U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
4:80.
Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre.
4:80.
Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut. Sa për ata që kthejnë kokën mënjanë, Ne nuk të kemi dërguar që të jesh rojtar i tyre.
4:80.
MEN JUTI’I ER-RESULE FEKAD ‘ETA’A ELLAHE WE MEN TEWELLA FEMA ‘ERSELNAKE ‘ALEJHIM HEFIDHEN
C
4:81.
Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e mbështetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut.
4:81.
Dhe ata thonë: “Të jemi bindur”, por, kur largohen prej teje, një grup nga ata natën shtjellojnë diçka tjetër nga ato që u the ti. Por Allahu i shënon shtjellimet e tyre. Prandaj largohu prej tyre dhe mbështetu tek Allahu! Se Allahu të mjafton ty për mbrojtës.
4:81.
WE JEKULUNE TA’ATUN FE’IDHA BEREZU MIN ‘INDIKE BEJJETE TA’IFETUN MINHUM GAJREL-LEDHI TEKULU WEL-LAHU JEKTUBU MA JUBEJJITUNE FE’A’RID ‘ANHUM WE TEWEKKEL ‘ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILEN
C
4:82.
A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.
4:82.
A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.
4:82.
‘EFELA JETEDEBBERUNEL-KUR’ANE WE LEW KANE MIN ‘INDI GAJRI ELLAHI LEWEXHEDU FIHI EHTILAFEN KETHIRAN
C
4:83.
Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t'ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.
4:83.
Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo). Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël.
4:83.
WE ‘IDHA XHA’EHUM ‘EMRUN MINEL-’EMNI ‘EWIL-HAWFI ‘EDHA’U BIHI WE LEW REDDUHU ‘ILA ER-RESULI WE ‘ILA ‘ULIL-’EMRI MINHUM LE’ALIMEHUL-LEDHINE JESTENBITUNEHU MINHUM WE LEWLA FEDLU ELLAHI ‘ALEJKUM WE REHMETUHU LATTEBA’TUMU ESH-SHEJTANE ‘ILLA KALILEN
C
4:84.
Lufto në rrugën e All-llahut! Nuk obligohet kush pos teje. Ngacmoi besimtarët (për luftë), All-llahu do të zmbrapsë fuqinë e të pabesëve. All-llahu është më fuqiforti, më ndëshkuesi.
4:84.
Prandaj, lufto në rrugën e Allahut! Ti je përgjegjës vetëm për veten tënde. Nxiti edhe besimtarët, se mbase Allahu e pengon fuqinë e jobesimtarëve! Allahu është më i fuqishmi dhe më i ashpri në dënime.
4:84.
FEKATIL FI SEBILI ELLAHI LA TUKELLEFU ‘ILLA NEFSEKE WE HERRIDIL-MU’UMININE ‘ASALLAHU ‘EN JEKUFFE BE’SEL-LEDHINE KEFERU WEL-LAHU ‘ESHEDDU BE’SEN WE ‘ESHEDDU TENKILAN
C
4:85.
Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo, dhe kush ofron ndihmë të keqe do të ngarkohet me të. All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.
4:85.
Kush ndërmjetëson për një çështje të mirë, do të ketë pjesë në shpërblimin e saj, kurse kush ndërmjetëson për një çështje të keqe, do të ketë pjesë në ndëshkimin e saj. Allahu është i Gjithëpushtetshëm.
4:85.
MEN JESHFA’ SHEFA’ATEN HESENETEN JEKUN LEHU NESIBUN MINHA WE MEN JESHFA’ SHEFA’ATEN SEJJI’ETEN JEKUN LEHU KIFLUN MINHA WE KANEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN MUKITEN
C
4:86.
Kush përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëhdetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit për çdo send.
4:86.
Kur ju përshëndet dikush me respekt, kthejani me një përshëndetje më të mirë ose në të njëjtën mënyrë! Pa dyshim, Allahu llogarit çdo gjë.
4:86.
WE ‘IDHA HUJJITUM BITEHIJETIN FEHEJJU BI’EHSENE MINHA ‘EW RUDDUHA ‘INNALL-LLAHE KANE ‘ALA KULLI SHEJ’IN HESIBEN
C
4:87.
Për All-llahun, që s'ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t'ju tubojë në ditën e gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se All-llahu në thënie?
4:87.
Allahu! Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Atij. Ai do t’ju mbledhë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim aspak! E kush është në fjalë më i vërtetë se Allahu?
4:87.
ELLAHU LA ‘ILAHE ‘ILLA HUWE LEJEXHME’ANNEKUM ‘ILA JEWMIL-KIJAMETI LA REJBE FIHI WE MEN ‘ESDEKU MINEL-LAHI HEDITHEN
C
4:88.
E çka është me ju që në çështjen e munafikëve jeni dy grupe; derisa për atë që bën, All-llahu i përmbysi ata? A mos doni ta vini në rrugë të drejtë atë që All-llahu e ka humbur? Për atë që All-llahu e ka humbur, nuk do të gjeni rrugë!
4:88.
Përse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve, kur Allahu i ka flakur ata në mosbesim për shkak të veprave të tyre?! A mos vallë, dëshironi t’i ktheni në rrugë të drejtë ata që Allahu i ka lënë në humbje? Për atë që Allahu e lë në humbje, ti nuk mund të gjesh rrugë të drejtë.
4:88.
FEMA LEKUM FIL-MUNAFIKINE FI’ETEJNI WEL-LAHU ‘ERKESEHUM BIMA KESEBU ‘ETURIDUNE ‘EN TEHDU MEN ‘EDELLEL-LAHU WE MEN JUDLILI ELLAHU FELEN TEXHIDE LEHU SEBILEN
C
4:89.
Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre deisa ata të shpëngulen (si ju) për hirë të All-llahut, e nëse refuzojnë, ataherë kudo që t'i gjeni, kapni dhe mbytni dhe prej tyre mos zini as mik as ndihmës.
4:89.
Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë vetë dhe të bëheni të njëjtë me ata. Kurrsesi mos u bëni shokë me ata, derisa të mërgojnë për hir të Allahut. Nëse ata shmangen, ndiqini e i vrisni, kudo që t’i gjeni! Dhe mos zgjidhni nga ata as miq, as mbështetës,
4:89.
WE DDU LEW TEKFURUNE KEMA KEFERU FETEKUNUNE SEWA’EN FELA TETTEHIDHU MINHUM ‘EWLIJA’E HETTA JUHAXHIRU FI SEBILI ELLAHI FE’IN TEWELLEW FEHUDHUHUM WAKTULUHUM HEJTHU WEXHEDTUMUHUM WE LA TETTEHIDHU MINHUM WELIJEN WE LA NESIRAN
C
4:90.
Përpos atyre që srtehohen te një popull, me të cilin keni marrveshje, dhe përpos atyre që vijnë te ju, e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Sikur All-llahu të donte do t'ju jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju dhe do t'ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju lejon rrugë (luftë) kundër tyre.
4:90.
përveç atyre që janë strehuar te një popull me të cilin ju keni marrëveshje ose atyre që kanë ardhur te ju, e u vjen rëndë që të luftojnë kundër jush ose të luftojnë kundër popullit të vet. Sikur të kishte dashur Allahu, do t’u kishte dhënë pushtet mbi ju dhe ata do të luftonin kundër jush. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk hyjnë në luftë kundër jush dhe ju ofrojnë paqe, atëherë për ju Allahu nuk lë shteg që të luftoni kundër tyre.
4:90.
‘ILLAL-LEDHINE JESILUNE ‘ILA KAWMIN BEJNEKUM WE BEJNEHUM MITHAKUN ‘EW XHA’UKUM HESIRET SUDURUHUM ‘EN JUKATILUKUM ‘EW JUKATILU KAWMEHUM WE LEW SHA’EL-LAHU LESELLETEHUM ‘ALEJKUM FELEKATELUKUM FE’INI A’TEZELUKUM FELEM JUKATILUKUM WE ‘ELKAW ‘ILEJKUMU ES-SELEME FEMA XHE’ALEL-LAHU LEKUM ‘ALEJHIM SEBILEN