Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:124. Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
4:124. Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.
4:124. WE MEN JA’MEL MINE ES-SALIHATI MIN DHEKERIN ‘EW ‘UNTHA WE HUWE MU’UMINUN FE’ULA’IKE JEDHULUNEL-XHENNETE WE LA JUDHLEMUNE NEKIREN
C 4:125. Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.
4:125. Kush është besimtar më i mirë se ai që i dorëzohet sinqerisht Allahut, duke qenë bamirës dhe zbatues i fesë së pastër të Ibrahimit, të cilin Allahu e ka marrë për mik të ngushtë?!
4:125. WE MEN ‘EHSENU DINEN MIMMEN ‘ESLEME WEXHHEHU LILLAHI WE HUWE MUHSINUN WE ETTEBE’A MILLETE ‘IBRAHIME HENIFAN WE ETTEHADHEL-LAHU ‘IBRAHIME HALILÆN
C 4:126. Vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.
4:126. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë dhe Allahu i përfshin të gjitha (në dijen e Tij).
4:126. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE KANEL-LAHU BIKULLI SHEJ’IN MUHITEN
C 4:127. Kërkojnë prej teje (Muhammed) përgjigje - fetva për (çështjen) gratë. Thuaju: "All-llahu ju sqaron për to dhe kjo që po ju lexohet nga libri (Kur'ani) përkitazi me gratë jetime, me të cilat lakmoni të martoheni me to, e nuk u jepni atë që është caktuar (niqah ose miras), (ju sqaron) lidhur me të paaftit (fëmijët jetimë) dhe që të mbani drejtësi ndaj jetimëve!" Dhe, çfarëdo të mire që punoni, All-llahu di shumë për të.
4:127. Ata kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’i sqarosh lidhur me çështjet e grave. Thuaju: “Për çështjet e tyre ju sqarojnë Allahu dhe Libri që ju lexohet, si për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për ato edhe pse dëshironi të martoheni me to, ashtu edhe për fëmijët e mitur. Allahu ju udhëzon që të silleni drejt me jetimët. Allahu është në dijeni të çdo të mire që bëni.”
4:127. WE JESTEFTUNEKE FI EN-NISA’ KULI ELLAHU JUFTIKUM FIHINNE WE MA JUTLA ‘ALEJKUM FIL-KITABI FI JETAMA EN-NISA’L-LATI LA TU’UTUNEHUNNE MA KUTIBE LEHUNNE WE TERGABUNE ‘EN TENKIHUHUNNE WEL-MUSTED’AFINE MINEL-WILDANI WE ‘EN TEKUMU LILJETAMA BIL-KISTI WE MA TEF’ALU MIN HAJRIN FE’INNALL-LLAHE KANE BIHI ‘ALIMEN
C 4:128. Nëse ndonjë grua i frikësohet largimit ose ftohjes së burrit të vet ndaj asaj, atëherë nuk gabojnë po qe se bëjnë mes vete ndonjë mbarim (pajtim). Pajtimi është më i dobishmi. Megjithë këtë, koprracia është e pranishme ndër njerëz. Por, nëse silleni mirë dhe ruheni, s'ka dyshim se All-llahu hollësisht është i njohur me gjithë çka veproni.
4:128. Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë, atëherë nuk ka gjynah për ata, nëse pajtohen ndërmjet tyre. Pajtimi është më i mirë. Njerëzit janë të prirur nga koprracia. Por në qoftë se ju silleni mirë dhe ruheni prej të këqijave, Allahu e di mirë çfarë veproni.
4:128. WE ‘INI EMRE’ETUN HAFET MIN BA’LIHA NUSHUZEN ‘EW ‘I’RADAN FELA XHUNAHE ‘ALEJHIMA ‘EN JUSLIHA BEJNEHUMA SULHÆN WE ES-SULHU HAJRUN WE ‘UHDIRETIL-’ENFUSU ESH-SHUHHE WE ‘IN TUHSINU WE TETTEKU FE’INNALL-LLAHE KANE BIMA TA’MELUNE HABIRÆN
C 4:129. Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetrën si të varur. E nëse përmirësoheni dhe ruheni se (padrejtësisë), All-llahu ju falë dhe ju mëshiron.
4:129. Ju nuk do të mund të silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur të dëshironi. Andaj, mos anoni krejtësisht vetëm nga njëra, duke e lënë tjetrën si të varur. Nëse ju i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni nga padrejtësia, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
4:129. WE LEN TESTETI’U ‘EN TA’DILU BEJNE EN-NISA’ WE LEW HERESTUM FELA TEMILU KULLEL-MEJLI FETEDHERUHA KALMU’ALLEKATI WE ‘IN TUSLIHU WE TETTEKU FE’INNALL-LLAHE KANE GAFUREN REHIMAN
C 4:130. Por nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është bujar i madh, i plotdijshëm.
4:130. E nëse ata ndahen, Allahu me begatinë e Tij, çdonjërin prej tyre e bën të pavarur. Se Allahu është Dorëgjerë dhe i Urtë.
4:130. WE ‘IN JETEFERREKA JUGNI ELLAHU KULLA MIN SE’ATIHI WE KANEL-LAHU WASI’EN HEKIMAN
C 4:131. Vetëm e All-llahut është ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu. Po në mos besofshit, (dine) e All-llahut është ç'ka në qiej dhe ç'ka ka në tokë. All-llahu është i panevojë e i falënderuar.
4:131. E Allahut është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut! Nëse mohoni, dijeni se Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lavdërim.”
4:131. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE LEKAD WESSEJNAL-LEDHINE ‘UTUL-KITABE MIN KABLIKUM WE ‘IJAKUM ‘ENI ETTEKU ELLAHE WE ‘IN TEKFURU FE’INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE KANEL-LAHU GANIJEN HEMIDAN
C 4:132. Të All-llahut janë gjithë ç'ka në qiej e ç'ka në tokë. Mjafton që All-llahu është i përkujdesshëm.
4:132. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu është Mbrojtësi juaj i mjaftueshëm.
4:132. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-’ERDI WE KEFA BILLAHI WE KILEN
C 4:133. Nëse Ai dëshiron, ju zhduk juve or njerëz, e sjell të tjerë. Për këtë është i plotfuqishëm.
4:133. Nëse do, Ai ju dëbon ju or njerëz dhe sjell të tjerë. Allahu ka fuqi ta bëjë këtë.
4:133. ‘IN JESHE’ JUDH/HIBKUM ‘EJJUHA EN-NASU WE JE’TI BI’AHARINE WE KANEL-LAHU ‘ALA DHALIKE KADIREN
C 4:134. Kush (me punën e vet) dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (ai gabon), shpërblmi i kësaj dhe i asaj botës tjetër është te All-llahu, e All-llahu dëgjon, sheh.
4:134. Kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote, (le ta dijë se) tek Allahu janë shpërblimi i kësaj dhe i botës tjetër. Allahu dëgjon dhe vështron çdo gjë.
4:134. MEN KANE JURIDU THEWABE ED-DUNJA FA’INDEL-LAHI THEWABU ED-DUNJA WEL-’AHIRETI WE KANEL-LAHU SEMI’EN BESIRAN