMININE SEBILEN
C 4:142. Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t'u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.
4:142. Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.
4:142. ‘INNEL-MUNAFIKINE JUHADI’UNEL-LAHE WE HUWE HADI’UHUM WE ‘IDHA KAMU ‘ILA ES-SELETI KAMU KUSALA JURA’UNE EN-NASE WE LA JEDHKURUNEL-LAHE ‘ILLA KALILAN
C 4:143. Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.
4:143. Luhaten në mëdyshje, - nuk janë as me këta, as me ata. Këdo që Allahu shpie në humbje, ti (o Muhamed!) nuk do të mundesh t’ia gjesh rrugën.
4:143. MUDHEBDHEBINE BEJNE DHALIKE LA ‘ILA HA’UULA’ WE LA ‘ILA HA’UULA’ WE MEN JUDLILI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU SEBILEN
C 4:144. O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t'i lini manash besimtarët! A doni t'i sillni All-llahut argument të qartë kundër vetës!
4:144. O besimtarë! Mos i zgjidhni mohuesit për miq - në vend të besimtarëve! A mos vallë doni t’i jepni Allahut dëshmi të qartë kundër vetvetes?
4:144. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU LA TETTEHIDHUL-KAFIRINE ‘EWLIJA’E MIN DUNIL-MU’UMININE ‘ETURIDUNE ‘EN TEXH’ALU LILLAHI ‘ALEJKUM SULTANEN MUBINAN
C 4:145. S'ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,
4:145. Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.
4:145. ‘INNEL-MUNAFIKINE FI ED-DERKIL-’ESFELI MINE EN-NARI WE LEN TEXHIDE LEHUM NESIREN
C 4:146. Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhe praktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t'iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.
4:146. Por ata që pendohen, përmirësohen, mbështeten fort tek Allahu dhe që besimin e tyre e kanë sinqerisht vetëm për Allahun, do të jenë me besimtarët e vërtetë. Allahu do t’u japë shpërblim të madh besimtarëve.
4:146. ‘ILLAL-LEDHINE TABU WE ‘ESLEHU WE A’TESEMU BILLAHI WE ‘EHLESU DINEHUM LILLAHI FE’ULA’IKE ME’AL-MU’UMININE WE SEWFE JU’UTI ELLAHUL-MU’UMININE ‘EXHREN ‘ADHIMAN
C 4:147. Çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk i shton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.
4:147. Përse t’ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm.
4:147. MA JEF’ALU ELLAHU BI’ADHABIKUM ‘IN SHEKERTUM WE ‘AMENTUM WE KANEL-LAHU SHAKIREN ‘ALIMAN