Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:73. Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mes jush dhe mes tij ndonjë njoftësi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh.
4:73. E nëse ju arrin ndonjë e mirë nga Allahu, ai atëherë, me siguri thotë – a thua se nuk ka midis tij dhe jush dashamirësi -: “Ah, sikur të kisha qenë me ata e të arrija sukses të madh!”
4:73. WE LE’IN ‘ESABEKUM FEDLUN MINEL-LAHI LEJEKULENNE KE’EN LEM TEKUN BEJNEKUM WE BEJNEHU MEWEDDETUN JA LEJTENI KUNTU ME’AHUM FE’EFUZE FEWZEN ‘ADHIMAN
C 4:74. Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për botën tjetër. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t'i japim atij shpërblim të madh.
4:74. Le të luftojnë në rrugën e Allahut ata që nuk e kursejnë jetën e kësaj bote për jetën e ardhshme. Atij që lufton në rrugën e Allahut, e vritet ose fiton, Ne, me siguri, do t’i japim shpërblim të madh.
4:74. FELJUKATIL FI SEBILI ELLAHIL-LEDHINE JESHRUNEL-HEJETE ED-DUNJA BIL-’AHIRETI WE MEN JUKATIL FI SEBILI ELLAHI FEJUKTEL ‘EW JEGLIB FESEWFE NU’UTIHI ‘EXHRAN ‘ADHIMÆN
C 4:75. Ç'keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t'i shpëtuar) të paaftit: nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: "Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!"
4:75. Ç’keni ju që nuk luftoni në udhë të Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët thërrasin: “O Zoti ynë! Nxirrna nga ky qytet, banorët e të cilit janë keqbërës! Na cakto një mbrojtës dhe na dërgo nga ana Jote dikë që të na ndihmojë!”
4:75. WE MA LEKUM LA TUKATILUNE FI SEBILI ELLAHI WEL-MUSTED’AFINE MINE ER-RIXHALI WE EN-NISA’ WEL-WILDANIL-LEDHINE JEKULUNE REBBENA ‘EHRIXHNA MIN HEDHIHIL-KARJETI EDH-DHALIMI ‘EHLUHA WE EXH’AL LENA MIN LEDUNKE WELIJEN WE EXH’AL LENA MIN LEDUNKE NESIRAN
C 4:76. Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s'ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.
4:76. Ata që besojnë, luftojnë në rrugën e Allahut, kurse ata që nuk besojnë, luftojnë në rrugën e djallit. Luftoni kundër ithtarëve të djallit, sepse vërtet, dinakëria e djallit është e dobët!
4:76. EL-LEDHINE ‘AMENU JUKATILUNE FI SEBILI ELLAHI WEL-LEDHINE KEFERU JUKATILUNE FI SEBILIT-TAGUTI FEKATILU ‘EWLIJA’E ESH-SHEJTANI ‘INNE KEJDE ESH-SHEJTANI KANE DA’IFEN
C 4:77. A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: "Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin dhe jepeni zeqatin!" E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fortë. Thoshin: "Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë deri në një afat të afërt!" Thuaju: "Përjetimi i kësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t'ju bëhet pa drejtë as sa fija.
4:77. A nuk i ke parë (o Muhamed) ata që janë porositur: “Tërhiqni duart tuaja nga lufta, falni namazin dhe jepni zekatin!”?! Por kur, pas kësaj, u urdhëruan që të luftojnë, një grup prej tyre u frikësua nga njerëzit, ashtu si i frikësohen Allahut, madje edhe më tepër dhe thirrën: “O Zoti ynë! Pse na caktove të luftojmë? Ah, sikur të na kishe kursyer lufta edhe për një kohë të shkurtër!” Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mirë për ata që e kanë frikë Allahun e s’bëjnë gjynahe. Juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi.
4:77. ‘ELEM TERE ‘ILAL-LEDHINE KILE LEHUM KUFFU ‘EJDIJEKUM WE ‘EKIMU ES-SELETE WE ‘ATU EZ-ZEKATE FELEMMA KUTIBE ‘ALEJHIMUL-KITALU ‘IDHA FERIKUN MINHUM JEHSHEWNE EN-NASE KEHASHJETI ELLAHI ‘EW ‘ESHEDDE HASHJETEN WE KALU REBBENA LIME KETEBTE ‘ALEJNAL-KITALE LEWLA ‘EHHARTENA ‘ILA ‘EXHELIN KARIBIN KUL META’U ED-DUNJA KALILUN WEL-’AHIRETU HAJRUN LIMENI ETTEKA WE LA TUDHLEMUNE FETILÆN
C 4:78. Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: "Kjo është nga All-llahu". E nëse i godet ndonjë e keqe thonë: "Kjo është nga ti (Muhammed)". Thuaju: "Të gjitha janë nga All-llahu!" Ç'është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?
4:78. Kudo që të gjendeni, do t’ju arrijë vdekja, madje, qofshi edhe në kështjellat më të forta!” Sa herë që u vjen ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është nga ana e Allahut”. Por, nëse i godet ndonjë e ligë, ata thonë: “Kjo është prej teje (o Muhamed)!” Thuaju: “Të gjitha janë prej Allahut”. Ç’është kështu me këtë popull, që nuk kupton asgjë?
4:78. ‘EJNEMA TEKUNU JUDRIKKUMUL-MEWTU WE LEW KUNTUM FI BURUXHIN MUSHEJJEDETIN WE ‘IN TUSIBHUM HESENETUN JEKULU HEDHIHI MIN ‘INDI ELLAHI WE ‘IN TUSIBHUM SEJJI’ETUN JEKULU HEDHIHI MIN ‘INDIKE KUL KULLUN MIN ‘INDI ELLAHI FEMALI HA’UULA’L-KAWMI LA JEKADUNE JEFKAHUNE HEDITHEN
C 4:79. Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.
4:79. Çdo e mirë që të gjen ty o njeri, prej Allahut është, kurse e keqja që të godet, është prej vetes sate. Ne të kemi sjellë ty (o Muhamed) si të Dërguar për të gjithë njerëzimin. Allahu mjafton për dëshmitar.
4:79. MA ‘ESABEKE MIN HESENETIN FEMINEL-LAHI WE MA ‘ESABEKE MIN SEJJI’ETIN FEMIN NEFSIKE WE ‘ERSELNAKE LILNNASI RESULEN WE KEFA BILLAHI SHEHIDAN
C 4:80. Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre.
4:80. Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut. Sa për ata që kthejnë kokën mënjanë, Ne nuk të kemi dërguar që të jesh rojtar i tyre.
4:80. MEN JUTI’I ER-RESULE FEKAD ‘ETA’A ELLAHE WE MEN TEWELLA FEMA ‘ERSELNAKE ‘ALEJHIM HEFIDHEN
C 4:81. Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë. Mos u vë veshin atyre e mbështetu All-llahut, se mjafton mbrojtja e All-llahut.
4:81. Dhe ata thonë: “Të jemi bindur”, por, kur largohen prej teje, një grup nga ata natën shtjellojnë diçka tjetër nga ato që u the ti. Por Allahu i shënon shtjellimet e tyre. Prandaj largohu prej tyre dhe mbështetu tek Allahu! Se Allahu të mjafton ty për mbrojtës.
4:81. WE JEKULUNE TA’ATUN FE’IDHA BEREZU MIN ‘INDIKE BEJJETE TA’IFETUN MINHUM GAJREL-LEDHI TEKULU WEL-LAHU JEKTUBU MA JUBEJJITUNE FE’A’RID ‘ANHUM WE TEWEKKEL ‘ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILEN
C 4:82. A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut, do të gjenin në te shumë kundërthënie.
4:82. A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.
4:82. ‘EFELA JETEDEBBERUNEL-KUR’ANE WE LEW KANE MIN ‘INDI GAJRI ELLAHI LEWEXHEDU FIHI EHTILAFEN KETHIRAN
C 4:83. Madje kur u vjen atyre (munafikëve) ndonjë lajm qetësues (kur fitojnë myslimanët) ose shqetësues (kur dështojnë), ata e përhapin atë, e sikur t'ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit.
4:83. Kur atyre u vjen ndonjë lajm i rëndësishëm që ka të bëjë me sigurinë ose frikën, ata e përhapin (pa e vërtetuar mirë). Por, në qoftë se këtë lajm do t’ia përcillnin (për shqyrtim) të Dërguarit dhe parisë, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarë lajmi duhet përhapur e çfarë jo). Sikur të mos ishte mirësia e Allahut dhe mëshira e Tij, ju të gjithë do të ndiqnit djallin, përveç një numri të vogël.
4:83. WE ‘IDHA XHA’EHUM ‘EMRUN MINEL-’EMNI ‘EWIL-HAWFI ‘EDHA’U BIHI WE LEW REDDUHU ‘ILA ER-RESULI WE ‘ILA ‘ULIL-’EMRI MINHUM LE’ALIMEHUL-LEDHINE JESTENBITUNEHU MINHUM WE LEWLA FEDLU ELLAHI ‘ALEJKUM WE REHMETUHU LATTEBA’TUMU ESH-SHEJTANE ‘ILLA KALILEN