Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:51. E kur i premtuam Musait (t'ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj).
2:51. Kujtoni kur i caktuam Musait dyzet net (për takimin me të), e pastaj ju adhuruat viçin, duke vepruar si keqbërës!
2:51. WE ‘IDH WA’ADNA MUSA ‘ERBA’INE LEJLETEN THUMME ETTEHADHTUMUL-’IXHLE MIN BA’DIHI WE ‘ENTUM DHALIMUNE
C 2:52. Mandej edhe pas asaj ua falëm (gabimin), ashtu që të falënderoni.
2:52. Pastaj Ne ju falëm, që të bëheni mirënjohës.
2:52. THUMME ‘AFEWNA ‘ANKUM MIN BA’DI DHALIKE LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C 2:53. Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin, dalluesin në mënyrë që të udhëzoheni në rrugë të drejtë.
2:53. Kujtoni kur Musait i dhamë Librin dhe Dalluesin, që të udhëzoheni (në rrugën e drejtë)
2:53. WE ‘IDH ‘ATEJNA MUSAL-KITABE WEL-FURKANE LE’ALLEKUM TEHTEDUNE
C 2:54. Dhe kur Musai popullit të vet i tha: "O populli im, me adhurimin e viçit (në vend të Zotit), ju i bëtë zullum vetvetes, pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është Mëshirues, ndaj pranon shumë pendimin.
2:54. dhe, kur ai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë keq, kur e adhuruat viçin si zot! Prandaj kthehuni të penduar te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin! Kjo është më mirë për ju në sy të Krijuesit tuaj. Ai jua fali gabimin, sepse Ai i pranon shumë pendimet dhe është Mëshirëploti”.
2:54. WE ‘IDH KALE MUSA LIKAWMIHI JA KAWMI ‘INNEKUM DHELEMTUM ‘ENFUSEKUM BIATTIHADHIKUMUL-’IXHLE FETUBU ‘ILA BARI’IKUM FAKTULU ‘ENFUSEKUM DHALIKUM HAJRUN LEKUM ‘INDE BARI’IKUM FETABE ‘ALEJKUM ‘INNEHU HUWET-TEWWABU ER-REHIMU
C 2:55. Dhe kur i thatë: "O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim All-llahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.
2:55. Kujtoni kur i thatë Musait: “O Musa! Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të shohim Allahun haptazi!”. Atëherë një rrufe ju goditi, ndërsa ishit duke parë.
2:55. WE ‘IDH KULTUM JA MUSA LEN NU’UMINE LEKE HETTA NERA ELLAHE XHEHRETEN FE’EHADHETKUMU ES-SA’IKATU WE ‘ENTUM TENDHURUNE
C 2:56. Pastaj, që të jeni mirënjohës pas vdekjes suaj juve ju ngjallëm.
2:56. Pas vdekjes suaj, Ne ju ringjallëm, që të bëheni falënderues.
2:56. THUMME BE’ATHNAKUM MIN BA’DI MEWTIKUM LE’ALLEKUM TESHKURUNE
C 2:57. Dhe Ne bëmë që retë t'u bëjnë e hije, ju furnizuam me rrëshirë (të ëmbël) dhe me shkurtëza. (Ju thamë) Hani nga të mirat që ju furnizuam! (Ata nuk qenë mirënjohës). Po Neve ata nuk na bënë kurrfarë dëmi, por ata e dëmtuan vetveten.
2:57. Pastaj bëmë që retë t’ju bënin hije dhe ju zbritëm manën dhe thëllëza, duke thënë: “Hani nga ushqimet e mira, që ju kemi dhënë!” (Ata nuk ishin mirënjohës dhe kështu) nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetes.
2:57. WE DHELLELNA ‘ALEJKUMUL-GAMAME WE ‘ENZELNA ‘ALEJKUMUL-MENNE WE ES-SELWA KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE MA DHELEMUNA WE LEKIN KANU ‘ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 2:58. E kur ju thamë: "Hyni në këtë fshat (vendbanim), dhe hani në të lirisht ku të dëshironi, e hyni në derën (e fshatit) përulur dhe thuani: "Hittatun" - ndjesë, Ne ua falim mëkatet tuaja, e bamirësve ua shtojmë shpërblimin.
2:58. Kujtoni kur thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani ç’të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna!” që Ne t’jua falim gabimet. Atyre që bëjnë vepra të mira, Ne ua shtojmë shpërblimin”
2:58. WE ‘IDH KULNA EDHULU HEDHIHIL-KARJETE FEKULU MINHA HEJTHU SHI’TUM REGADEN WE EDHULUL-BABE SUXHXHEDAN WE KULU HITTETUN NEGFIR LEKUM HATAJAKUM WE SENEZIDUL-MUHSININE
C 2:59. E ata që ishin mizorë atë që u ishte thënë e ndryshuan me një fjalë tjetër, e Ne për shkak se ata kundërshtuan, lëshuam nga qielli një dënim kundër atyre që ishin mizorë.
2:59. Por keqbërësit e ndryshuan fjalën që iu tha me një fjalë tjetër, prandaj Ne u sollëm atyre që bënë (këtë) padrejtësi një dënim nga qielli për mosbindjen e tyre.
2:59. FEBEDDELEL-LEDHINE DHELEMU KAWLEN GAJREL-LEDHI KILE LEHUM FE’ENZELNA ‘ALEL-LEDHINE DHELEMU RIXHZAN MINE ES-SEMA’I BIMA KANU JEFSUKUNE
C 2:60. Dhe (përkujtoni) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: "Bjeri gurit me shkopin tënd", atëherë nga ai gufuan dymbëdhjetë kroje që secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë. (U thamë) Hani dhe pini nga begatitë e All-llahut e mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë.
2:60. Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd!” Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime, dhe çdo fis e dinte burimin e vet. Ne thamë: “Hani e pini prej begative të Allahut dhe mos bëni të këqija e mbrapshti në Tokë!”.
2:60. WE ‘IDH ESTESKA MUSA LIKAWMIHI FEKULNA EDRIB BI’ASAKEL-HEXHERE FANFEXHERET MINHU ETHNETA ‘ASHRETE ‘AJNEN KAD ‘ALIME KULLU ‘UNASIN MESHREBEHUM KULU WE ESHREBU MIN RIZKI ELLAHI WE LA TA’THEW FIL-’ERDI MUFSIDINE
C 2:61. Madje kur ju thatë: "O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudrave, prej thjerrze (groshë) dhe prej qepëve të saj!" (Musai) Tha: "A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është më e thjeshtë?" Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe.
2:61. Kujtoni kur i thatë: “O Musa! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” Ai ju tha: “Vërtet doni të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët?! Shkoni në qytet, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Ata i kaploi poshtërimi dhe përulja dhe merituan zemërimin e Allahut. Kjo ndodhi, sepse ata i mohonin shpalljet e Allahut dhe i vrisnin të dërguarit pa asnjë të drejtë. Kjo ndodhi, sepse ata kundërshtonin dhe kalonin çdo kufi.
2:61. WE ‘IDHI KULTUM JA MUSA LEN NESBIRE ‘ALA TA’AMIN WAHIDIN FAD’U LENA REBBEKE JUHRIXH LENA MIMMA TUNBITUL-’ERDU MIN BEKLIHA WE KITHTHA’IHA WE FUMIHA WE ‘ADESIHA WE BESELIHA KALE ‘ETESTEBDILUNEL-LEDHI HUWE ‘EDNA BIEL-LEDHI HUWE HAJRUN EHBITU MISREN FE’INNE LEKUM MA SE’ELTUM WE DURIBET ‘ALEJHIMU EDH-DHILLETU WEL-MESKENETU WE BA’U BIGADEBIN MINEL-LAHI DHALIKE BI’ENNEHUM KANU JEKFURUNE BI’AJATI ELLAHI WE JEKTULUNE EN-NEBIJINE BIGAJRIL-HEKKI DHALIKE BIMA ‘ASEW WE KANU JA’TEDUNE