Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:92. Asnjë besimtari nuk i është i lejuar të mbysë besmitarin tjetër, përpos gabimisht. E kush e mbytë gabimishht një besimtarë, ai është i obliguar ta lirojë një rob besimtarë dhe shpagimin (e gjakut) t'ia dorëzojë familjes së tij, përpos në qoftë se ia falin (familja gjakun). Në qoftë se ai (i mbyturi gabimisht) është besimtarë, por i takon popullit që është armik i juaji, atëherë është obligim vetëm lirimi i një robi besimtar. Në qoftëse se ai (i mbyturi) është nga ai popull që keni marrveshjen me të, atëherë është obligim shpagmi i (gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjëroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu është më idijshmi, ligjdhënësi më i drejtë.
4:92. Nuk bën që besimtari të vrasë besimtarin, përveçse gabimisht. Kush vret një besimtar gabimisht, duhet të lirojë një besimtar të robëruar dhe t’u paguajë gjakun trashëgimtarëve të të vrarit, përpos rastit kur familja e të vrarit ia fal gjakun. Nëse i vrari është nga një popull që e keni armik e njëkohësisht është besimtar, duhet të lirohet një besimtar i robëruar. Nëse i vrari është nga një popull me të cilin ju keni lidhur marrëveshje, i duhet paguar gjaku familjes së tij, duke liruar edhe një besimtar të robëruar. Ai që s’mund të gjejë rob, duhet të agjërojë dy muaj rresht. (Kjo është bërë) në shenjë pendimi para Allahut. Se Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:92. WE MA KANE LIMU’UMININ ‘EN JEKTULE MU’UMINEN ‘ILLA HATE’EN WE MEN KATELE MU’UMINAN HATE’EN FETEHRIRU REKABETIN MU’UMINETIN WE DIJETUN MUSELLEMETUN ‘ILA ‘EHLIHI ‘ILLA ‘EN JESSEDDEKU FE’IN KANE MIN KAWMIN ‘ADUWIN LEKUM WE HUWE MU’UMINUN FETEHRIRU REKABETIN MU’UMINETIN WE ‘IN KANE MIN KAWMIN BEJNEKUM WE BEJNEHUM MITHAKUN FEDIJETUN MUSELLEMETUN ‘ILA ‘EHLIHI WE TEHRIRU REKABETIN MU’UMINETIN FEMEN LEM JEXHID FESIJAMU SHEHREJNI MUTETABI’AJNI TEWBETEN MINEL-LAHI WE KANEL-LAHU ‘ALIMÆN HEKIMÆN
C 4:93. Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh.
4:93. Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.
4:93. WE MEN JEKTUL MU’UMINEN MUTE’AMMIDAN FEXHEZA’UUHU XHEHENNEMU HALIDÆN FIHA WE GADIBEL-LAHU ‘ALEJHI WE LE’ANEHU WE ‘E’ADDE LEHU ‘ADHABÆN ‘ADHIMÆN
C 4:94. O ju që besuat, kur marshoni në rrugën e All-llahut (për në luftë), të jeni të matur (të mos nguteni), e mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): "Nuk je besimtarë!", duke kërkuar me të mjet (mall) të jetës së kësaj bote, pse te All-llahu janë begatitë e mëdha. Ashtu (jo besimtarë) ishit edhe ju më parë, e All-llahu ju dhuroi (besimin), pra sqaroni mirë! All-llahu e di në hollësi çka veproni.
4:94. O besimtarë! Kur të shkoni në luftë, në rrugë të Allahut, shqyrtoni gjithçka me kujdes! Mos i thoni atij që ju përshëndet me selam: “Nuk je besimtar”, me qëllim që të fitoni kënaqësi të kësaj jete, ndërkohë që tek Allahu ka fitime të shumta. Të tillë keni qenë edhe ju më parë e Allahu ju dha mirësi; prandaj gjithmonë sqarojini mirë të gjitha punët! Se Allahu është Njohës i veprave tuaja.
4:94. JA ‘EJJUHAL-LEDHINE ‘AMENU ‘IDHA DEREBTUM FI SEBILI ELLAHI FETEBEJJENU WE LA TEKULU LIMEN ‘ELKA ‘ILEJKUMU ES-SELAME LESTE MU’UMINEN TEBTEGUNE ‘AREDEL-HEJATI ED-DUNJA FA’INDEL-LAHI MEGANIMU KETHIRETUN KEDHALIKE KUNTUM MIN KABLU FEMENNEL-LAHU ‘ALEJKUM FETEBEJJENU ‘INNALL-LLAHE KANE BIMA TA’MELUNE HABIRÆN
C 4:95. Nuk janë të barabartë prej besimtarëve ata që ndejtën (nuk luftuan) dhe ata që me pasurinë dhe me jetën e tyre luftuan në rrugën e All-llahut, me përjashtim të atyre që ishin të penguar pa vullnetin e vet. Ata që luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre, All-llahu i gradoi në një shkallë më lartë mbi ata që ndejtën (me arsye). Por të gjithëve All-llahu u premtoi shpërblim, ndërsa mbi ata që ndejtën (pa arsye) All-llahu gradoi luftëtarët me një shpërblim të madh.
4:95. Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Allahu i ngre një shkallë më lart ata që kanë luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre kundrejt atyre që kanë ndenjur në shtëpitë e veta. Ai u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar ata që luftojnë mbi ata që nuk luftojnë me shpërblim të madh:
4:95. LA JESTEWIL-KA’IDUNE MINEL-MU’UMININE GAJRU ‘ULI ED-DERERI WEL-MUXHAHIDUNE FI SEBILI ELLAHI BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM FEDDELEL-LAHUL-MUXHAHIDINE BI’EMWALIHIM WE ‘ENFUSIHIM ‘ALEL-KA’IDINE DEREXHETEN WE KULLEN WE’ADEL-LAHUL-HUSNA WE FEDDELEL-LAHUL-MUXHAHIDINE ‘ALEL-KA’IDINE ‘EXHRAN ‘ADHIMÆN
C 4:96. Vende të larta me falje gabimesh e mëshirë nga Ai. All-llahu është që falë shumë dhe mëshiron.
4:96. me shkallë të veçanta, me falje dhe mëshirë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:96. DEREXHATIN MINHU WE MEGFIRETEN WE REHMETEN WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN
C 4:97. Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës ju thanë: "Në çka ishit ju? - Ata thanë: "Ne ishim të paaftë në atë tokë!" (engjëjt) ju thanë: "A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?" (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!
4:97. Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) do t’u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!
4:97. ‘INNEL-LEDHINE TEWEFFAHUMUL-MELA’IKETU DHALIMI ‘ENFUSIHIM KALU FIME KUNTUM KALU KUNNA MUSTED’AFINE FIL-’ERDI KALU ‘ELEM TEKUN ‘ERDU ELLAHI WASI’ATEN FETUHAXHIRU FIHA FE’ULA’IKE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE SA’ET MESIREN
C 4:98. Përveç atyre që ishin të paaftë nga burrat, grat e fëmijët që nuk kishin mundësi të gjenin, as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje).
4:98. Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve, të cilët nuk kanë as fuqinë e as mundësinë të drejtohen në rrugë,
4:98. ‘ILLAL-MUSTED’AFINE MINE ER-RIXHALI WE EN-NISA’ WEL-WILDANI LA JESTETI’UNE HILETEN WE LA JEHTEDUNE SEBILEN
C 4:99. Atyre do t'iu falë All-llahu. All-llahu është që shlyen e falë shumë (gabime).
4:99. mbase Allahu i fal, se Allahu, me të vërtetë, është Shlyes dhe Falës i gjynaheve.
4:99. FE’ULA’IKE ‘ASALLAHU ‘EN JA’FUWE ‘ANHUM WE KANEL-LAHU ‘AFUWEN GAFURAN
C 4:100. Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshirues, mbulon të metat.
4:100. Kush mërgon për çështjen e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe begati në tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t’i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
4:100. WE MEN JUHAXHIR FI SEBILI ELLAHI JEXHID FIL-’ERDI MURAGAMEN KETHIRAN WE SE’ATEN WE MEN JEHRUXH MIN BEJTIHI MUHAXHIRÆN ‘ILA ELLAHI WE RESULIHI THUMME JUDRIK/HUL-MEWTU FEKAD WEKA’A ‘EXHRUHU ‘ALA ELLAHI WE KANEL-LAHU GAFURÆN REHIMÆN
C 4:101. Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët.
4:101. Kur të udhëtoni, nuk është gjynah që ta shkurtoni namazin, nëse druheni që jobesimtarët do t’ju bëjnë ndonjë dëm. Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur.
4:101. WE ‘IDHA DEREBTUM FIL-’ERDI FELEJSE ‘ALEJKUM XHUNAHUN ‘EN TEKSURU MINE ES-SELETI ‘IN HIFTUM ‘EN JEFTINEKUMUL-LEDHINE KEFERU ‘INNEL-KAFIRINE KANU LEKUM ‘ADUWAN MUBINÆN
C 4:102. Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t'i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t'iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënçmues për jobesimarët.
4:102. Kur të jesh ti (o Muhamed) në mes të besimtarëve dhe të prish faljen e namazit (në luftë), atëherë njëri grup prej tyre le të falet me ty dhe le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta! Pastaj këta, le të rrinë pas jush dhe le të vijë grupi tjetër, i cili nuk është falur dhe, le të falet me ty! Le të jenë syçelë dhe t’i mbajnë armët e veta! Jobesimtarët dëshirojnë që të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve dhe pajimeve tuaja, që t’ju sulmojnë me tërë fuqinë. Nuk ka gjynah për ju nëse hasni në ndonjë shqetësim prej shiut ose sëmundjes e i lini armët, por edhe atëherë, bëhuni syçelë. Allahu, me të vërtetë, ka përgatitur dënim poshtërues për jobesimtarët.
4:102. WE ‘IDHA KUNTE FIHIM FE’EKAMTE LEHUMU ES-SELETE FELTEKUM TA’IFETUN MINHUM ME’AKE WE LIE’HUDHU ‘ESLIHETEHUM FE’IDHA SEXHEDU FELJEKUNU MIN WERA’IKUM WE LTE’TI TA’IFETUN ‘UHRA LEM JUSELLU FELJUSELLU ME’AKE WE LIE’HUDHU HIDHREHUM WE ‘ESLIHETEHUM WEDDEL-LEDHINE KEFERU LEW TEGFULUNE ‘AN ‘ESLIHETIKUM WE ‘EMTI’ATIKUM FEJEMILUNE ‘ALEJKUM MEJLETEN WAHIDETEN WE LA XHUNAHE ‘ALEJKUM ‘IN KANE BIKUM ‘EDHEN MIN METERIN ‘EW KUNTUM MERDA ‘EN TEDA’U ‘ESLIHETEKUM WE HUDHU HIDHREKUM ‘INNALL-LLAHE ‘E’ADDE LILKAFIRINE ‘ADHABAN MUHINÆN