Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 2:41. Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur'anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur'anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë.
2:41. Besoni në atë (Kuran) që kam zbritur si vërtetues të Shkrimeve tuaja, e mos u bëni mohuesit e parë të tij! Mos i këmbeni shpalljet e Mia me një vlerë të vogël dhe ruhuni vetëm prej Meje!
2:41. WE ‘AMINU BIMA ‘ENZELTU MUSEDDIKEN LIMA ME’AKUM WE LA TEKUNU ‘EWWELE KAFIRIN BIHI WE LA TESHTERU BI’AJATI THEMENAN KALILÆN WE ‘IJAJE FE ETTEKUNI
C 2:42. E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin.
2:42. Mos e përzieni të vërtetën me të pavërtetën, dhe të vërtetën mos e fshihni me vetëdije.
2:42. WE LA TELBISUL-HEKKA BIL-BATILI WE TEKTUMUL-HEKKA WE ‘ENTUM TA’LEMUNE
C 2:43. Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien).
2:43. Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).
2:43. WE ‘EKIMU ES-SELETE WE ‘ATU EZ-ZEKATE WE ERKA’U ME’A ER-RAKI’INE
C 2:44. A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?
2:44. Vallë, a i urdhëroni njerëzit që të bëjnë të mira e veten po e harroni, ju që lexoni Shkrimet?! A nuk arsyetoni?
2:44. ‘ETE’MURUNE EN-NASE BIL-BIRRI WE TENSEWNE ‘ENFUSEKUM WE ‘ENTUM TETLUNEL-KITABE ‘EFELA TA’KILUNE
C 2:45. Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin).
2:45. Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit,
2:45. WE ESTA’INU BIS-SEBRI WE ES-SELETI WE ‘INNEHA LEKEBIRETUN ‘ILLA ‘ALEL-HASHI’INE
C 2:46. Të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij.
2:46. që janë të bindur se do të takojnë Zotin e tyre dhe se do të kthehen tek Ai.
2:46. EL-LEDHINE JEDHUNNUNE ‘ENNEHUM MULAKU RABBIHIM WE ‘ENNEHUM ‘ILEJHI RAXHI’UNE
C 2:47. O bijtë e israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe).
2:47. O bijtë e IzrElit! Kujtoni të mirat që ju kam dhënë dhe që ju kam ngritur mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).
2:47. JA BENI ‘ISRA’ILE EDHKURU NI’METIJEL-LETI ‘EN’AMTU ‘ALEJKUM WE ‘ENNI FEDDELTUKUM ‘ALEL-’ALEMINE
C 2:48. Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t'i kryejë asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët).
2:48. Frikësojuni Ditës kur askush nuk do të mund të bëjë asgjë për askënd dhe, kur prej askujt nuk do të pranohet as ndërmjetësim, as shpërblesë e as që do të ndihmoheni.
2:48. WE ETTEKU JEWMEN LA TEXHZI NEFSUN ‘AN NEFSIN SHEJ’AN WE LA JUKBELU MINHA SHEFA’ATUN WE LA JU’UHADHU MINHA ‘ADLUN WE LA HUM JUNSERUNE
C 2:49. Përkujtoni edhe kur ju shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të idhët, duke ua therë bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj.
2:49. Kujtoni se si ju shpëtuam nga populli i Faraonit, i cili ju shtypte mizorisht: jua therte djemtë e jua linte të gjalla femrat. Kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju - nga Zoti juaj.
2:49. WE ‘IDH NEXHXHEJNAKUM MIN ‘ALI FIR’AWNE JESUMUNEKUM SU’EL-’ADHABI JUDHEBBIHUNE ‘EBNA’EKUM WE JESTEHJUNE NISA’EKUM WE FI DHALIKUM BELA’UN MIN RABBIKUM ‘ADHIMUN
C 2:50. Dhe kur për ju e ndamë detin, e ju shpëtuam, ndërsa ithtarët e faraonit i fundosëm, e ju i shihnit (me sytë tuaj).
2:50. Kujtoni se si e çamë detin e ju shpëtuam, ndërsa në praninë tuaj i fundosëm njerëzit e Faraonit.
2:50. WE ‘IDH FEREKNA BIKUMUL-BEHRE FE’ENXHEJNAKUM WE ‘EGREKNA ‘ALE FIR’AWNE WE ‘ENTUM TENDHURUNE
C 2:51. E kur i premtuam Musait (t'ia japim Tevratin) dyzet net, pas tij ju (pasi shkoi ai për Tevrat) e adhuruat viçin, ju ishit dëmtues (të vetes suaj).
2:51. Kujtoni kur i caktuam Musait dyzet net (për takimin me të), e pastaj ju adhuruat viçin, duke vepruar si keqbërës!
2:51. WE ‘IDH WA’ADNA MUSA ‘ERBA’INE LEJLETEN THUMME ETTEHADHTUMUL-’IXHLE MIN BA’DIHI WE ‘ENTUM DHALIMUNE